Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha rrugët dytësore të Lagjes nr. 2 në Tiranë janë të pashtruara.
Njësia Administrative Nr. 2, në zemër të Tiranës, është tërësisht me rrugë të shkatërruara. Nga vëzhgimi në terren i zëdhënëses së fushatës për Bashkinë e Tiranës Silvi Bardhi, si dëshmi e investimeve zero në këtë zonë, u vu re se edhe rruga pranë zyrave të njësisë bashkiake Nr. 2 ishte e shkatërruar.
Gjatë bisedës me banorët e një prej lagjeve të vjetra tiranase, pranë “Xhamisë së Tabakëve”, shprehën shqetësimin e mungesës së shtrimit të rrugëve, mungesës së trotuareve, mungesës së gjelbërimit, higjienës dhe kaosit në parkim.
Banorët thonë se taksat i paguajnë rregullisht, por shërbim nuk marrin.
“Rruga kështu ka qenë këtu, nuk është shtruar ndonjëherë ka vite që nuk është shtruar. Ose është shtruar sa për të kaluar radhën. Një shtrim i mirë i rrugës nuk është bërë në këtë lagjen këtu”, tha një banor.

“Në këtë lagje kam që në vitin 1980. Plehrat nuk hiqen asnjëherë. Rruga ka qenë këtu me trotuar. Kur kemi ardhur në fillim ishte e rregullt pastaj ishin këta dhe na e hoqën trotuarin. Këtu është si në katund, kur bie shi balta bëhet deri në gju. A nuk jemi ne si të gjithë të tjerët, pse gjithandej po rregullohet dhe lagja jonë nuk rregullohet? Për çfarë arsye? Edhe ne i japim votat e të gjitha detyrimet, lekët na i marrin, për ujë të pijshëm, për pastrim, gjelbërim. Vijnë ndonjëherë i shohim ata njerëzit që pastrojnë, por çfarë të pastrosh, shih si i ke makinat. Ka raste kur dal në mëngjes me çunin që ta çoj në çerdhe me karrocë, duhet ta ngre karrocën se shiko ku është hyrja, të ngresh karrocën që të hysh në shtëpi. Më ndihmo të keqen që të nxjerr fëmijën nga hyrja e pallatit”, tha një zonjë.
“Po nuk e kuptoj një herë se çfarë bëhet këtu, shet mend ai, kam bërë këtë kam bërë atë. Ku i ka bërë? Hajde këtu një herë në mes të Tiranës, çfarë ke bërë këtu? S’ka vota më. Nuk shkojmë në asnjë vend, këtu do të rrimë”, u shpreh një banore tjetër e lagjes pranë Xhamisë së Tabakëve.
“U bënë 30 vjet që në këtë lagje nuk vihet dorë. Janë bërë vetëm punë private nga të gjitha anët”, tha një tjetër.

Pjesë nga biseda:
- Unë bëj 20 herë gomat e motorit. Çdo muaj duhet të bëj gomën se shpohet.
- Ju si banorë, si familjar paguani taksat që këto rrugë të rregullohen?
- Të gjitha, këtu ka problem vetëm që nuk vihet dorë jo po ka shumë shpenzime jo po nuk paguajmë se një pjesë është privat e një pjesë nuk është private, ku e di unë se çfarë pjese është private pse duhet të jetë? Është private te kazanët e plehrave mund të ma shpjegosh mua pse mund të jenë private kazanët e plehrave?
- Këtu keni Minibashkinë nr.2 çfarë bëjnë këta?
- Për mua janë zero.
- Po Erion Veliaj thotë se është shtruar çdo rrugë.
- Erioni vetëm të lëvdohet, lëre atë edhe Erioni edhe Rama vetëm llafe kanë.
Kjo është situata të cilën vetë banorët e pasqyruan, Erion Veliaj vazhdon me propagandën e tij me asfalt elektoral, por e vërteta është kjo, zemra e Tiranës është e shkatërruar dhe punët e Erion Veliajt të pabëra në 8 vite nuk mund ta mbulojnë urgjencën e tij./ CNA.al
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan s...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza nd...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...