
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurorit të Beratit, i cili akuzonte një qytetar për plagosje me armë, kur në dosje s’kishte asnjë provë, dëshmi apo filmime për përdorimin e armëve të zjarrit.
Nëpërmjet intervistave, dokumenteve dhe kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se prokuroria po e mbante “peng” këtë qytetar. Neritan Tafa deklaroi se e gjitha kjo bëhet pasi prokurori Dritan Gripshi i kërkoi para’. Disa javë pas këtij denoncimi, Prokurori vijoi me të njëjta veprime, duke e dërguar çështjen në gjykatë dhe akuzuar Tafën për plagosje dhe fshehje provash. Por, Gjykata e Beratit shqyrtoi provat e dosjes dhe vendosi të shpallë të pafajshëm qytetarin Neritan Tafa. Në vendimin e zbardhur, gjykata thotë se “s’ka asnjë provë për armë zjarri, dëshmi, akt ekspertimi apo filmim”. Pra, ato që konstatoi edhe Fiks Fare në datën 23 janar.
Në investigimin e Fiksit u faktua mjaft qartë se në ngjarjen e vitit 2021 s’ishte përdorur armë, teksa qytetari kishte qendruar 40 ditë me masën e arrestit shtëpiak dhe prej 12 muajsh ishte me masën arrest shtëpie. Hetimet janë ndjekur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Beratit, Erind Çela, i cili shkruan në dokumente se “s’është përdorur armë”. Madje, sugjeron edhe pushimin e kësaj çështje. Edhe në një bisedë me të afërmit e autorit, ky OPGJ pranon se “s’kishte armë”.
Megjithatë, edhe pas transmetimit të kësaj problematike, prokurori i Beratit vijoi me të njëjtin qendrim, pasi e dërgoi çështjen në gjykatë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. “Vijoi të mbajë të njëjtin qendrim, me akuzoi për gjëra që s’i kam bërë. Shkroi të njëjta gjëra, që nuk ndodheshin në dosje. Mendoj se e bëri pasi unë nuk iu binda, se ne emigrantët na shohin nga duart e xhepat” tha qytetari. Ai pohon se, ka besim vetëm te Fiksi dhe shpreson për një vendim të mirë të gjykatës së Beratit.
Fiksi ndoqi seancat gjyqësore në Berat, teksa pas 3 seancash, gjyqtarja e Beratit, Klejda Meçi, vendosi të shpallë të pafajshëm Neritan Tafën.
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Neritan Tafa, për kryerjen e veprës penale mbajtje pa leje e armëve, e armëve shpërthyese dhe municionit. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Neritan Tafa për kryerjen e veprës penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Shuarjen e masës së sigurimit arrest në shtëpi caktuar ndaj të pandehurit Neritan Tafa, të vendosur më 18 shkurt 2022” tha gjyqtarja.
Ndërkohë, në vendimin e zbardhur, gjyqtarja shkruan se; “Në procesin penal, prokurori ka barrën e provës, çka do të thotë se nuk mjafton thjeshtë përmendja e faktit objekt akuze apo përmendja e pasojës së ardhur, por kërkohet dhënia e elementëve të tilla provuese. Gjykata vlerëson se s’ka asnjë provë, e cila mund të shërbejë dhe ti krijojë bindjen gjykatës se i pandehuri ka konsumuar veprat penale. I pandehuri ka dorëzuar shkopin e golfit që ai ka pretenduar se mbante në dorë ditën e ngjarjes”.
Më tej shtohet se në të gjithë aktet e ekspertimit rezulton se nuk përjashtohet mundësia që plaga e shtetasit Erjon Furxhiu të jetë shkaktuar nga ky mjet.
“Referuar akteve të ekspertimit, nuk janë gjetur në pantallonat e viktimës Erjon Furxhiu elemente të cilat provojnë mbajtjen e nitriteve dhe nitrative, karakteristikë e faktorëve plotësues të qitjes me armë. Është bërë kqyrja e pamjeve filmike, ku duket një person me një shkop metalik në dorë”, thuhet në vendim. Pra, s’ka pasur armë. Gjykata e Beratit ka dalë me të njëjtin konkluzion që doli edhe Fiks Fare disa muaj më parë!
Pas dhënies së vendimit, gazetarët e Fiks Fare biseduan me të pandehurin para Gjykatës së Beratit.
“Më në fund, pas 40 ditëve të qëndrimit në burg dhe 1 viti me arrest shtëpie, Gjykata e Beratit më nxori të pafajshëm. Drejtësia u vu në vend, pasi për shkak të prokurorit, mua mu shkatërrua jeta. Unë do të vijoj me kërkesat e tjera dhe besoj se edhe prokurori do e çojë në Apel” thotë Neritani. Më tej, pohoi se e gjitha është bërë për shkak të kërkesave të njerëzve të prokurorit, që i kanë shkuar dhe i kërkuan në mënyra të ndryshme ryshfet.
“I qëndroj bindjeve të mia se gjithçka ishte e planifikuar. Ne emigrantët na shohin nga xhepat. Nëse rasti s’do ishte denoncuar në Fiks Fare unë do isha në burg. Ngjarja nuk do ishte zbardhur. Falenderoj Fiks Fare, jeni staf i mrekullueshëm. Zgjidhni problemet e qytetarëve. Pa mbështetjen e Fiksit unë s’do ishte këtu ku jam sot, i lirë”, përfundoi qytetari Neritan Tafa./ tch
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza nd...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kun...
Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të q...
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...