Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë administratores së kësaj njësie Ergesta Ninga, ku kërkojnë zgjidhjen e problemit me bizneset të cilat me një leje të Bashkisë kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke dëmtuar muret e saj.
"Subjektet private që kanë marrë leje në Bashki kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure e duke gërmuar nën tokë. Kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona. Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën", thuhet në letrën e denoncuar në shtabin elektoral të Kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Banorët shkruajnë gjithashtu se nuk janë pyetur për zaptimin e hapësirave publike.
"Për subjektet që ushtrojnë aktivitet në katin e parë të pallatit tonë dhe në hapsirat përreth tij asnjë nga banorët e pallatit nuk ka firmosur që është dakort, për këtë arsye ju kërkojmë të verifikohet në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nëse këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin".
Ndërkohë, banorët nuk kanë marrë ende përgjigje.
Letra e plotë e 32 banorëve të njësisë bashkiake Nr. 3:
KËRKESË/ANKESË
Drejtuar: Njësisë Bashkiake Nr. 3
E nderuar Znj/ Ergesta Ninga
Kongresi Manastinit
Ne banorët e pallatit Nr. 46 të ndodhur në Rr. Ali Banushi në Tiranë ju drejtojmë ankesën tonë në lidhje më hapësirat publike përreth pallatit tonë të cilat janë zënë të gjitha nga subjekte që ushtrojnë aktivitete biznesi për qëllime të përfitimit të tyre.
Të gjitha bizneset pas kontakteve verbale që kemi patur me to na thonë se janë të pajisur me leje nga Bashkia Tiranë e për rrjedhojë vazhdojnë lirisht aktivitetin.
Ne banorët e pallatit jemi të detyruar të dalim nga hyrja direkt në rrugë pa pasur mundësinë e një trotuari për të kaluar.
Mendojeni vetë zonja kryetare me fëmijë të vegjël, me karrocë, të moshuarit apo të sëmurët, pa asnjë mundësi qoftë edhe për të pushuar një moment, jemi të detyruar të vrapojmë për të hyrë e për të dalë në pallat se ndryshe na marin makinat përpara.
Për të mos folur pastaj që rruga para pallatit është totalisht e amortizuar dhe me një të rënë të shiut nuk kalon dot, kjo situatë vazhdon gjatë gjithë dimrit, apo shirave të vjeshtës.
Jemi të bindur se ju më mirë se kushdo tjetër na e dini dhe na e qani këtë hall pasi vetë (si banore e kësaj lagije) jeni e detyruar të vuani të njëjtat pasoja.
Kërkojmë nga ana juaj të na lironin hapsirat publike rreth e rrotull pallatit dhe të njoftoni instancat përkatëse të ekspertojnë pallatin tonë pasi subjektet që ushtrojnë aktivitet në katet e para kanë ndërhyrë në strukturën e pallatit duke çarë mure, hapur dritare për t'i bërë dyer e duke gërmuar nën tokë.
Nëse na kurseu tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 i kemi të pakta shpresat se ndonjë tërmet tjetër do na kursejë jetën.
E drejta për jetën mbrohet me ligj dhe kushdo që ka lejuar të ndodhin këto paligjshmëri nuk mund të na e cënojnë të drejtën për jetën vetëm për të favorizuar disa biznese të fitojnë në kurriz të jetëve tona.
Në dijeninë tonë një nga kushtet për t'u pajisur me "Leja për shfrytëzim të hapsirës publike" dhe "Deklaratë Paraprake Punimesh" është dhe dakortësia e 50+1% të banorve të pallatit.
Për subjektet që ushtrojnë aktivitet në katin e parë të pallatit tonë dhe në hapsirat përreth tij asnjë nga banorët e pallatit nuk ka firmosur që është dakort, për këtë arsye ju kërkojmë të verifikohet në Drejtorinë e Përgjithshme të taksave dhe Tarifave Vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit nëse këto leje janë dhënë në kundërshtim me ligjin.
Duke ju falenderuar për punën e palodhur që keni bërë deri tani, por që kemi shresë që do vazhdoni ta bëni me të njëjtin përkushtim në ndihmë të komunitetit, mbetemi besim plotë se kjo problematikë jo e vogël do marrë të gjithë vëmëndjen dhe zgjidhje nga ana juaj./ CNA.al



Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan s...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
12 banesa janë grabitur ditën e sotme në fshatin Gjerg...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka tr...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza nd...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kun...
Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të q...
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan Donald Tr...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...