Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me top” të Dritëro Agollit, kthyer në një film dhe luajtur mjeshtërisht nga i madhi Timo Flloko, ku një rol jo të paspikatur ka edhe Agushi.
Italiani Augusto i luajtur nga Zef Bushati, në rolin e tij sot e shohim Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, për të mos thënë që i gjithë SPAK-u është një tufë me Agushë që hanë gjizë për t’u bërë esëll.
Faktet janë të thjeshta. Zoti Dumani, në një dalje publike para disa javësh, tha se nuk bënte bllokimin e inceneratorit të Tiranës, se kishte hallin e arbitrazhit dhe nuk i njihte aksionerët dhe nuk e dinte se kush ishin të vërtetët që fshiheshin pas.
CNA dhe vetë SPAK-u e kanë ditur. Kemi treguar me letra shpesh se kompania është themeluar nga Klodian Zoto, më pas është marrë nga Giuseppe Ciaffaglione dhe në vitin e kaluar aksionet u kanë kaluar disa personave të tjerë.
Ndërkohë që SPAK-u po bënte hetimet janë zhdukur disa gjurmë.
Por ne kemi një letër të 9 dhjetorit 2022, kemi publikuar disa dokumente sërish të dhjetorit 2022, mbi Mirel Mërtirin, “trurin” e inceneratorëve.
Kemi publikuar regjistrin e Holandës, regjistrin tregtar me emrin e Klodian Zotos, kemi nxjerrë shumë dokumente që lidhin Klodian Zoton me inceneratorin e Tiranës, me kompaninë “Geogenix” si themeluese, Mirel Mërtirin dhe së fundi dhe një e-mail që administratori i Holandës, i cili i çon një e-mail në adresën Limon Mango dikujt që e quan “Dear Mirel” dhe i konfirmon rrogën administratorit të Tiranës e kështu me radhë.
Janë dokumente të siguruara nga informacione të besueshme të konfirmuara dhe këto Altin Dumani i ka publike ashtu siç i kanë dhe prokurorë të tjerë të SPAK-ut.
Kanë publike dhe mediat që shantazhojnë SPAK-un për të mbyllur çështjen, kanë publikë gazetarët që marrin paratë, kanë fluturimet e tyre, kanë takimet. Mund të sigurojnë dhe e-maile të tjera, por duke fjetur thjesht dhe vetëm po hanë gjizë që të bëhen esëll.
Nga çfarë? Këtë nuk e dimë. I ka dehur Mirel Mërtiri, Klodian Zoto apo Stela Gugallja, paratë apo çfarë e ka dehur SPAK-un tonë që nuk vepron për incenetarorin e Tiranës?
Ndaj një kompanie që ka fituar deri në 30 milionë dollarë në 5 vite në kurriz të shqiptarëve, ndaj një kompanie që ka blerë media, ka bërë shantazh ndaj prokurorëve. Që ka blerë ministra, ka korruptuar zyrtarë, siç është rasti i babait të Alqi Bllakos e kështu me radhë.
Kush është “truri” i inceneratorëve? SPAK-u na thotë se është Mireli. Kush është pas kompanisë në Tiranë, që ka aksionerë të rinj nga maji?
Ndryshimi i aksioneve është bërë thjesht dhe vetëm tani, pak ditë më parë, pasi CNA i çoi një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave, e cila ia delegoi Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe kjo e fundit ende nuk ka kthyer përgjigje se kush janë aksionerët në regjistrin e QKB-së, pasi sipas të dhënave që ne kishim në maj ishin shitur aksionet, ndërkohë në Shqipëri nuk ishin reflektuar ende dhe kishte të paktën dy shkelje ligjore në lidhje me ligjin e koncesioneve.
Së pari, leja që duhej marrë nga qeveria shqiptare, pra duhej miratuar më parë nga qeveria shitja e aksioneve, sepse është në koncesion dhe ligji i koncesioneve e përcakton saktë dhe, së dyti, njoftimi që i duhej bërë brenda 30 ditëve Qendrës Kombëtare të Biznesit, qeverisë, si dhe shtetit shqiptar.
Ndërkohë që këto nuk kanë ndodhur, këto janë fakte që i duhen ndoshta qeverisë, ndoshta një arbitrazhi të mundshëm që e kishte frikë Altin Dumani, ky Agush i vogël, që ha gjizë të madhe duke fjetur mbi dosjen hetimore, duke bërë spektakël dhe “show” dhe nga ana tjetër nuk zbardh aferën korruptive të landfillit të Tiranës, ku paguhen 29 euro/ ton, ndërkohë që nuk ka incenerator dhe me shumë gjasa nuk do të ketë për 1 apo 2 vite të tjera. Ndërkohë që kontrata është firmosur në gusht të 2017-ës, në Tiranë nuk ka incenerator ende në 2023-shin.
E ndërkohë Elbasani e Fieri përfunduan ashtu siç kanë përfunduar, edhe pse s’punojnë, janë aty në gjendje.
Ndërsa në Tiranë nuk ekziston. Dhe kompania që pretendonte investimin 128 milionë euro nuk i ka pasur këto para në momentin e firmosjes së kontratës, por po i gjen tani paratë kur Altin Dumani dhe kolegët e tij hanë gjizë të bëhen esëll.
Dhe pyetëm edhe më sipër, nga çfarë? Përse po bëhen esëll? Çfarë e ka dehur Altin Dumanin & Co? Njerëzit e reformës në drejtësi që do të luftonin korrupsionin çfarë i deh? Shantazhi i medias, kërcënimet e gazetarëve, paratë e korrupsionit që ndahen nëpër televizione? Frika nga kush? Kush i step Agushët e SPAK-ut?/ CNA.al
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Enkelejd Alibeaj gjithë këto muaj nuk paska bërë gjë tjetë...
Që prej datës 14 Mars Enkelejd Alibeaj ka marrë të çertifi...
Ka një zgjidhje për heronjtë e Vulës që tani po përdri...
Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi ...
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Deputeti i PD-së dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës, ...
Dikujt mund t’i duket qesharake, dikujt e pabesueshme, dik...
Gazment Bardhi i është përgjigjur komisionerit Shtetër...
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi si çështje të mbyllur do...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...