Emërohet komandanti i ri i Komandës Mbështetëse
Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, n...

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, Gëzuar Fitër Bajramin.
Në videomesazhin e tij, kreu i KMSH-së shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.
Bujar Spahiu ka bërë thirrje që të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare.
Urimi i plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë dhe shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni t’ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin.
Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër.
Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’u gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare.
Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.
Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e tij të pakufijshme mbi çdo zemër, e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit!
I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!
T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!
Për më të varfrit dhe nevojtarët e shoqërisë sonë, o Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.
I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.
Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!
Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare!
Gëzuar!
Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, n...
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen historike të ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, pak di...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për vrasjen ...
Është shtyrë sërish seanca për inceneratorin e Elbasan...
Sot, në ditën e fundit të muajit të bekuar të Ramazani...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kufizuar...
Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe në respek...
U prezantua sot, në një ceremoni të veçantë Komandanti i F...
Avokati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka kërku...
Partia e Lirisë ka dërguar në KQZ shkresën ku pohon se dre...
Gazetari Claudio de Pedrini shpjegon: Korporata "LIKA Ho...
Ardian Çapja, përveç avokatëve, ka dorëzuar në Gjykatën Ku...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbërritja e kroçe...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa banorë nga Roskoveci janë paraqitur në SPAK për të bërë...
Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvillu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjy...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në konferencën me kr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...