Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pak ditë më parë, pikërisht në datën 18 prill, CNA iu drejtua me disa pyetje publike gazetarit Endrit Habilaj, pasi kishte kontaktuar me këtë të fundit dhe ky kishte refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tanë. Për më tepër, ai kërkoi që të kontaktohej nga aksioneri i vetëm i kompanisë.
Megjithëse Endrit Habilajt pyetjet iu thanë, iu përsëritën, ai refuzoi të përgjigjej, ne zgjodhëm t’i bënim publike. Nuk janë vetëm katër, ka edhe disa pyetje të tjera, të cilave refuzoi t’u jepte përgjigje Endrit Habilaj, që njihet si truri mediatik i inceneratorëve dhe këtë ne do ta vërtetojmë me fakte dhe dokumente, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ka publikuar, por edhe duke zbardhur dokumente, të cilat së fundi kanë mbërritur në redaksinë tonë dhe një pjesë e mirë e tyre janë verifikuar.
Pyetja e parë ka qenë, a ka lidhje Endrit Habilaj me inceneratorin e Tiranës?
Habilaj, nëpërmjet një dokumenti të siguruar nga redaksia e CNA-së, ka informuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës, mëmën e saj në Holandë.
Po ta shikoni në dokumentin e mëposhtëm, në email-in që ai dërgon, i drejtohet administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, ku e vë në dijeni në lidhje me kompaninë City News Albania apo CNA Media dhe aktivitetin e saj, duke i dërguar edhe disa dokumente, siç janë ekstraktet historike të dy kompanive.

Këtë rol nuk e dimë në çfarë forme e bën Habilaj, është i punësuar te kompania e inceneratorëve, e bën si mercenar, e bën si spiun i kompanisë, si ushtar i bindur i tyre, etj., etj.
Këtë nuk dimë ta sqarojmë, dimë të themi se ne kemi mundur të sigurojmë një dokument, një email dhe më pas në kontaktet që kemi pasur, në burimet tona brenda kompanisë, rezulton se Endrit Habilaj, sipas të dhënave, mban kontakte të forta me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, por edhe me mëmën në Holandë, për të bashkëpunuar kundër mediave, të cilat kanë denoncuar aferën e inceneratorëve, si dhe për të ndërtuar propagandën e plotë të kompanisë së inceneratorit në Tiranë, ku sot, pas një kontrate koncesionare të 6 viteve më parë, pra të vitit 2017, ende nuk ka inceneratorë, qytetarët paguajnë 29 euro/ton. Ka pasur një komision hetimor parlamentar, akuza të forta.
Nga ana tjetër, emrat kryesorë janë Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, gjithashtu nga njerëzit rreth Habilajt dhe “Top Channel”, e disa media të tjera të paguara nga inceneratorët, u akuzua edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por ajo që bie në sy në çdo detaj ishte mospërmendja e emrit të Mirel Mërtirit.
Për këtë ne i kemi drejtuar disa pyetje Endrit Habilajt, të cilave do t’u japim përgjigje ditë pas dite. Sot mjafton ky email për të treguar se Habilaj ka kontakte të forta me kompaninë e inceneratorëve, ashtu siç kemi treguar më parë se Endrit Habilaj dhe bashkëshortja e tij, nëpërmejt 4-5 kompanive të ndryshme, merrnin pagesa mujore, disa dhjetëra mijëra euro në vitin 2021.
Tashmë që SPAK-u ka në hetim inceneratorin e Tiranës është edhe më e thjeshtë për të vërtetuar gjithçka, megjithëse skema ka ndryshuar, shkon sa nga Vjena në Athinë. Kjo ka lidhje edhe me disa pyetje të tjera që i kemi drejtuar Habilajt, por edhe do t’ia themi ditë pas dite gjatë kësaj kohe.
Përtej fushatës elektorale dhe zhurmës së saj, pemëve që mbjell lali Eri apo autobusëve falas të Belos, CNA do të vazhdojë betejën me kompaninë e inceneratorëve, me aferën e shekullit dhe sidomos me aferën e inceneratorit të Tiranës, landfillit që nuk ka incenerator.
Do të sjellim dokumente ekskluzive që tregojnë lidhjet e Endrit Habilajt me kompanitë e inceneratorëve, me “trurin” e saj Mirel Mërtirin, si komunikojnë, si takohen në Vjenë, si udhëton Habilaj në Athinë dhe kë takon aty, cilët janë gazetarët që takon në Tiranë dhe paguan për llogari të inceneratorëve për të shantazhuar gazetarë dhe media të ndryshme, pasi, siç e kemi thënë më parë, strategjia e kompanive të inceneratorëve është në tri drejtime.
Së pari, për ta personalizuar me Monika Kryemadhin aferën e inceneratorëve, si denoncuese dhe e pabesueshme se është e korruptuar me ortakë rusë e të tjera si këto.
Së dyti, duke sulmuar dhe akuzuar çdo gazetar të mundshëm që ka shkruar kundër aferës së inceneratorëve, duke theksuar se janë njerëzit e Arben Ahmetajt dhe i paguan Arben Ahmetaj.
Në fakt, CNA, TPZ, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Klodian Tomorri e të tjerë kanë folur prej vitesh për aferën e inceneratorëve, për më tepër edhe kur Ahmetaj ka qenë zv.kryeministër dhe në krye të detyrës së shtetit, që ishte dhe njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend dhe asnjëherë nuk u llogarit. Edhe kur ka qenë ministër i Ekonomisë, edhe kur ka qenë ministër i Financave e ka marrë përgjigjen publike dhe për më tepër ka qenë një nga personat e akuzuar nga shumë media për lidhjet e tij me Mirel Mërtirin që Endrit Habilaj dhe "banda e tij mediatike" kanë frikë t’ia përmendin emrin.

Pra, Mirel Mërtiri, njeriu që quhet “truri” i inceneratorëve, Habilajn e përdor si zëdhënës të propagandës së tij dhe të strategjisë për të relativizuar çështjen politike me sulme ndaj Kryemadhit, për të relativizuar çështjen mediatike duke akuzuar çdo gazetar të mundshëm që ka denoncuar aferën e inceneratorëve dhe duke e lidhur me Arben Ahmetajn.
Dhe së treti, duke bërë emisione false si ai i Grida Dumës të pak ditëve me parë, ku turpërisht në një panel ku kishte vetëm monologje, na thuhej sa të mirë ishin inceneratorët. Pikërisht nga Grida Duma që i kishte akuzuar këta të fundit dhe tani paguhet nga “Top Channel”, që Endrit Habilaj këtë televizion e kishte akuzuar si gjobaxhi, ndërkohë që me largimin e Endrit Habilajt disa muaj më parë, “Top Channel” kishte thënë se kishte hequr gjobaxhiun e radhës.
Tashmë gjobaxhiu i akuzuar nga “Top Channel” dhe i akuzuari që u kthye në akuzues duke akuzuar për gjoba “Top Channel”-in, së bashku organizuan emisionin pro inceneratorëve.
Dokumenti i parë është shumë pak për atë mision që ka Endrit Habilaj dhe banda e tij mediatike, të cilën ne e kemi zbërthyer me detaje, ashtu sikundër kemi raportuar më parë edhe qindra mijëra eurot e paguara nga kompanitë e inceneratorëve për Carlo Bollino-n, “Top Channel”-in, Irfan Hysenbelliun, “Fax News”-in e dhjetëra media të tjera, të cilat janë paguar edhe gjatë vitit 2021.
“Top Channel”-it i kemi publikuar edhe pagesa dhjetëra mijëra euro edhe vitin e kaluar, ndërkohë që të tjera dokumente do të publikojmë.
Ky i pari është përgjigjja e pyetjes së parë drejtuar Endrit Habilajt, i cili nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje. Gjithsesi, për të qenë korrekt dhe profesionalë, të gjitha pyetjeve që i kemi drejtuar do t’u kthejmë përgjigje me dokumente dhe fakte, çdo qytetari që ka dyshime, cila është banda mediatike e paguar nga inceneratori i Tiranës, që në fakt paguhet nga taksat e shqiptarëve të varfër, taksat e shqiptarëve që jepen për një shërbim incenerimi që nuk kryhet, pasi nuk ka incenerator dhe pastaj milionat e eurove që shpërndahen në media për propagandë, për jetë luksoze të pronarëve të tyre dhe sidomos në sulme, akuza, shpifje, shantazhe dhe deri kërcënime ndaj gazetarëve që i kanë qëndruar të vërtetës në zbardhjen e aferës së shekullit./ CNA.al
Ambasada Britanike në Tiranë ka njoftuar se që nga nënshkr...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Bledar Lilon dh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis çdo herë...
Moderatori dhe gazetari Edi Manushi është paraqitur në...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shq...
Ditën e sotme, drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një ftesë të...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlli...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas shpifj...
Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me is...
Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK kreun e bashkisë Erion...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë p...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka l...
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për gjykimin e ish-mini...
Një ditë më parë, kryetari i komanuar i PD-së, Enkelej...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka denoncuar anulimet e fluturim...
Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpal...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka bërë me dije se është ga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...