Ndalet në Durrës për ID greke false/ Qytetari gjen vetë provat, por prokuroria e zvarrit
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...

Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Prokurorisë së Tiranës. Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mëniku se, në këmbim të vendit, ku kishte shtëpinë, do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit, do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2.
Palët lidhin kontratë dhurimi, por ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton, se e ka shitur disa herë apartamentin. Motra e qytetarit Shpëtim Mëniku, Manuela Mëniku, ka tentuar të kontaktojë ndërtuesin Sabri Shera, por ky i fundit i është shmangur.
Pasi gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin, ai premtoi, që në fund të Marsit t’i jepte kapar qytetarit dhe deri në datën 15 Prill ta shlyente, duke ia blerë apartamentin. Por kjo nuk ndodhi.
“Si përfundim jo që nuk dha kapar, por edhe likujdimin total që ai do jepte më 15 Prill nuk e dha. Ka ndërprerë të gjitha komunikimet. Më thoshte mos më nxirr tek emisioni “Stop””, shprehet denoncuesja.
“Ela, se mos ata, na nxjerrin neve te “Stop”’-i, pastaj, se ndryshojnë gjërat. Kohën e kemi lënë. Mbaroi, pra. Unë këtë desha me ditë nga ty. Në 15 prill mbarojmë punë, kaq! Por, pa dalë aty, se po dolëm aty, gjërat do të shkatërrohen të gjitha”, i thotë ndërtuesi denoncueses.
Sipas denoncuese të gjitha kallëzimet në polici nuk merren parasysh.
“Për këtë mashtrim, që na ka bërë z.Sabri Shera, i jemi drejtuar edhe organeve kompetente. Kemi bërë denoncime, kallëzime dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga asnjë institucion. Të merren masat dhe Sabri Shera të shkojë para drejtësisë”, shprehet denoncuesi Shpëtim Mëniku.
Qytetarja ka biseduar edhe me vajzën e tij, e cila i thotë të mos e shqetësojë babanë e saj, sepse ai ndodhet në spital.
“Unë aktualisht jam në QSUT me Sabriun të shtruar. Uroj mos t’i ndodhë gjë Ela sepse do shkojë për dreq çdo gjë”, i kishte dërguar vajza e ndërtuesit mesazh denoncueses.
Kjo e fundit provoi edhe një herë që të bisedonte me ndërtuesin Sabri Shera. Por ai nuk e hapi telefonin. Pastaj gazetari i “Stop” foli me vajzën.
Gazetari: Vajza e zotit Sabri jeni?
Vajza e ndërtuesit: Të lutem, pse më shqetëson në këtë orë të ditës?
Gazetari: Nuk të shqetësoj, por ngaqë…
Vajza e ndërtuesit: Çfarë lidhje kam unë me “vajza e zotit Sabri”? O njeri, a e kuptoni, se çfarë po bëni, apo jo?
Gazetari: Po ju pse i përgjigjeni zonjës Emanuela përderisa keni dërguar mesazhe.
Vajza e ndërtuesit: Unë nuk kam folur fare me zonjën, more!
Gazetari: Keni folur keni folur se unë kam mesazhet, ndaj po të marr.
Vajza e ndërtuesit: E keni shumë gabim. Mua, zonja më shqetëson në telefon.
Gazetari: Jo nuk të shqetëson, ajo kërkon të drejtën e saj.
Vajza e ndërtuesit: Jo, zonja, mua, më ka dërguar mesazhe në telefon, të lutem shumë! Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë gjë. Po të lutem shumë!
Bashkë me denoncuesen, i drejtohemi Krimit Ekonomik, për një tjetër denoncim, edhe pse denoncime të ngjashme nuk mungojnë në adresë të ndërtuesit problematik Sabri Shera./tvklan
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...
Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u me...
Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpsh...
Në 5 Prill “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje, ...
Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin p...
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, ...
Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi ...
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan s...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...