
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, ish-ortakut të Alberto Presezzit të inceneratorit të Tiranës, i cili tregonte se si Shqipëria bleu një incenerator të përdorur që e kishte çmontuar Rumania.
Sipas tij, blerja e inceneratorit ishte financuar nga një shtetas iranian.
Mbrëmjen e sotme, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka treguar një tjetër lidhje të iranianëve me inceneratorin e Tiranës.
Ajo tha në një intervistë me Sonila Meçon se Presezzi që i shiti Shqipërisë inceneratorin ka pasur kompaninë “Franco Tosi Mecanica”, e cila falimentoi dhe u ble nga “Bruno Presezzi SPA”.
Shehaj deklaroi se kjo kompani ka gjurmë transaksioni me inceneratorët në Shqipëri dhe ka një kontratë me kompaninë shtetërore të Iranit për energjinë, “Mapna”.
Kompania “Mapna”, theksoi ekspertja e ekonomisë, është e sanksionuar nga SHBA.
Pra, inceneratori i Tiranës bën transaksione me një kompani partnere të iranianëve.
Pjesë nga deklarata:
Italiani ka thënë diçka, një ndër aksionerët e ‘GeoGenix’ është Alberto Presezzi, kjo është e vërtetë. Ai është bërë aksioner në maj 2022, është bërë pronar me 40% përmes një kompanie tjetër që quhet ‘Franco Tosi Mecanica’. Këta erdhën në Shqipëri me idenë që po sillnin emra të mëdhenj. Kjo kompani falimentoi dhe u ble nga ‘Bruno Presezzi SPA’. ‘Franco Tosi Mecanica’ ka gjurmë transaksioni që në Elbasan dhe Fier, nuk është një kompani e dalë nga hiçi. Prokuroria e ka shumë të thjeshtë që deklarimet e atij zotërisë që foli edhe për një incenerator të blerë e historira të tjera i ka shumë të thjeshta për t'i verifikuar sepse merren në doganë.
Merrni deklaratat doganore, me letër porosi në Itali për kompanitë italiane, të ndjekë paratë dhe gjurmimin e faturave se si janë blerë ato pajisje dhe prokuroria shqiptare e merr vesh shumë mirë. Dhe fakti tjetër, ka një kontratë mes ‘Bruno Presezzi SPA’ ose ‘Franco Tosi Mecanica’ ka një kontratë me ‘Mapna’. ‘Mapna’ është kompania shtetërore e Iranit për energjinë. Disa projekte të ‘Mapna’ kanë penalitete të marra nga DASH.
Përpos të gjitha këtyre gjërave, dua të jap vetëm një fakt, Belindi ka bërë denoncime shumë të forta, Veliajn as PS nuk e mbron dot më. Belindi deklaroi me emaile që janë paguar fushata në këtë vend, ka nxjerrë dokumente se si këto zotërinjtë po marrin 100 milionë euro hua dhe deklarojnë që kanë 20 milionë euro asete në ‘Credit Agricole’ në Itali. Ndërkohë do të jap vetëm një fakt publik, nga 1 janari 2018 deri dje në darkë që kam bërë kontroll, kjo kompani ka marrë nga shteti shqiptar rreth 63 milionë dollarë (6.3 miliardë lekë). Nga 1 janari 2018 deri në shtator-tetor 2021 kanë marrë 2.7 miliardë lekë të reja (27 milionë dollarë) vetëm nga sektori privat. Në total janë 90 milionë dollarë që ata kanë marrë në Shqipëri. Vetëdeklarojnë që kanë investuar 32 milionë euro.
Është në kontratë që investimi duhej të kryhej në 6 vite, 2 vitet e para duhej të bënin gati 80 milionë euro investim e shkruar, e firmosur, dhe nuk kanë bërë asgjë, jemi me zero incenerator dhe ata kanë fytyrë e flasin. Një përgjigje dua, të na thonë ku janë 50 milionë dollarë? Kanë marrë miliona euro kredi nëpër bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Të më thonë 50 milionë dollarë ku janë?./ CNA.al
Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated E...
Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, G...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar situatën e ujit ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...