
Në bashkëpunim me trafikantë droge/ Pezullohet nënkomisari në Fier
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ...
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij tre-ditore në Moskë, ku një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte propozimi kinez për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mirëpo, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, presidenca amerikane është pesimiste që bisedimet e udhëheqësit kinez me presidentin rus Vladimir Putin do të hapin rrugën për paqe në Ukrainë.
Në Moskë, presidenti i Kinës, Xi Jinping u prit me nderime të larta. Presidenti Putin shtroi darkë shtetërore.
“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur me vendosmëri normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare mbështetur në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”, tha presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti Xi bëri thirrje për zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë, thirrje kjo e mbështetur nga presidenti Putin.
“Ne besojmë se shumë pika të planit të paqes të Kinës janë të ngjashme me qëndrimet ruse dhe mund të formojnë bazën për një zgjidhje paqësore, kur Perëndimi dhe Kievi të jenë gati për të. Megjithatë, nga ana e tyre ende nuk po shohim një gatishmëri të tillë”, tha udhëheqësi rus, Putin.
Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimin e presidentit Putin.
“Ne nuk kemi parë asgjë që ata kanë thënë apo paraqitur, që na jep shpresë se kjo luftë do të përfundojë së shpejti”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Përpara takimit të presidentëve Putin-Xi, SHBA-të paralajmëruan kundër një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Kina, duke thënë se ai do t’i ishte konfirmim i agresionit rus në Ukrainë.
Takimi i dy udhëheqësve megjithatë nuk prodhoi një propozim për armëpushim. Zoti Kirby tha se SHBA-të do të mbështesin bisedimet e ndërmjetësuara nga Pekini nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy besonte se ato do të çonin në një paqe të drejtë. Për zotin Zelenskyy, kjo do të arrihej nëse paraprakisht trupat ruse tërhiqen nga i gjithë territori ukrainas i pushtuar nga Rusia.
“Unë dyshoj se Rusia do të pajtohej me këtë kusht. Ata e kanë refuzuar atë duke mos e konsideruar as si pikënisje për negociata”, tha George Beebe, nga “Quincy Institute for Responsible Statecraft”, një organizatë jo qeveritare amerikane me seli në Uashington./ VOA
Presidenti Zelenskyy u takua të martën me Kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, udhëheqësi më i fundit i aleancës perëndimore, që viziton Kievin.
“Duke pasur parasysh forcën e Japonisë, ndikimin e saj në Azi në mbrojtje të paqes dhe rendit ndërkombëtar dhe përgjegjësinë e Japonisë si kryesuese e grupit të 7 vendeve më të industrializuara (G7), bisedimet tona sot mund të japin vërtet një rezultat me ndikim global”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Pas takimit të tij me presidentin Putin, presidenti kinez mund të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin Zelenskyy, por kjo nuk është konfirmuar./ voa
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërm...
Nga ora 6 e mëngjesit të datës 22 mars dhe për 24 orë të gji...
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gj...
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione nda...
Një shtetas kosovar ka sulmuar efektivin e policisë në pik...
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ...
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëve...
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçi...
Plani i Kinës për të ndaluar luftën mes Ukrainën dhe Rusisë ...
"Një sëmundje misterioze që ka marrë jetën e të paktën pes...
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erd...
Presidenti kinez, Xi Jining dhe presidenti rus, Vladim...
Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizi...
Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve Abrams në Ukra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presi...
Kompania Phillips 66 po premton një të ardhme më të gjelbë...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë s...
Parisienët shprehën zhgënjim të martën (21 mars), pas dësh...
Zyrtarët rusë dhe ukrainas bënë deklarata kontradiktor...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ...
Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë bërë të mundur...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes penale...
Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një hotel në fshatin Vra...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativis...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Pol...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...