
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një seancë radhe, bëhet fjalë për Fierin.
Pas Elbasanit, që u kërkuan 57 vite burg, që në fakt janë shumë pak, për një grup të strukturuar kriminal, i cili nuk hetohet si i tillë, i erdhi radha Fierit, por ende nuk është hapur kapaku i pusetës, ai i Tiranës.
Kompanitë fillojnë me Stela Gugallen, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, që njihet si "truri" i inceneratorëve dhe të gjithë bashkë kanë marrë mbi 150 milionë euro.
Mbi 100 mijë euro afërsisht ka marrë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston si incenerator, por është thjesht dhe vetëm landfill dhe sot pas 6 vitesh që duhej të kishte mbaruar investimi, nuk ka incenerator. Rreth 50 milionë euro janë inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, të dy jashtë funksionit.

150 milionë euro, ndërkohë Klodian Zoto është dobësuar dhe vjen vërdallë rrugëve të Tiranës gjoja fshihet në kryeqytet. Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja, marrin miliona euro në Vjenë, ku jetojnë si mbretër dhe shqiptarët e varfër paguajnë nga xhepi i tyre një incenerator që nuk ekziston dhe dy të tjerë që nuk punojnë.
Me këto para paguhen horrat mediatikë që vijnë vërdallë në Tiranë, korruptohet drejtësia, ndërkohë shqiptarët rrinë dhe vështrojnë.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pritshmëritë i ka të mëdha, por ende për inceneratorët nuk po shohim asgjë.
Duket se thjesht dhe vetëm po i vihet kapaku dhe po mbyllet një çështje. Afera korruptive e shekullit, të cilën duan ta ekzekutojnë, duke u marrë me pllakat e banjave të Arben Ahmetajt dhe duke ia lënë të gjithë faturën Klodian Zotos dhe Lefter Kokës apo Bllakos që ndodhen brenda.

Në fakt, e vërteta është përtej Klodian Zotos, përtej Arben Ahmetajt, afera e inceneratorëve, shkon te mediat, shkon te qeveria, shkon te kryetarët e bashkive, që nga Subashi i Fierit që është i provuar me dëm ekonomik apo në Elbasan e deri te Tirana, ku ende nuk po mban përgjegjësi asnjë zyrtar.
Altin Dumani shkoi me tam tame shumë të mëdha në krye të SPAK-ut, pritshmëritë ndaj tij janë të shumta.
Ambasada e SHBA-së i ka dhënë çdo mbështetje, por ende nuk kemi asgjë, thjeshtë dhe vetëm veprime të kryera më parë dhe një propagandë e shfrenuar mediatike për ta mbuluar çështjen, për ta hequr vëmendjen, për ta relativizuar, për të shkrirë kauzën, duke hedhur akuza, por në fakt kauza e inceneratorëve mbetet atje sido të akuzohet çdo individ që është marrë me këtë çështje.
Afera është atje, 150 milionë eurot e paguara, të transferuara, janë atje. Mirel Mërtiri është aty, Klodian Zoto është aty, Stela Gugallja është aty, bosët e inceneratorëve janë në arrati, ndërkohë ka akoma fakte të reja dhe dokumente që lidhin Elbasanin, Fierin dhe Zimbabven.
Grupe të caktuara kanë ardhur nga Zimbabve dhe janë paraqitur në inceneratorin e Fierit, ku kompania e ka reklamuar si suksesin e saj, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk pranohen nga kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës.
Gjithsesi, faktet atje i ka Altin Dumani, ashtu si dhe disa dokumente të tjera edhe më përvëluese që do të dalin ditë pas dite pa u ndalur, deri në momentin që do të hetohet deri në fund afera e inceneratorëve dhe do të dalin pagesat për një incenerator që nuk ekziston dhe do të shkojë para ligjit çdo person që ka abuzuar dhe vjedhur taksat e shqiptarëve të varfër për një incenerator në Fier që nuk punon dhe atë në Elbasan që herë ndizet e herë fiket, por ka një kosto marramendëse, pasi është thjesht dhe vetëm një kazan me naftë që do miliona euro për t'u vënë në punë.
Afera e inceneratorëve është aty, Altin Dumani është aty, prokurorët janë aty dhe nuk mund ta kthejnë çështjen thjesht dhe vetëm në një fasadë të lyer me bojë si këto që bën Rilindja.
Afera e inceneratorëve është një godinë që duhet shembur, për të shembur korrupsionin politik dhe ekonomik në Shqipëri./ CNA.al
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...