
Blinken i premton Kongresit paraqitjen e analizës për tërheqjen nga Afganistani
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mungesën serioze të fuqisë punëtore, edhe vetë politikanët drejtues po shtrojnë si opsion tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Lindjes së Afërt.
Zv/kryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, ka konfirmuar se shumë kompani vendase ankohen se vështirë gjejnë fuqi punëtore. Zgjidhjen, siç tha ai, e sheh në importimin e punëtorëve nga vendet ku paga mesatare është 200 euro. Pavarësisht rritjes së pagës minimale, por edhe asaj mesatare, Maqedonia e Veriut, sipas tij, ka nevojë për 10.000 punëtorë në vit.
"Ata po ikin për paga mesatare më të larta. Paga mesatare në vendin tonë ka arritur në 550 euro, ndërsa paga për të cilën shkojnë të punojnë është 1100 euro, ndërsa në vendet prej nga vijnë punëtorët te ne rroga mesatare është 200 euro. Është një cikël i natyrshëm i lëvizjes së fuqisë punëtore”, vlerëson Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër i Ekonomisë.
Qeveria është në bisedime me Odat Ekonomike për të konkretizuar se nga cilët sektorë të sjellë fuqi punëtore nga jashtë. Si sektor më të rrezikuar ku ndihet mungesa e fuqisë punëtore janë ndërtimi, hoteleria dhe turizmi, sektorë nga të cilët shumica e punëtorëve tanë shkojnë jo vetëm si punëtorë sezonalë, por edhe qëndrojnë në vendet e Bashkimit Europian ku ka paga shumë më të larta dhe kushte më të mira pune.
Deanoski: Importi i fuqisë punëtore nga jashtë nuk është zgjidhje
Kryetari i sindikatës së punëtorëve, Tërpe Deanoski, thekson se punëtorët nga Bangladeshi ose Pakistani që vijnë në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë rastin që përmes vendit tonë të shkojnë në vendet e BE-së.
"Punëtorët e importuar nuk shihen si garanci, sepse po të njëjtit sapo të fitojnë të drejtat e tyre mund ta shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si 'trampolinë' për të përfunduar në vendet e BE-së. Pas një apo dy muajve edhe ata që vijnë për të punuar këtu do të largohen në vendet e BE-së, ku gjithashtu ka nevojë të madhe për punëtorë si dhe ka paga më të larta", thotë Tërpe Deanoski kryetar i sindikatës së punëtorëve.
Së paku tri agjenci maqedonase janë në negociata për import të fuqisë punëtore nga jashtë. Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, thotë se kjo tashmë është praktikë e vendosur në Kroaci dhe Bullgari, ku kompanitë ndërtojnë edhe konvikte për punëtorët e huaj, të cilët kryesisht vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Largët. Dimitrov ka marrë një ofertë për punëtorë nga Nepali, por negociatat janë duke u zhvilluar edhe me Bangladeshin, Pakistanin dhe Indonezinë.
"Nëse nuk e bëjmë këtë, me largimin e të rinjve, do të mbetemi pa punëtorë, ekonomia dalëngadalë do të shembet dhe buxheti do të mbetet pa para”, thotë Dimitrov. Sipas tij, mungesa e punëtorëve është problem serioz, ndaj bizneset duhet të bëjnë llogari për mbajtjen e punëtorëve duke i nxitur me rritje të pagave dhe masa të tjera stimuluese.
Largimi i fuqisë punëtore nga vendi, në rritje e sipër
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se mungesa e punëtorëve po bëhet problem gjithnjë e më serioz për funksionimin e shumë bizneseve. Hazbi Ibrahimi, i cili udhëheq një kompani ndërtimi, thotë se mungesa e punëtorëve në vend, veçanërisht e atyre që punojnë në profile të caktuara si hidraulik, saldator etj, e ka detyruar të sjellë punëtorë nga Turqia dhe Shqipëria. Ai kërkon lehtësimin e procedurave për prurjen e punëtorëve të huaj pasi ai personalisht është përballur me shumë telashe administrative gjatë marrjes së lejes së qëndrimit dhe asaj për punë për punëtorët e huaj në Maqedoninë e Veriut.
"Në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune, një punëtor i huaj mund të sillet vetëm nëse kompania nuk ka arritur të sigurojë punëtorë pas tri shpalljeve publike”, thotë Ibrahimi.
Oda e Zejtarëve të Maqedonisë së Veriut ka theksuar se tanimë ka filluar të ndihet mungesa e zejtarëve të ndryshëm dhe mjeshtrave në profile të caktuara si rrjedhojë e një numri të madh të atyre që janë larguar me punë të përkohshme në vendet europiane.
"Shteti është dashur që më shumë të kujdeset për ne zejtarët. Tani kanë filluar të bëhen disa përpjekje, por kjo nuk mund ta ndalë tendencën e largimit, pasi në vendet europiane puna e tyre vlerësohet shumë më tepër”, thotë Agron Fazliu nga Oda e Zejtarëve.
Zoran Koçoski, i cili drejton një agjenci që ndërmjetëson për angazhimin e punëtorëve nga Maqedonia e Veriut jashtë vendit, thotë se vetëm për në Gjermani brenda vitit largohen 2.000 deri 3.500 qytetarë.
"Këto shifra kanë të bëjnë me emigrimin e personave me dokumentacion të rregullt, përkatësisht leje për punë dhe vizë që nënkupton leje qëndrimi. Por, në bazë të parashikimeve tona, tre mijë deri në pesë mijë qytetarë të tjerë përmes kanaleve të ndryshme kërkojnë mënyra për t'u shpërngulur në Gjermani”, thotë Koçoski.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut për çdo vit përcakton kuotën e lejeve për punëtorët e huaj, e cila bazohet në politikën e emigracionit, si dhe luhatjet në tregun e punës. Kjo kuotë nuk mund të kalojë 5 për qind të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, e cila është në marrëdhënie pune./ DW
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan...
Drejtori ekzekutiv i “TikTok”, Shou Chew, është shprehur s...
Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të O...
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...
Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 milia...
Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavir...
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i bl...
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij ...
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërm...
Nga ora 6 e mëngjesit të datës 22 mars dhe për 24 orë të gji...
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gj...
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione nda...
Një shtetas kosovar ka sulmuar efektivin e policisë në pik...
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ...
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëve...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin me iniciale A. C., m...
Një makinë u dogj ditën e sotme në fshatin Gëziq...
Autoritet spanjolle kanë kapur një sasi prej 1700 kg kokai...
Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën krimina...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Politikani Fatmir Limaj ka zbuluar “prapaskenat” e sit...
Pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen, em...
Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...