Akt-ekspertimi jashtë vendit për vrasjen mister në Korçë
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...

Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të qytetit të Lezhës, Rasim Malecaj prind i dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare Malecaj, ankohet në Fiks Fare për mësuesin e lëndës së Bio-Kimisë, pasi i ka dhunuar djalin.
Rasimi tregon se më datë 21 shkurt 2023 djali i tij ka shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, kur në orën e mësimit i ka kërkuar leje mësuesit të lëndës së Biologjisë të dilte nga mësimi për nevojat e tij personale.
Mësuesi i lëndës nuk e ka lejuar, djali është ngritur në këmbë , pasi e ka pasur të domosdoshme të dilte nga klasa, por mësuesi e ka kapur në pjesën e krahut dhe e ka përplasur në dërrasën e zezë. Rasimi tregon se po atë ditë janë njoftuar drejtori i shkollës, mësuesja kujdestare dhe uniformat blu të qytetit të Lezhës për të cilën është ngritur dhe një kallëzim mbi mësuesin.

Rasimi thotë se fëmijët kanë gati 1 muaj që nuk shkojnë në shkollë. Edhe 13 vjeçari i dhunuar i pyetur nga Fiksi tregoi se në orën e pestë i kishte kërkuar leje mësuesit të dilte nga klasa për nevoja personale ” doja të shfryja hundët, nuk mund t’a bëja në klasë”, por mësuesi nuk e kishte lejuar ndaj ai ishte ngritur vetë pa leje për të dalë. ” Mësuesi u revoltua dhe më tërhoqi nga krahu e më përplasi në dërrasë të zezë” tregon 13 vjeçari.
Me të dalë nga klasa nxënësi ka takuar mësuesen kujdestare dhe i ka treguar problemin. Më pas ka njoftuar edhe prindërit dhe policinë. Atë ditë në shkollë është mbajtur një procesverbal me dëshminë e të gjithë të pranishmëve në ngjarje, e më pas prindi dhe nxënësi janë larguar për të bërë denoncim në polici. Por Rasimi tregon se në polici ditën e ngjarjes nuk u është marr kallëzimi, pasi nuk ka patur psikolog.

“Na thanë hajdeni paraqituni nesër”, shton prindi. Të nesërmen sërish e njëjta situatë shprehet Rasimi, nuk kishte psikolog por që kallëzimi u bë. Policia i kishte sugjeruar edhe për një rapor mjeko- ligjor në lidhje me shenja që mund të kishte djali në krah, por pas kalimit të 24 orëve ”M’u duk e kotë” shprehet Rasimi.
Gazetarët pas këtij denoncimi iu drejtuan shkollës Malecaj, ku takuan nxënës dhe mësuesen kujdestarë të djalit 13 vjeçar. Mësuesja kujdestare pohoi se mësuesi në disa anë nuk është i kuptueshëm, siç u shpreh ajo ” i pa marrun vesh”.

E pyetur nga gazetarët se nëse ka patur mundësinë të fliste me mësuesin e kallëzuar, ajo thotë se atë ditë në moment mësuesi ka mbyllur klasën me çelës bashkë me nxënësit brenda me pretekstin e shmangies së konfliktit me prindin e fëmijës. ” Atë ditë është mbajt një procesverbal, ku nxënësit deklaruan skenën që panë se e kishte kap prej krahu, kurse mësuesi nuk ka pranuar që e kishte prek me dorë djalin” tregon mësuesja kujdestare.

Gazetarët kërkuan edhe për mësuesin, por në oborrin e shkollës gjetën nxënës të tjerë. Ata u shprehën se mësuesi nuk është më në këtë shkollë sepse ka bërë një ngatërresë me një djalë që e ka kap prej krahu dhe e ka shtyrë në dërrasën e zezë me forcë. “Kanë ndodhur edhe disa gjëra të tjera me të, nuk kemi bërë zë. Mua s’më ka ndodhur gjë, por shokëve të tjerë po” pohon njëri prej nxënësve.
Redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion ZVAP dhe DRAP Lezhë ku në përgjigje të tyre këto institucione thanë se me datë 22.02.2023 grupi i punës u paraqitë në shkollë për verifikimin e situatës ku mori takim me mësues , drejtues, nxënës dhe prindin Rasim Maleci si dhe zhvilloi pyetësor me nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.

Nga analiza e situatës së bërë grupi i punës ka konstatuar se mësuesi Bajram Shpellzaj ka marrëdhënie të mira me nxënësit dhe nuk konstatohet që ky rast ka qenë rast dhune.
Me datë 23.02.2023 në shkollën Torovicë ( shkolla Malecaj varëse) është mbledhur komisioni i etikës që ka vendosur që çështje të shqyrtohet nga komisioni i disiplinës. Po më këtë datë është mbledhur komisioni i disiplinës ku të gjithë anëtarët janë shprehur se nuk është rast dhune, por mësuesit i është dhënë masë disiplinore “qortim” me argumentin që mund ta kishte menaxhuar më me kujdes situatën.

Gazetarët takojnë mësuesin e akuzuar duke e pyetur mbi situatën. Mësuesi Bajram Shpellzaj tha se nxënësin nuk e ka prekur me dorë, është një situatë e nxitur nga prindi, djali ka dalë vetë nga mësimi pa lejen e tij. Për deklaratën e nxënësve të tjerë ai në vetëmbrojtje thotë se fëmijët mund edhe të gënjejnë, sepse në përgjithësi nuk ka patur probleme të tilla.
Aktualisht mësuesi Bajram Shpellzaj është transferuar në shkollën e Torovicës, duke shpresuar që mos të ketë më raste të tilla./ tch

Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfi...
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vit...
Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...