Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën vendoset së bashku me dy djemtë dhe burrin, Robert Gjinika, në Itali.
Vjollca shprehet se nga kjo martesë vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.
“Kishte tre fëmijë, dy djemtë janë të mëdhenj kurse vajza ka shumë diferencë me djemtë. Në 2012 janë vendosur në Itali si familje. E dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk duronte më vajza. Djemtë i thonin rri ti se ai e ka fajin, por ti duro. Në 2015, lindi vajza, bëri vitin dhe u ndanë në 2016. Mori vajzën e vogël dhe u dorëzua në polici, në Itali. Atje e çuan në sociale. Ndenji 5 vjet e gjysmë atje. U bë vajza 6 vjeç e gjysmë. E futi në klasë të parë dhe vazhdoi atje deri në Dhjetor të vitit 2021”, tha Vjollca.
Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri.
“Djemtë mbaruan shkollën dhe erdhën këtej. Pas dy vjetësh, në 2021 vazhdoi e ëma t’i tregonte vajzës, se u rrit vajza dhe e kërkonte ku i kam vëllezërit. Filluan të flasin në Skype se ata nuk kanë jetuar asnjë ditë me të motrën. I thonë hajde, pse të punosh, i thotë djali i madh. I tha ky e ka mendjen me babanë, le të jetojë me babanë. Ti do jetosh me mua. Djali i madh 26 bën në Korrik, tjetri bën 25 në Shtator”, tha Vjollca Zyka.
Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç. Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit në djemtë dhe i ati rrëmbejnë vajzën dhe largohen.
“Futen atje siç ishin bashkë edhe i shoqi. Ajo tha pse ka dalë dhe ky se nuk donte që ta takonte. Kjo u besoi, pinë kafe dhe punë sekondash, i ati me gjithë vajzën e vogël marrin vajzën dhe dalin përjashta siç janë lokalet në Rinas. I thotë vajza po ç’u bënë ata nga ikën. Ja se te makina i thotë ky i madhi. Edhe e mbante me muhabet sa që këta të iknin. Dalin jashtë, bërtit vajza. U larguan ata. Ne nuk e dimë ku jetojnë ata”, tha Vjollca.
Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet. Pas denoncimeve i drejtohet gjykatës për zgjidhje martese dhe gjykata vendos t’i kthehet fëmija.
Në raportin e psikologes është përcaktuar se Robert Gjinika është një person i cili ka probleme me vetëkontrollin dhe ka luhatje të emocioneve. Gjithashtu është vënë re një përpjekje e vazhdueshme e Robert Gjinikës për të ndikuar negativisht tek vajza e tij si dhe për ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
“U dha vendimi që t’i çohet vajza me urgjencë. Nuk e sollën vajzën ata. U bë zgjidhja e martesës, iu la vajza nënës së vet. Shkojmë tek zyra e Përmbarimit në Durrës. Meqë ata jetojnë në Tiranë thanë shkoni atje sesa të vijmë rrotull”, tha denoncuesja.
Çështja shkoi në Përmbarim, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi nuk i dihet adresa babait rrëmbyes.
“Asnjë gjë. Nga Dhjetori i 2021 vajza nuk e ka parë me sy vajzën, nuk ia ka dëgjuar as zërin edhe nuk e dimë se ku. Ata thonë që nuk e gjejmë. Ne kërkojmë drejtësi. Nuk kemi çfarë të bëjmë gjë tjetër, asgjëkundi, nuk kemi ku përplasemi”, tha denoncuesja.
Përmbaruesit shprehen se duhet të paraqitet vetë denoncuesja, pra Saimira Gjinika që çështja të kalojë në polici. Përmbaruesi thotë se kërkesën ia ka çuar policisë, por uniformat blu nuk e kanë gjetur rrëmbyesin.
“Në momentin që do vijë ajo do zbatohen procedurat përmbarimore. Është çështje sensitive. Duhen gjëra. Në momentin që ajo do vijë do të vazhdojnë procedurat, do të vijë të bëjë një kërkesë te Përmbarimi dhe do të njoftohet policia. Policia do dy javë të paktën. Do caktohet një psikologe, pastaj do paguhet psikologia. Do bëjmë çmos që të marrim fëmijën. Nuk është çështje që është e thjeshtë për t’u bërë”, tha përmbaruesi.
Nga informacionet tona vendndodhja e fundit që dihej e babait rrëmbyes dhe vajzës ishte Lapraka. Banorët treguan se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.
Gazetarja: Ja qethi flokët vajzës zero? Në cilën shkollë e çoje vajzën? A e çonte edhe ai në të njëjtën shkollë?
Banori: Jo, jo. Tek ky pallati e ka pasur shtëpinë, por nuk është më aty. Ka ndenjur në kat të dytë tek ato rrobat, por tani ka ardhur banori i ri. Ka ikur është zhvendosur, ndoshta bëhen 4-5 muaj.
Banori tjetër: Kanë ikur, kanë qenë me qira. Po bën gati 1 vit. I njoh unë se ka punuar tek Lazja. Tek furra Laze, në Kombinat./tvklan
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, ...
Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi ...
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e emisioni...
Një banor i Kuçovës tregon për emisionin Stop në Tv Klan s...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një qytetareje e c...
Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë...
Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër ra...
Në janar 2023, Fiks Fare denoncoi veprimet e kryeprokurori...
Në muajin Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi...
Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop...
Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Eur...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa m...
Qeveria shqiptare firmosi dy investime dhe një kontrat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...