Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, një humbje katastrofë që vjen nga çorganizimi, nga paaftësia, nga fakti që pritshmëritë e opinionit ishin të ulëta, jo për shkak të premtimeve, por për shkak të atyre njerëzve që shfaqeshin ndoshta në krah të kandidatëve.
Shumë nga kandidatët ishin të rikandiduar, humbës të mëparshëm, servilë të Lulzim Bashës, e kështu me radhë, pa folur pastaj për fytyrën e Flamur Nokës që shkëlqen si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ervin Salianjit, Albana Vokshit & Co.

Njerëz që qëndronin në krah të Bashës, që sot kujtojnë se mund t’i gënjejnë njerëzit e të mbledhin votat sepse ka ikur nga karrigia Luli dhe ka ardhur në karrige Saliu.
Ndoshta është koha që dhe vetë Berisha të reflektojë. Të bindurit, apo servilët t’i kalojë në një front tjetër, përpara duhet të ketë të rinj, duhet të ketë zhvillim tjetër dhe një alternativë të vërtetë.
Mirë doktori nuk jep dorëheqjen, po këta të tjerët kujt i duhen? Për çfarë shërbejnë?
Cili ishte rezultati që regjistroi Arben Ristani në Korçë?

Ishte gati 5 mijë vota më pak se zgjedhjet lokale të vitit 2015, rival tjetër nga partia e Lulit dhe e Alibeajt nuk kishte. Për çfarë duhet Arben Ristani kur dështon kudo që shkon?
Flamur Noka në Elbasan, një humbje katastrofike me një rezultat spektakolar për socialistët. Ku ndryshoi nga Gazment Bardhi që u kryqëzua në zgjedhjet e 2021-shit?
Ka një rezultat shumë të dobët, e të gjithë me radhë kështu, përfshi dhe Edmond Spahon apo ndonjë personazh tjetër politik që ka 15 vjet mban karrigen dhe e quan veten kryetare e gruas e ndonjë tjetër që gjithmonë rri nënkryetar, e kështu me radhë.
Është koha që PD të rikthehet te një proces i vërtetë hapjeje, ndryshimi e rithemelimi, jo një farsë që nga Foltorja në Rithemelim na soli Flamur Nokën gjeneral në PD.

Ndoshta lufta me mullinjtë e erës dhe Sanço Pançot e Don Kishotët vërdallë mund të prodhojnë shumë, por jo më shumë sesa kaq në këto zgjedhje. Dikush mund të dojë t’i mbajë, dikush tjetër pretendon se do të kalojnë dhe dy vjet dhe shqiptarët do të ndryshojnë, do t’i pranojnë.
Jo! Aspak! Me këta individë të paaftë në organizim, me emra të rikandiduar dhe emra të konsumuar, PD do ta ketë shumë vështirë, përfshi këtu dhe pjesën e bashkimit, që duket e pamundur tani me përplasjet e ashpra që po ndodhin ditë pas dite.
Ndaj dhe koha ka ndezur një llampë të kuqe, alarm për opozitën, një bojkot masiv që iu drejtua asaj. Kandidatët kanë të gjithë me mijëra vota më pak sesa zgjedhjet e 2021-shit apo zgjedhjet e 2015-ës, ndërkohë që të majtët janë prej 10 vitesh në pushtet.
Përçarja, ka shumë faktorë, blerje votash dhe çdo akuzë tjetër mund të hidhet, por në përfundim e gjitha nuk ngelet gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm justifikim politik.
PD-ja ka humbur zgjedhjet dhe alternativa opozitare nuk u mbështet nga qytetarët, për më tepër ranë edhe shumë bastione.
Ishte një frymë kombëtare, e gjithë Shqipëria nuk mund të blihet.
Prandaj, mirë doktori do të qëndrojë e nuk e heqin dot, apo të gjithë e pranojnë dhe thonë se nuk ka bërë asnjë gabim, po këta të tjerët kujt i duhen dhe çfarë i sjellin Partisë Demokratike?
Ka edhe më keq se kaq, siç ishte 2021-shi mund të ketë dhe në 2025-ën. Prandaj opozita duhet të hapë sytë dhe jo të futet nën sqetullat e individëve që kërkojnë gjithëpushtetshmërinë dhe karriget për interesat e tyre dhe jo fitoren e Partisë Demokratike./ CNA.al
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Mirel Mërtiri, apo “truri i inceneratorëve”, siç e ka ...
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryem...
Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...