Nuk përpunon mbetjet/ Kërkohet mbyllja përfundimtare e inceneratorit të Elbasanit
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...

Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në letra, lëvizje këto të bëra pa aferës së inceneratorëve. Xhuzepe Ciafaglione, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, nuk figuron më në dokumente, e në vend të tij si përfitues është regjistruar kompania me seli në Zvicër, ‘ICARE Energy SA’, e cila ka krijuar një filial në Shqipëri. Administratorë në këtë degë janë dy persona nga Kosova, një prej tyre anëtar i Këshillit dhe mbikëqyrës në rafinerinë e naftës së Ballshit, ku kompania që e bleu këtë rafineri është themeluar nga një oligark rus pranë Putinit.
Në mes të kësaj jave, kompania koncesionare e plehrave të Sharrës, ‘Integrated Energy BV’ ka regjistruar ndryshimet në pronësinë e saj.
Sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se është larguar një prej pronarëve përfitues në letra, italiani Xhuzepe Ciafaglione, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për aferën e inceneratorëve.
Në vend të tij, si pronar përfitues në kompaninë mëmë të landfillit të Sharrës, ‘Geogenix BV’, është regjistruar një kompani me seli në Zvicër, e cila quhet ‘ICARE Energy SA’.
Ky pronar i ri përfitues, në Tetor 2022, ka krijuar një filial të sajin në Shqipëri, të quajtur ‘ICARE Energji’.
Pronarët e saj fundorë janë disa shtetas zviceranë. Ndërsa, administratore në degën e saj në Shqipëri është Marigona Metaj, ndërsa Blerim Hoxha është një prej anëtarëve të këshillit mbikëqyrës.
Metaj dhe Hoxha, të dy me shtetësi kosovare, shfaqen në kohë të ndryshme si drejtues apo përfaqësues edhe në kompaninë ‘Tosk Energji’, e cila administron rafinerinë e naftës së Ballshit.
‘Tosk Energji’ bleu rafinerinë e Ballshit në vitin 2016, nëpërmjet një ndihme financiare nga shoqëria zvicerane ‘Gunvor’.
Kompania ‘Gunvor’ është themeluar në vitin 2004 nga një oligark rus pranë Putinit, Genadi Timoçenko.Timoçenko u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2014 dhe ai u largua nga kompania ‘Gunvor’, përpara se të nisnin operacionet financiare në Shqipëri.
Kompania ‘Gunvor’ ka deklaruar publikisht se, pas largimit të Timoçenkos, nuk ka asnjë lidhje me interesa ruse./ Syri.net
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Proku...
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...
Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u me...
Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpsh...
Në 5 Prill “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje, ...
Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin p...
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, ...
Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi ...
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...