Zgjatja e vlefshmërisë së patentës/ Rama: Përfitojnë 80 mijë drejtues
Afati i vlefshmërisë së patenatve do të shkojë deri në...

Gjykata Kushtetuese shtyu sërish seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM-në për aksionet për ndërtimet pa leje.
Por shtyrja nuk u prit mirë nga deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se vendimi është absurd dhe në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare.
Për këto akuza reagoi sërish Gjykata Kushtetuese. Ajo u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje pasi çështja është ende në proces.
Gjtkata Kushtetuese deklaron se ka respektuar afatet dhe se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse
Deklarata e plotë:
Gjykata Kushtetuese, në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut, duke pasur parasysh diskutimet në lidhje me vendimmarrjen e saj të datës 26.04.2023 për kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, për shfuqizimin e VKM-së nr. 589/2022 “ Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, sqaron sa më poshtë vijon:
Në seancën e datës 11.04.2023 nga subjekti i interesuar u paraqitën dy kërkesa paraprake në lidhje me legjitimimin e kërkuesit dhe me rregullshmërinë e aktit të përfaqësimit të paraqitur prej tij, çështje e cila vihet për herë të parë në diskutim prej palëve përpara Gjykatës.
Në lidhje me kërkimet e mësipërme Gjykata:
– Vendosi, njëzëri, legjitimimin e kërkuesit ratione personae, pasi si në momentin e paraqitjes së kërkesës, ashtu edhe në atë të shqyrtimit të saj në seancë plenare, ai përbën jo më pak se një të pestën e deputetëve, pra numrin e kërkuar nga neni 134, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës.
– Vendosi me shumicë votash, konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve. Në këtë kuptim, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. Vendimi i mësipërm bazohet në nenin 24 të ligjit organik të Gjykatës nr. 8577/2000, të ndryshuar, i cili parashikon se kur objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar dhe, në këtë kuptim, është e nevojshme pasja e një akti nga subjekti kushtetues që përfaqëson vullnetin e deputetëve të këtij subjekti në lidhje me përfaqësimin e detyrueshëm që kërkon ligji.
Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 02.05.2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe shqetësimin e tij për zvarritjen e gjykimit.
Në lidhje me këtë shqetësim, Gjykata sqaron se:
Nga depozitimi i kërkesës në datën 14.10.2022, deri në shqyrtimin e saj në seancë plenare publike, kanë kaluar 6 muaj. Konkretisht, Kolegji i Gjykatës ka vendosur kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare në datën 30.11.2022 (pra brenda afatit 3-mujor për shqyrtimin paraprak) dhe palëve pjesëmarrëse në gjykim u është dhënë afat deri në datën 27.12.2022 për paraqitjen e parashtrimeve me shkrim.
Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse, Gjykata, në datën 23.02.2023 (pra 2 muaj nga afati i paraqitjes së parashtrimeve), ka vendosur caktimin e datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës, radhë kjo e njëjtë me atë të çështjeve të tjera me të njëjtën natyrë.
Gjykata Kushtetuese, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të medias, rithekson rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe kërkon nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces, çka do t’i shërbente forcimit të besimit të publikut në autoritetin e saj si organ që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës./ CNA.al
Afati i vlefshmërisë së patenatve do të shkojë deri në...
Dita-ditës po zbardhen fakte të reja rreth abuzimeve d...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shqyr...
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialite në seli...
Deputetë socialist dhe demokratë kanë bllokuar në Komision...
Pak ditë më parë, pikërisht në datën 18 prill, CNA iu ...
Ambasada Britanike në Tiranë ka njoftuar se që nga nënshkr...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Bledar Lilon dh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të pun...
Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis çdo herë...
Moderatori dhe gazetari Edi Manushi është paraqitur në...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shq...
Ditën e sotme, drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një ftesë të...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlli...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas shpifj...
Gazetari Robert Papa ka zhvilluar një intervistë me is...
Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK kreun e bashkisë Erion...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...