Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke vënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të pandehurit, që tentuan të vrisnin 6 vite më parë biznesmenin Fuad Verzivolli, duke i vendosur tritol në makinë.
Gjykata ka lënë në burg Astrit Sinanajn, i akuzuar për disa vepra penale dhe Thanas Thoma, i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Vendimi:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Në datë 06.05.2017, është marrë njoftim nga salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, se në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan, poshtë një mjeti tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit me iniciale F.V, është gjetur një pako e dyshimtë me lënde plasëse, e telekomanduar e cila u ç’aktivizua nga policia. I akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale A.S si dhe shtetasi me iniciale Th.Th për “Moskallëzim i krimit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave" e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, parashikuar nga neni 79/ë, 22, 278/1, 152/1 dhe 323/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale Th.Th, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 331, datë 08.07.2020 ka vendosur:
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me (5 pesë) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenët 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
? Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm ose në alternativë të deklarimin fajtor të pandehurit me kohën e paraburgimit për veprën penale të “Largimit nga vëndi i qëndrimit”.
Gjithashtu dhe mbi ankimin e të pandehurit me iniciale Th.Th, i cili kërkoi ndryshim e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë.
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 ka vendosur:
-Prishjen e vendimit nr. 331 datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e akteve për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs viktima e veprës penale shtetasi me iniciale F.V, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 331, datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrrethit Gjyqësor Elbasan.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2021-878, datë 11.11.2021, ka vendosur.
-Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi F.V kundër vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës.
Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 ka vendosur :
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 5 (pesë) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
? Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
? Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, me masë sigurimi “detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite me 10 (dhjetë) muaj burgim
Çështja në apel, u gjykua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e gjykimit për kryerjen e veprave penale të parashikuar nga nenet 79/ë, 22, 152/1, 22 dhe 278/1 të K.Penal, duke e deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”dhe në alternativë, prishjen e vendimit objekt shqyrtimi dhe kthimin për rigjykim të çështjes në shkallë të parë me tjetër trup gjykues
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Sokol Pina dhe anëtarë znj. Valbona Vata dhe z. Valbon Cekrezi , vendosi:
? Lënien në fuqi të vendimit nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për gjykimin e ish-mini...
Një ditë më parë, kryetari i komanuar i PD-së, Enkelej...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka denoncuar anulimet e fluturim...
Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpal...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka bërë me dije se është ga...
24 prilli shënon 108 vjetorin e gjenocidit armen, i cili ë...
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd A...
Gjatë një vizite në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavaj...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët...
Politika shqiptare ka përcjellë mesazhe urimi për të g...
Sot besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë F...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, n...
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen historike të ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, pak di...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për vrasjen ...
Është shtyrë sërish seanca për inceneratorin e Elbasan...
Sot, në ditën e fundit të muajit të bekuar të Ramazani...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kufizuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...