Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi se taksat prej 210 mijë Lekësh të vjetra dhe shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk”.
Krahas kësaj shume, qytetari është detyruar të paguajë edhe 20 mijë Lekë të vjetra taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave.
“Patëm një fatkeqësi dhe m’u desh të merresha me gjithë organizimin, gjithë pagesat të ceremonisë për të bërë ato traditat tona. Aty kuptova që këto punë nuk i bëka bashkia por i bën privati dhe për një hapje grope që na bëri privati na mori 210 mijë Lekë. E kam me faturë. Një hapje grope dhe ato betonet anash më ka marrë 210 mijë Lekë. Bashkia e Kuçovës na kërkoi 20 mijë Lekë për mirëmbajtjen. Ndërkoh që atje bari është sa unë në këmbë.
Situatën nuk e kupton në moment sepse je i marë me gjithë organizimin e këtyre, pret njerëzit, por më vonë e kuptova thashë ç’është ky budallallik që kanë shtuar. Ne jemi një vend i varfër aty, nuk është se i kemi lekët me thasë. Përpos fatkeqësisë, këta bëjnë biznes dhe me të vdekurit. Çmenduri kjo pjesë. Më përpara ka qenë bashkia, vinin punonjësit e bashkisë, hapnin atë gropën, paguanim ato lekët shumë pak ishin, edhe kaq mbyllej historia këtu, dhe varrezat ishin të mirëmbajtura, ishin të pastërta. Sot të vesh atje dhe gjarpërinj gjen vërdallë. Ky biznes me të vdekurit mua më duket çmenduri”, thotë denoncuesi.
Bashkia e Kuçovës i ka dhënë tenderin për mirëmbajtjen e varrezave firmës “Pienvis shpk”. Kjo kompani është kontraktuar për 4 vjet nga Bashkia e Kuçovës, me vlerë 150 milionë Lekë të vjetra në vit.
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili: Ai ka një kontratë me Bashkinë, jo për shërbimin funeral në vetvete, por për të gjithë mirëmbajtjen e varrezave, duke filluar nga gjëja më e vogël pastrimi, sistemi, rrugicat, muret, mirëmbajtje, pemët, kur prihen.. Për çdo shërbim ai është kontraktuar.
Për të vërtetuar këtë pagesë, përmes kamerës së fshehtë, Stop ka paguar këtë tarifë.
Denoncuesi-Tek ju do ta bëj pagesën, po pra, se më tha, do vijë shoferi.
“Pienvis shpk”- Këtu i ka bërë ai dokumentat, tek unë, se unë shoferi jam.
“Pienvis shpk”- Ta shikoj unë, ku di gjë ,këtë ke 210 mijë lekë.
Denoncuesi- 210 mijë lekë, po cne kaq shumë?! Cfarë përmban kjo pagesë?
“Pienvis shpk” – Ja, çfarë përmban kjo pagesë: pllakën, pllakat e varrimit, hapje qivuri, këto janë.
Denoncuesi- Po që u hap gropa e varrimit, pllakat 120 mijë lekë edhe hapja e gropës 90 mijë lekë, “Pienvis shpk”- Këto janë 210 mijë lekë…, cfarë të të them unë i shkreti?!
Denoncimi- Ok! Mirë! Ma bëj faturën, është për t’u paguar.
“Pienvis shpk”-Kaq është ore ti! Nuk bëj dallavere unë. Këtu nuk paguajnë ndonjë dorë e zezë, që nuk ka dhe i thonë “ik”.
Denoncuesi- Kalofshi mirë! Faleminderit!
“Pienvis shpk” – Për gëzime! Uratën t’ju ketë lënë!
Për dhënien 4 vjet të këtij shërbimi, firmës private “Pienvis shpk”, drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Kuçovës Sokol Vasili, përpiqet të shpjegojë detyrat e privatit dhe ato të bashkisë.
Denoncuesi-O vëlla! Të të pyes për dicka unë? Vajta bëra këtë pagesën edhe ishte 210 mijë lekë. Kjo është taksa e Bashkisë, apo…?
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili-Domethënë taksat e Bashkisë…
Agjencia Funerale-Funeralin e bëri tek mua ai, taksat e Bashkisë i pagoi tek ai “Pienvis shpk”.
Denoncuesi- E pagova 210 mijë lekë tek “Pienvis shpk”, jo tek Agjensia e Funeralit X.
Agjencia Funerale- Për shërbimin funeral, ai i ka bërë pagesat tek unë.
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili-Pra kjo 210 mijë lekë është për shërbimet, që kryen ai, sepse shërbimin funeral ta ka bërë Beni.
Denoncuesi-Taksën ia jap atij?
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili- Jo, jo! Ai ka shërbimin, që kryen tek varrezat, shërbimin, që ai kryen tek varrezat, hapja e gropave dhe sistemimi, kur ti e mbaron…
Denoncuesi-Çfarë sistemimi?! Ata vetëm e mbuluan gropën! Kaq!
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili- Po të gjitha ato atje, cfarë bëjnë ata, si punime, ka këtë kosto. Kjo kosto 210 mijë lekë është për këtë. Ata janë të kontraktuar nga Bashkia, nuk janë privat ai. Këto, që janë shërbime, janë miratuar nga shërbime, që paguhen ëëëë…, domethënë shërbime pa miratim.
Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kuçovës 1 vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave.
Drejtori i shërbimeve Sokol Vasili: Kjo është një taksë e mirëmbajtjen e varrezave, është vendosur nga Këshilli Bashkiak, kjo është miratuar në 2021-shin. Mirëmbajtja e varrezave kjo kosto 20 mijë lekë të vjetra, ka të bëjë me mirëmbajtjen e përhershme të varrezave./ tvklan
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza nd...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kun...
Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të q...
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...