Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Mercenari i inceneratorëve, gazetari Endrit Habilaj tashmë është përballë fakteve që CNA do t’ja sjellë ditë pas dite dhe do i shërbejnë SPAK për të zbardhur të vërtetën dhe gjetur pronarin e vërtetë të inceneratorëve por edhe bashkëpunëtorët.
Pasi refuzoi t’ju përgjigjej pyetjeve tona, ne dje i publikuam një email të tij, i cili i dërgohej administratorit të kompanisë mëmë “Geogenix” në Holandë, në lidhje me CNA, mediave City News Albania.
Një lidhje e konfirmuar dhe e vërtetuar e Endrit Habilajt si organizatori kryesor i propagandës, shpërndarjes së parave, përfitimeve nga inceneratorët. Një aferë korruptive 430 milionë dollarë, një kontratë në Tiranë, që kushdo që e ka hartuar apo firmosur duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, ashtu sikundër po mbajnë përgjegjësi për Elbasanin dhe Fierin. Duhet të shkojnë përpara SPAK-ut edhe shërbëtorët e inceneratorëve.

Endrit Habilaj është njëri prej tyre. Me skemat e tij, si një mercenar i paguar nga inceneratorët, me paratë që merren nga taksat e shqiptarëve, ai shërben duke mbushur xhepat me ato që u vidhen shqiptarëve të varfër.
CNA e ka treguar me letra se si disa kompani në emër të tij, në godinën e “Top Channel” dhe në emër të bashkëshortes së tij, paguheshin muaj për muaj nga kompania e inceneratorëve.
Të tjera të dhëna do të nxjerrim në lidhje me të ardhurat e fshehura dhe mosdeklarimet e tyre, por sot po sjellim përgjigjet për pyetjet e dytë dhe të tretë që ne i drejtuam Endrit Habilajt, pasi e kontaktuam dhe ai refuzoi të përgjigjej dhe ne ia bëmë publike.
Po sjellim sistemin TIMS, të dhënat e fluturimeve të zotit Habilaj. Siç CNA ka raportuar, Endrit Habilaj është takuar me Mirel Mërtirin në Vjenë, në më shumë sesa një rast. Gjithashtu ka pasur udhëtime të shpeshta edhe në Athinë.

Mirel Mërtiri është “truri” i inceneratorëve, është njeriu me të cilin mban kontakte Endrit Habilaj, është njeriu që koordinon propagandën mediatike pro inceneratorëve, kundër gazetarëve. Këto janë dy pika të rëndësishme, të tjerat se çfarë bën me ortakë, bashkëpunëtorë të tij politikanë dhe regjinë politike të Rilindjes nuk janë aspak në interesin tonë.
Endrit Habilaj rezulton të ketë udhëtuar në Vjenë shpeshherë dhe pikërisht disa data rezultojnë edhe kur do të mblidhej bordi apo grupi i aksionerëve kryesorë të inceneratorëve, përfshi këtu edhe Mirel Mërtirin.
Kjo pasi, për të informuar edhe opinionin publik, takimet bëhen në Vjenë, aty ku ndodhet Mireli së bashku me Stela Gugalljan, bashkëjetuesen e tij dhe dy fëmijët, ku është mësuar se Stela Gugallja ka kërkuar strehim politik. Të njejtën gjë po kërkon të bëjë edhe Mirel Mërtiri, të cilit asnjë media në Shqipëri nuk ia përmend emrin.

Pra, “Top Channel”, i cili 24 orë bën sikur “lufton” kundër inceneratorëve, me koordinimin e Habilajt dhe të tjerëve, me çantat me para dhe pagesat që shkojnë për llogari të propagandës së inceneratorëve, nuk e përmend emrin e Mirel Mërtirit bashkë me media të tjera, por thonë se bëjnë “luftë” duke sulmuar Arben Ahmetajn, “tigrin” e qeverisë. Kjo qeveri e cila në 10 vjet nuk ka ditur asgjë se çfarë ka ndodhur me inceneratorët dhe e mësuan pikërisht këto muajt e fundit, pasi “Top Channel” është paguar me thasë me para dhe ka ortakëri direkte me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ortakëritë fillojnë te “Lori Caffe” dhe përfundojnë te fatura pagesash dhjetëra-mijëra euro.
Sistemi TIMS na tregon qartë se Endrit Habilaj ka udhëtuar në Vjenë dhe në Athinë. Ne po i publikojmë disa prej tyre. Në raste se nuk ka përgjigje për detajet dhe do të heshtë, do të sjellim të tjera detaje që do t’i duhen shumë SPAK-ut për të qartësuar të gjithë skemën.
TIMS tregon udhëtimet. Mund të provohen dhe takimet. Pa e pyetur Mirelin në SPAK, mund të mos ketë detaje mbi të vërtetat e inceneratorëve, pasi në qoftë se “truri” nuk flet, skema është vështirë për tu kuptuar.
Por nga ana tjetër duhet thirrur Endrit Habilaj për të treguar paratë e inceneratorëve, udhëtimet dhe propagandën mediatike, shantazhin ndaj prokurorëve dhe sulmin ndaj gazetarëve, paratë që iu paguhen disa njerëzve nëpër portale, ato që merr “Top Channel”, si Endrit Habilaj që sot ka kaluar në hije akuzonte “Top Channel”-in për gjobvënie apo “Top Channel” e akuzonte Habilajn për gjobaxhi dhe si me bekimin e Mirel Mërtirit tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Shërbëtori mediatik i inceneratorëve ka udhëtuar në Vjenë dhe në Athinë, sipas sistemit TIMS, shumë shpesh. Ka detaje të tjera për takimet, emailet, në mënyrën se si komunikon me gazetarë të ndryshëm, me drejtues portalesh që SPAK mjafton t’i verifikojë për të ndalur kështu batërdinë që bëhet me paratë e shqiptarëve.

Shqiptarët e varfër me taksat e tyre paguajnë inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë dhe gjobaxhiu i akuzuar nga “Top Channel”, “banditi” mediatik i inceneratorëve në terren, apo në media propagandon, sulmon, akuzon për interesa të një grupi që abuzon me taksat e shqiptarëve, që nga Lemon Mango që nëse SPAK nuk e njeh mund të gjejë duke pyetur Endrit Habiljan se kush është ky person, kush është “truri” i vërtetë i inceneratorëve, kush janë përfituesit, kush janë mediat që kanë marrë para dhe çfarë po ndodh sot që po kërkohet të mbyllet një dosje kriminale hajdutësh dhe korrupsioni që nuk fillon dhe nuk mbaron te një gazetaruc i korruptuar dhe i zhytyr në llumin e baltës së inceneratorëve dhe plehrave që e paguajnë e deri te ministrat apo dhe para atyre ata që kanë firmosur një kontratë, që rrallë do ta gjesh në një vend europian.

Merren paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator në Tiranë që nuk ekziston dhe u jepen mediave për propagandë, të cilat kordinohen nga Endrit Habilaj që udhëton në Vjenë ku ndodhet Stela Gugallja dhe Lemon Mangoja që takon Endrit Habilajn.
CNA do të sjellë sërish nesër përgjigje për pyetjet e tjera në lidhje me fakte, materiale dhe detaje që tregojnë qartazi kush “truri” i inceneratorëve, kush është pronari i vërtetë dhe si shkojnë lidhjet nga Holanda në Tiranë, nga Tirana në Zimbabve, nga Zimbabve në Bullgari dhe nga Bullgaria në Hollandë e gjetkë./ CNA.al
Në zyrat ku paguhen gjobat që prej fillimit të javës, por ...
Gjykata Kushtetuese shtyu sërish seancën për shqyrtimi...
Afati i vlefshmërisë së patenatve do të shkojë deri në...
Dita-ditës po zbardhen fakte të reja rreth abuzimeve d...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shqyr...
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialite në seli...
Deputetë socialist dhe demokratë kanë bllokuar në Komision...
Pak ditë më parë, pikërisht në datën 18 prill, CNA iu ...
Ambasada Britanike në Tiranë ka njoftuar se që nga nënshkr...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Bledar Lilon dh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis çdo herë...
Moderatori dhe gazetari Edi Manushi është paraqitur në...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shq...
Ditën e sotme, drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një ftesë të...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlli...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas shpifj...
Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me is...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...