Faktet/ Pse Veliaj e vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Një proces elektoral që nxori minimunin historik të votuesve, socialistët e Ramës qartazi kanë fituar. Opozita duhet të shikojë problematikat e saj. Kjo ishte një humbje e dhimbshme, e paralajmëruar, për opozitën dhe një votë thuajse plebishitare dhe rikonfirmim për kryeministrin Rama, por zgjedhjet tashmë mbaruan.
Flaka politike fillon dhe zbehet dhe njerëzit duan të shikojnë drejtësinë e shumëpritur, drejtësinë e reformës së nisur 8 vite më parë.
Zgjedhjet mbaruan, socialistët i fituan, por inceneratorët vazhdojnë, vazhdojnë të marrin para. Qëndrojnë ngrehinat në Fier dhe Elbasan, por nuk punojnë.

Në Tiranë nuk ka incenerator fare, sot 6 vjet pas firmosjes së kontratës koncesionare, kompania "Integrated Energy", fituesja e këtij koncesioni, nuk e ka ndërtuar inceneratorin.
Sipas kontratës dhe studimit të fizibilitetit, duhet të ndërtohej për 6 vite, ndërsa ende sot nuk është ndërtuar, pa folur më tej se kjo kompani ka ndryshuar disa herë aksionerët, të cilët fillojnë që te Klodian Zoto e tani përfundojnë te disa aksonerë italianë.
Mohimi i vazhdueshëm se nuk kanë lidhje me Stela Gugalljan, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e të tjerë, ndërkohë që kompania i ka pasur bashkëpunëtorë, konsulentë, nënkontraktorë e themelues e deri te detaji i “Limon Mango”-s, email-it ku kërkohet konfirmimi i administratorit të Tiranës. Kush fshihet pas “Limon Mango”-s do ta themi më tej, ditë pas dite.
CNA ka mundur të sigurojë edhe dokumente të tjera ekskluzive në lidhje me kontratat e shitjes së aksioneve, kontrata të "shitjes me kusht", e të tjera si këto.
Por SPAK-u nuk duhet të heshtë, zgjedhjet tashmë mbaruan, meqë ky institucion kërkoi të qëndronte larg debateve politike, tani ka ardhur koha t'i rikthehet punës.
CNA çdo ditë do t'i bëjë një letër publike SPAK-ut, Altin Dumanit, prokurorëve, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Le ta quajmë sot dita e parë pas zgjedhjeve.

Zoti Dumani ditën e hënë e ka ditë pune dhe duhet të ketë disa rezultate në lidhje me hetimet për inceneratorët.
Zoti Dumani duhet të na tregojë se nuk është një ministër i qeverisë, por një njeri që mbron qytetarët nga korrupsioni, një jurist i vërtetë, profesionist, së bashku me stafin e tij që do të na tregojnë të vërtetën e inceneratorëve.
Ne çdo ditë do t’i publikojmë, jo një, por më shumë shkrime, të cilat përveç fakteve dhe dokumenteve ekskluzive, do t’i kujtojnë zotit Dumani se ka ende media që qëndrojnë këtu përtej çdo shantazhi, sulmi apo akuze, përtej çdo kërcënimi, fyerje që vjen nga banda mediatike e grupit kriminal të inceneratorëve, deri ditën që do të zbardhet e vërteta.
Do ta kujtojmë ditë pas dite zotin Dumani se ndoshta edhe ai i fundit ka nevojë për mbështetje dhe për kurajë për të zbradhur të vërtetën e korrupsionit të inceneratorëve që nuk fillon dhe mbaron aty ku duan ta vulosin banditët mediatikë, por fillon dhe mbaron te tufa e zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kërkojnë të fshihen në arrati./ CNA.al
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Numërimi i votave në bashkinë Kurbin është pezulluar përko...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i lum...
Shefja e misionit të OSBE-ODIDR-it, Audrey Glover ka shpre...
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë ultimatum KZAZ-v...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërim...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit n...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit n...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit n...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit n...
Rreth 4 orë pas përfundimit të procesit të votimit, ka fil...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet...
Pak më parë ka filluar procesi i numërimit në Bashkinë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e v...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e v...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin...
Nga një monitorim i bërë nga CNA dhe përpunimi i të dhënav...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...