
Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për marrin pjesë në to”.
“Presim që organet kompetente të veprojnë profesionalisht”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Vendet QUINT-it u bënë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën që mund të prishë zgjedhjet”.
Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se kërkesat e tyre për kthimin në institucionet e Kosovës – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive speciale të Kosovës nga veriu - nuk janë plotësuar.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar procesin e riregjistrimit nga targat serbe në ato të Kosovës.
Këto zgjedhje lokale tashmë janë shtyrë një herë në dhjetorin e kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Edhe atëherë Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë, ndërkaq, në prag të përgatitjes së procesit zgjedhor, u regjistruan disa incidente, ku u përdorën armë zjarri dhe granata dore.
Më 23 mars, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj.
Në një komunikatë për media, ajo theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale tashmë janë shtyrë një herë dhe ftoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen më 23 prill.
Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të shtyjnë afatin për paraqitjen e kandidaturave.
Afati për paraqitjen e kandidaturave ka kaluar më 22 mars.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por se vetëm është konfirmuar kandidatura e atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.
Që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe me mbështetjen e Beogradit, pothuajse në të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave të votuesve nga radhët e komunitetit serb.
Mirëpo, misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian, në raportet e tij pas zgjedhjeve, rregullisht konstaton se Lista Serbe “e ka monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”, dhe se janë regjistruar raste të frikësimit, përkatësisht, se votuesve u është bërë presion nga kandidatët dhe aktivistët e Listës Serbe./ REL
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara ...
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një m...
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullg...
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Organizata Botërore e Shëndetësisë akuzoi sot Elon Musk, p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi ...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan...
Drejtori ekzekutiv i “TikTok”, Shou Chew, është shprehur s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...