LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

John Bolton: Nëse Berisha fiton zgjedhjet, SHBA do ta njohë rezultatin

24 Prill 2023, 12:05, Aktualitet CNA
John Bolton: Nëse Berisha fiton zgjedhjet, SHBA do ta njohë rezultatin
John Bolton

Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me ish-Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton. Gjatë intervistës, Papa e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me “non grata”-n nëse ish-kryeministri Sali Berisha fiton në zgjedhjet e 14 majit.

Bolton është shprehur se nëse zgjedhjet janë të lira dhe transparente, SHBA do të njohë rezultatin.  

"Diçka që ne nuk jemi përballur vitet e fundit. Duhet të shikojmë situatën, them ne, SHBA, se unë s’jam në qeveri. Çdo rast  zgjidhet rast pas rasti. Pozita e SHBA-së duhet të jetë: Ne duhet të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe është në dorën e popullit shqiptar. 

Normalisht, do pranonim rezultatin, Shqipëria është vend aleat, ne duam marrëdhënie të mira, por më e rëndësishmja duam të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme: po punojmë shumë ta kemi këtë edhe në SHBA, gjithashtu", ka thënë Bolton.

Intervista 

Robert Papa: A jeni surprizuar nga Egjipti që i shet armë Rusisë apo nga Vuçiçi që po i çon armë Ukrainës?

Xhon Bolton: Historia për Egjiptin është pak konfuze, sepse qeveria egjiptiane ra dakord t’i çonte Ukrainës predha artilerie. Ka pasur një lidhje ushtarake mes Egjiptit dhe Rusisë, por nëse ai raport është i vërtetë, është një gabim katastrofik për qeverinë e Egjiptit. Nuk e dimë tërë historinë, por për çdo qeveri, ana më e mirë për të mbështetur, është Ukraina. E di që prek sjelljet historike, por për Europën, përfshirë ca vende të NATO-s, që nuk kanë performuar siç duhej, nuk ka asnjë dyshim se kush është agresori dhe viktimat e pafajshme. Kësisoj, mendoj se çdo vend, qoftë apo jo në NATO, duhet ta kuptojë se cila është ana e drejtë.

 Robert Papa: Çfarë lexoni te vizita e Makronit në Kinë dhe deklaratat e tij për një Europë autonome. Tajleron pati thënë “ata nuk nxjerrin mësim kurrë. Nuk kanë mësuar se pa SHBA-në nuk ka BE?

Xhon Bolton: Nuk është hera e parë që Makron thotë diçka si kjo, para pushtimit të Ukrainës pati thënë se NATO-s i ka "vdekur truri". Unë e di se Franca, Gjermania, por edhe SHBA-ja, janë të shqetësuara nga ndikimi ekonomik i Kinës dhe prej sjelljes së saj me fqinjët. Gjithkush është shqetësuar për ndikimet ekonomike, por thelbësisht, ne duhet të shqetësohemi për problemet e sigurisë nga perspektiva e Europës.

Gjithkush ka mbajtur shënime nga vizita e Shi Xi Ping në Moskë dhe po del një aks i ri ruso-kinez dhe Kina është partneri dominant. Kina e ka ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën. Mbase duke mos çuar armë direkt, por ka rrugë indirekte ta ndihmojë Rusinë. Nuk ka shqetësim në Azi kundër Europës, por aksi Rusi-Kinë duhet të jetë shqetësim global.

Kur Makroni shkoi në Kinë dhe mori me vete Ursulën,  kryetaren e Komitetit Europian, gjoja flet për gjithë Europën, por kjo nuk është e saktë se kryeministri i Polonisë tha se autonomia strategjike për Europën nuk funksionon. Veç në rastin e Ukrainës, BE-ja po dështon në mbështetjen me armë për Ukrainën.

BE mund të përpiqet ta quajë veten njësi politiko- ushtarake, por nuk është. Është e sigurt që nuk është ushtarakisht. Dhe në shumë aspekte, nuk është as politikisht. Është një projekt themelor ekonomik, edhe pse liderë të disa vendeve duan ta bëjnë më shumë se aq, por në çështjet reale, politiko-ushtarake, BE më shumë ka folur sesa ka vepruar. Fjalët e Makronit janë shembull më shumë retorik sesa real.

Robert Papa: A mendoni se Amerika po lëshon terren për BE-në në Ballkan, në Kosovë? Gjermania dhe Franca po marrin drejtimin tek Asociacionet serbe. Nuk është më Ballkani i  mbështetur nga Amerika. A është kjo rruga e drejtë?

 Xhon Bolton: Gjermanët dhe francezët më thanë mua, kur unë isha në qeveri, se ata ishin zotërit e Ballkanit dhe Amerika duhet të kishte rol sekondar. Unë mendova se kjo nuk ishte korrekte. Ne angazhuam anetarë të NATO-s si Greqia, Shqipëria dhe të tjerë. Ballkani Perëndimor nuk është vetëm territor i BE-së, është pjesë e Atlantikut Verior, ndaj duhet një rol për Amerikën. Gjithmonë kujtoj ish-bosin tim, Xhejms Baker, se çfarë tha për Lindjen e Mesme: “Ne nuk mund ta duam paqen më shumë sesa palët. Amerika nuk do zgjidhë problemet e të tjerëve. Por ne mund të jemi aty t’i ndihmojmë, ndërsa ata përpiqen të zgjidhin]n problemet e tyre.”

Ofrojmë ura komunikimi, sugjerime, mbështetje morale dhe mbështesim ata që palët të gjejnë dakordësinë mes tyre.

Mendoj se një rol më i madh i SHBA-së është i dëshiruar, sepse 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Paktit të Varshavës, dhe pishjes së Jugosllavisë, janë prapë të njëjtat probleme të pazgjidhura dhe ato ndikojnë sigurinë e amerikanëve si dhe sigurinë e Europës Juglindore, kësisoj nuk kërkoj falje për një rol më të madh të SHBA-së, nëse palët duan.

Robert Papa: Ju shikoj "Newsmax", në televizionet kombëtare. Nuk ju shikoj te "FoxNews". Ç'po ndodh me "FoxNews", duhet të paguajnë 800 milionë dollarë gjobë për shpifje. Nuk janë më "fair and balanced".

Xhon Bolton: Është gjykim i rëndë. Presim gjoba të tjera nga kompani dhe individë që i hedhin në gjyq për shpifje. I uroj suksese "FoxNews", sepse besoj ne kemi nevojë për shumëllojshmëri në infrastrukturën e komunikimit. "Network"-et kombëtare kanë qenë partizane qysh kur unë jam angazhuar në politikë duke mbështetur Berri Golguoter më 1964-ën.

Konkurrenca nuk të dëmton. Është gjë e mirë edhe në TV.

Robert Papa: Para një jave thatë se Trampi është "kancer" i partisë Republikane. Ç'po ndodh? A do të hyjë Desantis në garë?

Xhon Bolton: Sondazhet e fundit e tregojne Trampin figurën drejtuese për nominimin. Mbështetja e Desantis është ngrënë pak. Mbështetësit u mblodhën rreth Trampit pas akuzave në Nju Jork, që për mua është teori ligjore shumë e dobët.

Trampi ka beteja të tjera ligjore më shumë thelbësore. Trumpi pati 6-8 javë të mira, Desantis jo, ndaj ështe poshtë. Te tjerë do hyjnë në garë, Desantis do hyjë zyrtarisht, nga mesi i majit. Të shikojmë.

Kudo është ngatërruar Trampi, është një situatë e vështirë politike. Po fitoi nominimin e partisë, mund të humbasë në nëntor dhe  ne mund të humbasim shumë vende në senat që  ndryshe do t'i fitonim. Nga shikimi i partisë, por edhe i vendit është e rëndësishme që ai të mos e marrë nominimin. Ne po punojmë shumë për këtë dhe jam i bindur se nuk do nominohet për të mirën e partisë dhe të vendit.

Robert Papa: Ai mund të jetë në burg dhe mund të garojë për president. Apo jo?

Xhon Bolton: Me sistemin tonë, është e mundur. Ai  mund të garojë nga burgu. Besoj se dikush duhet ta bindë se nuk është në të mirën e tij të vijojë, se do jetë një përpjekje humbëse të bëhet president. Ai mund të ndihmojë se cili të jetë  kandidati republikan, pra  me një rol konstruktiv, do ndihmonte vendin.

Robert Papa: Të spostohemi te Shqipëria. Ambasadorja amerikane në Tiranë akuzohet nga opozita se ka blerë prona atje. A ka ndonjë kod etik për një ambasador të blejë prona aty ku është emëruar?

Xhon Bolton: Pyetje shumë e mirë, por nuk e di përgjigjen. E kanë këshilluar keq sepse vë në dyshim neutralitetin dhe objektivitetin. Ka shuma ambasadorë që pasi ikin nuk pranojnë punë  konsulence në vendet ku kanë shërbyer ose çdo lloj tjetër aktiviteti ekonomik.  Mund të shkojnë të japin këshilla falas që të forcojnë lidhjet dypalëshe. Konflikti i interesit shikohet dhe hetohet shumë. Natyrisht  nuk duhet të kesh lidhje ekonomike kur je ambsador diku.

Robert Papa: Ish-presidenti Berisha u deklarua "non grata", një vit më parë. Ai mund të fitojë përsëri.  Çfarë ndodh me "non grata"-n, nëse bëhet kryeministër?

 Xhon Bolton. Diçka që ne nuk jemi përballur vitet e fundit. Duhet të shikojmë situatën, them ne, SHBA-ja, se unë s’jam në qeveri, çdo rast zgjidhet rast pas rasti. Pozita e SHBA-së duhet të jetë: Ne duhet të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe është në dorën e popullit shqiptar. Normalisht, do pranonim rezultatin, Shqipëria është vend aleat, ne duam marrëdhënie të mira, por më e rëndësishmja duam të shikojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme: po punojmë shumë ta kemi këtë edhe në SHBA, gjithashtu.

Robert Papa:  Nuk e dimë se  a e shikoni rrezikun rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Po blejnë shumë prona. A është e shqetësuar Amerika rreth kësaj?

Xhon Bolton: Kina po blen toka në SHBA gjithashtu, afër bazave ushtarake kjo jep sinjalin e madh se si duhet të përballemi me rrezikun ruso-kinez.

Jemi mbrapa për rrezikun e atij kërcënimi. Na duhen konsultime te këshilli i NATO-s.

Duhet të përballemi kolektikivisht me këtë rrezik. Do na bënte më të fortë.

Besoj se aleatët e BE-së dhe NATO-s, do ta shikojnë në baza globale. Hoze Aznar, Ish-kryeministri i Spanjës thoshte se NATO duhet bërë globale, Japonia, Singapori,  Australia, Izraeli. Diçka që duhet ta konsiderojmë.

Robert Papa: Ju falënderoj ambasador. E di se keni hyrë në zyrat e reja dhe nuk shikoj flamurin amerikan. Herën tjetër do vij ta bëj intervistën në zyrën tuaj. Është nder për shikuesit e mi t'ju kem përsëri në "FokusTV".

Xhon Bolton: Shumë i kënaqur të jem me ju, dje hymë te zyrat e reja dhe po i rregullojmë, jeni i mirëpritur.

Lajmet e fundit nga