Laguna Kune-Vain/ Kanali që furnizon me ujë lagunën mbushet natën me inerte
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...

Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi i tij i autobusit, që bënte rrugën Shqipëri-Greqi, kapet me dy thasë me lëndë narkotike kanabis sativa.
Shpëtim Ahmeti: Unë quhem Shpëtim Ahmeti, banor i lagjes 1 në Sarandë, administrator i firmës “Ahmeti Travel sh.p.k”. Në vitin 2018-ën, konkretisht në 13.11 në muajin Nëntor, shoferi i punësuar pranë firmës time, Fatjon Osmani, i cili udhëtonte me dokumentacion të rregullt nga Saranda për në Athinë, duke kaluar pikën kufitare të Kakavijës drejt Janinës, ndalohet në qytezën e vogël të Kallpaqit dhe kontrollohet nga policia greke, sepse ishte spikatur, që transportonte lëndë narkotike. Pas kontrollit të policisë u ndalua, u gjetën gati dy thasë me lëndë narkotike të llojit hashash. Mua më morën pasagjerët diku nga ora 00:00 e natës, sepse kishin ngelur në Janinë dhe donin të udhëtonin drejt Athinës, mbasi u informua mirë dhe nga dogana greke dhe nga organet policore me anë të telefonit. Në mëngjes u ngrita dhe udhëtova drejt Janinës, mbasi u informua saktë nga organet e drejtësisë në Janinë edhe të policisë greke, e cila kishte bërë të gjitha procedurat për sekuestrimin e mjetit dhe shoferi ishte mbrapa hekurave të shtetit grek. Vazhdova të gjitha procedurat për proces gjyqësor, për të kthyer mjetin pranë shoqërisë, të cilës isha në pronësi. M’u deshën gati 3 muaj me procedura të zgjatura, shpenzime kolosale, për të kthyer mjetin aty, ku ishte pronësia e vet.
Pasi situata u sqarua, Shpëtimi nisi një proces për kthimin e mjetit në Shqipëri dhe pas dy vjetësh ia doli që autobusi të kthehej në firmën e tij të transportit. Pas këtij hapi, shoqëria “Ahmeti” hapi një proces civil, ku i kërkonte shoferit Fatjon Osmani dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. Procesi u zvarrit për tre vjet në Sarandë dhe gjyqtari Alban Velcani pushoi çështjen me procedura të paligjshme.
Shpëtim Ahmeti: Në datën 06.06.2020 mjeti u kthye po në pronësi të firmës “Ahmeti Travel”. Në vitin 2020 i regjistroj, i bëj një kallëzim civil shtetasit Fatjon Osmani për dëmshpërblim ekonomik dhe moral të firmës, të cilën ishte i punësuar. Nuk mundet ta ruaj dot shoferin, ku shkon e ku nuk shkon, sepse bën 550 kilometra gjatë udhëtimit dhe gjatë rrugës e spikati policia greke të gjithë këtë situatë me 97 kg lëndë narkotike të llojit hashash. Janë zhvilluar 21 seanca, në datën 06.12 është mbyllur gjykimi dhe gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë. Gjyqtari Alban Velçani ka shkelur ligjin, procedurën për shkak të zvarritjes së gjykimit për 3 vjet dhe nuk ka arsyetuar vendimin për rreth 3 muajve. Vendimi i gjyqtarit është abuziv, për shkak se i padituri Fatjon Osmani, ka shkelur kontratën individuale të punës.
Në këtë kohë shoferi i dënuar për drogë, Fatjon Osmani, hapi një proces civil, ku kërkonte pagën për kohën, që ishte në burg, me pretendimin, se pronari nuk e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës.
Gjyqtari Shkëlzen Licaj, çuditërisht i dha të drejtë trafikantit, që të paguhej nga shoqëria, ku punonte për kohën e burgut. Jo vetëm kaq, po gjyqtari nuk e zbardhi vendimin për një vit e gjysmë.
Shpëtim Ahmeti: Absurditeti ishte, se në datën 21.07 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, zoti Fatjon Osmani, ndoshta i ndihmuar edhe nga gjyqtarët e papërgjegjshëm të kësaj gjykate, bën një padi, quhet padi civile, për firmën “Ahmeti Travel”, ku i kërkonte dëmshpërblim rrogën, e cila ishte për periudhën, ku ai kishte qenë në burg dhe absurditeti i gjyqtarit Shkëlzen Liçaj, ishte, sepse jep një vendim absurd edhe detyron firmën, që t’i paguajë pagën për periudhën, që ka qenë në burg dhe argumenti i tij është, sepse nuk është njoftuar. E para, që shoferin s’kisha mundësi ta njoftoja, sepse ishte i ndaluar dhe i dënuar në burgun e Janinës, por e dyta, shoferi kishte thyer kontratën e punës. S’kishte asnjë arsye, që unë të kem detyrim ligjor, moral, që unë të njoftoja për largimin e punës. Ai e prishi kontratën, e la mjetin në mes të rrugës, gjyqtari Shkëlzen Liçaj jep një vendim, ku më detyron, t’i paguaj pagën Fatjon Osmanit. Po më absurditeti nuk është pagesa e pagës, është, që ky gjyqtar, që nga viti 2021,nuk e ka zbardhur vendimin e gjykatës të shkallës së parë Sarandë. Arsyeja e vetme, për të ndihmuar trafikantin, që unë mos të bëj apelim.
Gjyqtari premtoi që do të shkojë në Sarandë dhe do të zbardhë vendimin dhe vendimet e tjera që i ka lënë pa zbardhur. Ai e ka nxjerrë atë të ekzekutueshëm menjëherë ku i ka dhënë të drejtë shoferit që bëri burg për drogë.
Shpëtim Ahmeti: Kështu që kërkoj dhe iu drejtova juve, me bindjen, për të diskredituar këtë drejtësi, këta gjyqtarë, që janë bashkëpunëtorë me trafikantët dhe nuk janë bashkëpunëtorë me taksapaguesit shqiptarë dhe me firmat serioze, të cilat kontribuojnë në marrjen e pagave të këtyre gjyqtarëve./tvklan
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan s...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...