“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizionit duke pretenduar se rrjeti e ka vënë atë nën trysni, duke i kërkuar të mos thotë të vërtetën lidhur me një padi për shpifje, që është ngritur ndaj këtij rrjeti.
Kompania Dominion, prodhuese e aparaturave për votim elektronik, ka paditur Fox New-in për shpifje, duke akuzuar rrjetit mediatik se u ka dhënë zë pretendimeve të rreme, për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Në padinë e ngritur Abby Grossber, e cila është detyruar, sikurse thotë ajo, të marrë leje nga puna, pretendon gjithashtu se rrjeti e ka diskriminuar për shkak të gjinisë dhe besimit hebre.
Aktpadia vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë e shtetit të Delauerit ka nisur seancat dëgjimore në betejën ligjore mes Fox New-it dhe kompanisë ‘Dominion Voting Systems’, që kërkon një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh nga rrjeti televiziv.
Padia e kompanisë Dominion e ka vënë në një situate të vështirë rrjetin Fox News, duke treguar trysninë politike ndaj programeve të tij dhe se si figurat televizive të rrjetit shpreheshin privatisht me përçmim ndaj ish-Presidentin Donald Trump.
Kompania Dominion, me bazë në Denver, që prodhon makineritë për numërimin e votave, pretendon se disa nga punonjësit e Fox News përhapën pretendime të pavërteta të bëra nga aleatë të zotit Trump se makineritë e saj ndryshuan votat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe se Fox-i u kishte dhënë mundësi të ftuarve të shpifnin në kurriz të kompanisë.
Avokatët e Fox News-it argumentojnë se rrjeti ishte i detyruar të raportonte mbi një nga lajmet më të rëndësishme të kohës, akuzat e presidenti për manipulim në zgjedhje. Të dhënat e publikuara më parë mbi këtë rast tregojnë se personalitete dhe drejtues të Fox News-it kishin dyshime mbi këto pretendime, por megjithatë në mënyrë të vazhdueshme i dhanë kohë televizive të ftuarve që ngrinin këto pretendime.
Gjykatësi i shtetit të Delauerit, Eric Davis dëgjoi të martën argumentat e të dyja palëve. Për të fituar çështjen, kompania Dominion duhet të bindë gjykatësin Davis se punonjësit e Fox News-it vepruan me keqdashje të vërtetë ose shpërfillën të vërtetën . Zoti Davis u tha avokatëve të të dyja palëve se nuk ka marrë ende vendim.
“Duhet të informohem”, tha gjykatësi kur filloi seanca. "Unë nuk kam marrë paraprakisht asnjë vendim.
Nëse zoti Davis lejon vazhdimin e çështjes, gjyqi është planifikuar të fillojë më 17 prill.
Në padinë e saj, të paraqitur të hënën në gjykatën federale në qytetin e Nju Jorkut, zonja Grossberg pretendon se avokatët e Fox-it e këshilluan atë të mos punësonte një avokat personal për çështjen dhe i lanë të kuptonte se nuk duhet të ishte "shumë e sinqertë" në dëshminë e saj.
Gjatë dëshmisë së saj, kur u pyet nga një avokat i kompanisë Dominion nëse ishte e rëndësishme të korrigjohej një gënjeshtër që një e ftuar kishte thënë në një nga emisionet e saj, zonja Grossberg u përgjigj: "Jo".
Në padi, ajo thotë se e dha atë përgjigje sepse mendonte se kjo do ishte përgjigja që do t’i shërbente interesave të Fox News-in.
Po ashtu, në padi, zonja Grossberg tha se ishte producente për programin e zotit Tucker Carlson në kohën kur u detyrua të merrte lejen dhe kishte punuar më parë me një tjetër personalitet të shquar të rrjetit, Maria Bartiromo.
Fox u kundërpërgjigj duke ngritur një padi që synon të ndalojë producenten që të bëjë publike diskutimet konfidenciale me avokatët e kompanisë.
Në padinë e saj zonja Grossberg pretendon se në fillim të këtij viti, Fox-i bëri një vlerësim të ulët për punën e saj, kjo pasi ajo ishte ankuar për diskrimin të përsëritur gjinor, veçanërisht në programin e zotit Carlson, me të cilin ajo po punonte së fundmi.
Sipas saj në zyrat e programit ishte vendosur një poster i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, veshur me rroba banje dhe se personeli i emisionit bënte shaka të vrazhda e seksiste për politikanët gra./VOA
Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve Abrams në Ukra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presi...
Kompania Phillips 66 po premton një të ardhme më të gjelbë...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë s...
Parisienët shprehën zhgënjim të martën (21 mars), pas dësh...
Zyrtarët rusë dhe ukrainas bënë deklarata kontradiktor...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në rend di...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se qëndrim...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se faktorët n...
Ministrja e Arsimit të Gjermanisë nënshkroi një marrëv...
“Presidenti kinez Xi Jinping duhet t'i bëjë presion Vl...
Presidenca e Emanuel Makron po përballet me krizën e s...
Departamenti i Shtetit thotë se çështjet më të rëndësishme...
Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një vizitë të ...
Në raportin e Departamentit amerikan Shtetit, që dokumento...
Ndërsa mbështetja amerikane për Ukrainën është ende e fort...
Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocion...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...