“Duhet firma e drejtorit legen të kadastrës”/ Ish-burri i noteres Anila Haxhiu ‘sqaron’ qytetarët
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...

Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë të motër e vëlla ngërçi qëndron te ASHK Fier apo te zyra noteriale e Anila Haxhiut, emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi të pyeste në institucion.
Emisionit i shpjegohet se 3 herë noterja ka aplikuar gabim, duke futur pa lidhje një prokurë të posaçme, që të prishë aplikimin.
Gazetarja: Kam ardhur për çështjen e një certifikate pronësie, që duhej të dilte sipas kësaj kontrate që më dt 07.10.2022. unë dua të di, ka aplikuar apo jo noterja? Kaq! Sepse ish-bashkëshorti i noteres na tha: “Unë e kam bërë gati, do vënë dhe firmën e legenit, drejtorit”. Çfarë ka ndodh? Kanë ardhur këto letra këtu?
Drejtori: Kjo është av e fundit, shkresa e fundit.
Gazetarja: Më datë 11.04.2023.
Drejtori: Po pra që ka dalë nga ne, ndërkohë për aplikimin e datës 5.
Gazetarja: E ka bërë procedurën noterja?
Drejtori: Po pra! Po s’kanë ardhur të rregullta.
Gazetarja: Kush s’kanë ardhur të rregullta, dokumentet?
Gazetarja: Rastësi gjithmonë, kështu qëllon me këtë noteren. Githmonë dokumentet e kësaj noteres nuk vijnë të rregullta.
Drejtori: Shpjegoja një çikë se çfarë ka ndodhur me praktikën.
Specialisti: Atëherë kemi pasur një aplikim më datë 14.11.2022 nga shtetasi Llazar Drizarku, pala shitëse. Një nga shitësit, Erald Drizarku , ka qenë i përfaqësuar nga zonja Kristiana Drizarku. Në prokurën e paraqitur, Kristiana është e autorizuar të paraqitet në çdo rrethanë lidhur me lëvizjen e lirë, kalimin e kufirit të Shqipërisë, por në asnjë rast nuk përmendet pjesa e nënshkrimit për kontratën e shitjes. I kemi bërë një shkresë, t’i sillet prokurë e posaçme apo e përgjithshme, ku Erald Drizarku që për llogari të tij si një nga pronarët e pasurisë, të nënshkruajë për tjetërsimin apo për shitjen e pasurisë së sipërcituar. Prokura e bashkëlidhur nuk e autorizon këtë shtetase të firmosë për kontratën e shitblerjes.
Gazetarja: S’e dinte noterja këtë?
Specialisti: Duhet bërë një revokim kontrate! Nuk mund të lidhet me shërbimin e kërkuar deri në zgjidhjen e kësaj situate!
Këtë fakt, gazetarja e “Stop” ia sqaron qytetares dhe kjo e fundit shprehet, se është e detyruar të riaplikojë, që të zgjidhë problemin.Të nesërmen, Merita Kapri dhe i vëllai, shkojnë në zyrën e noteres Anila Haxhiu, e cila pranon gabimin dhe premton zgjidhje pas riaplikimit.
Noterja Anila Haxhiu: Mirë! Tani, dëgjo Nilën!
Noterja Anila Haxhiu: Këtë kontratën e ka bërë çupa (punonjësja) sa kishte ardhur edhe është një lapsus, që ka vënë një prokurë këtu, që nuk bëhet! Është faji im kjo. Do të kthej lekët? Ktheji, bëj si të duash, po e marr përsipër dhe do e revokoj edhe do e lidhim prapë. Se këtu, tek kjo prokura, çupa, ngaqë nuk e dinte, të ka vënë me përfaqësues, por ai djali nuk ia ka dhënë të drejtën gruas. Unë e kam revokuar dhe do e lidhim prapë. Po i le Nilës dhe 10 ditë kohë. Unë do ta marr përsipër. Unë e bëra dhe ndryshe, por ato vetë e duan kështu. Çdo shpenzim është i imi. Do ia çoj unë djalit në Itali, t’i saktësojë, se unë nuk mund ta vras çupën (punonjësen) Padashje. Ju e morët çertifikatën.
Qytetarja: E njëjta gjë është!
Noterja Anila Haxhiu: Jo, e jotja është në rregull!
Qytetarja: Atë të shkëmbimit, s’e kam marrë unë!
Noterja Anila Haxhiu: Shkëmbimi tani, unë po e bëj prapë!
Qytetari: Do ta bësh prapë, të njëjtën gjë?
Noterja Anila Haxhiu: Po, po e çon punonjësja vetë me shpenzimet e saj në Itali.
Noterja Anila Haxhiu: E kuptove?
Noterja Anila Haxhiu: Më lini vetëm 10 ditë kohë! Po e revokojmë dhe po e marr sot, dhe do të vijë për dy -tre ditë. Të gjitha shpenzimet janë të miat. Më falni 100 herë, se ja, po ta lexosh prokurën, është për kalim kufiri, por çupa, ngaqë s’është juriste, ta ka bërë lapsus. Tani do bëni revokim dhe lidhje të ma firmosni!
Qytetarja: Po burrin s’e kam, të vij prap?
Noterja Anila Haxhiu: Jo, jo do ta jap unë me vete ta firmosi, dhe të ma sjelli mua nga Pogradeci, po dale të më vijë njëherë nga Italia. Mirë shpirti?
Noterja Anila Haxhiu: Se po i çoj në Itali që të dyja. Mirë? Më fal 100 herë!
Qytetarja: Mirë! Më thuaj, kur do të vijmë ne!
Noterja Anila Haxhiu: Po jua mbaj tani firmën, firmos ti! Të firmosim, që ta dijë dhe ai djali, ku do firmosi! Dakord? Unë do t’i bëj me të gjithë shpenzimet e mia. Unë i kam dhënë disa lekë asaj, do t’i jap edhe ca unë, që mos ju shqetësojë juve ajo më. Ia kam kaluar lekët nga xhepi asaj gruas.
Noterja Anila Haxhiu: Nëm një çikë kartat, ta revokojmë dhe do t’i rilidhim prapë! (Firmosin)/tvklan
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza nd...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kun...
Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të q...
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...