Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë urrejtjeje, presion ndaj prokurorëve e kështu me radhë. Gjuhë e turpshme, thënë nga të tjerë, por dikujt i pëlqen.
Por ka dhe prokurorë që të tilla fjalë nuk i kanë problem, por përkundrazi i quajnë fjalë të tepruara, por jo fyerje, shumë sharje, fyerje dhe kërcënime, të cilat do i rendisim më poshtë. Janë thjesht përkëdhelje e sinonime të bukura, për dikë.
Një prej tyrë është edhe Endrit Bimi, i cili jo vetëm kërkon të prishë një proces gjyqësor me fakte dhe prova, duke shtyrë pa fund seancat, por bën edhe qesharakun duke thënë se fyerjet dhe shpifjet, shantazhet dhe kërcënimet, janë thjesht humore mediatike të ditës.

Kur sot më shumë se kurrë kërkohet një vetërregullim i medieve, kërpudhat e shantazheve dhe gjobëvëniës kërkojnë t'i shpëtojnë drejtësisë edhe me ndihmën e prokurorëve si Endrit Bimi, fatkeqësisht.
Ky shkrim është përtej etikës, por po shkruhet për t'u treguar të gjithëve se duhet që media të ketë drejtësinë e saj dhe prokurorët s'mund të jenë palë apo qesharakë në këto procese.
Nuk janë prokurorët as fundërrina e as hajdutë e as gjobaxhinj, pyll pa derra s'ka, siç është dhe gazetaria. Bimi ndoshta është një prokuror i ndershëm dhe profesionist, por disa shprehje i pëlqejnë dhe i duken sinonime e përkedheli.
Më poshtë po i rendisim disa fraza e shprehje që ndoshta prokurori Bimi duke i lexuar mbi shpinën e vetë do të ndiente “kënaqësi”. Kështu krijon dhe precedentin që të shahen, fyhen, ofendohen, kërcënohen dhe shantazhohen të gjithë njerëzit. Dhe kur t'ia thonë Bimit, ky i fundit të mos ketë pse të mërzitet edhe kur të jetë viktimë e skandaleve të tilla.
Le t'i vendosim të gjitha fjalët në dy momente, sikur Bimi akuzon apo e akuzojnë. Kjo është një mënyrë për të kuptuar më qartë të vërtetën. Por besojmë dhe shpresojmë që zotit Endrit Bimi mos t'i ndodhin kurrë këto lloj formash mediatike publike.
“Fundërrinë, gjobaxhi, pazarxhi, klloun tavolinash”, mund t'i thuhet kjo prokurorit Bimi?
“Pasi dështove të vije gjobë, fillove me histori parimore. Do të padis për gjobëvënie, fshehje të ardhurash, shantazh, mashtrim dhe evazion fiskal”, kur padi të tillë nuk pati prej vitesh, a mos jeni duke shantazhuar për llogari të dikujt tjetër, një gazetar, zoti prokuror?
“Ushqehesh me lekët e krimit. Gjobëvënës i specializuar dhe mashtrues”, mund të jeni ju i tillë zoti prokuror?
“Babai yt, oficer sigurimi”, po i yti a është gjallë dhe e ka këtë akuzë?
“U riktheve në tregun e gjobëvënies. Ke vënë gjoba, ke bërë korrupsion”, jeni në Vetting, a mund të thuhen këto për një prokuror të ndershëm si ju?
Këto janë pak a shumë, por ka edhe të tjera që vijnë pas këtyre. Që shkojnë deri te kërcënime e shpifje apo fyerje të përsëritura për gazetarë, autoritete shtetërore etj, etj.
Nekrofil, këtë të fundit le ta mbajnë kufomat mediatike të lidhura me klanet e drogës, që kërcënojnë, fyejnë dhe shantazhojnë gazetarët dhe prokurorët.
Ky shkrim nuk ka si qëllim as ta fyejë dhe as ta denigrojë figurën e prokurorit Endrit Bimi, por thjesht të bëjë çdo prokuror të kuptojë se me veprimet dhe mosveprimet e tyre po nxisin urrejtje, frymë fyese dhe denigruese, tolerojnë kriminelë mediatikë, të cilët në emër të fjalës së lirë dhe tolerimeve nga drejtësia po bëjnë kërdinë me gjoba dhe shantazhe, fyerje dhe kërcënime publike.
Në rast se fjalët e mësipërme janë liri mediash, do të përdoren për të gjithë: prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e deri te çdo qytetar i thjeshtë.
Me respekt për prokurorin Endrit Bimi nga stafi i CNA.al, ky shkrim i parë le t'i shërbejë ndërgjegjësimit të sistemit të drejtësisë, por edhe vetë medias dhe stafeve të tyre. Këtu nuk përjashtojmë dhe veten për çdo teprim, por kurrë nuk kemi qenë e nuk do të jemi në nivelin e këtyre “fjalëve të bukura” që i pëlqejnë ndonjë prokurori.
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Enkelejd Alibeaj gjithë këto muaj nuk paska bërë gjë tjetë...
Që prej datës 14 Mars Enkelejd Alibeaj ka marrë të çertifi...
Ka një zgjidhje për heronjtë e Vulës që tani po përdri...
Sot mediat u rikthyen sërish te një lajm i vjetër, hetimi ...
Në mbledhjen e thirrur nga Alibeu në selinë e kushtueshme ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...