Pjesë e një grupi kriminal/ Vëllezërit Tate në burg edhe për një muaj
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...

Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të OKB-së për ujin në më shumë se 45 vjet, thotë se 26% e popullsisë së botës nuk ka qasje tek uji i pijshëm i sigurt dhe 46% nuk kanë qasje tek elementet bazë të higjienës.
Raporti i OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit 2023, i publikuar të martën, ofron një pamje të zymtë të hendekut të madh që duhet të tejkalohet për të përmbushur objektivat e OKB-së, për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje tek uji i pastër dhe elementet bazë të higjienës deri në vitin 2030.
Richard Connor, kryeredaktor i raportit, tha në një konferencë shtypi se kostoja e vlerësuar për përmbushjen e objektivave është midis 600 miliardë dhe 1 trilion dollarë në vit.
Por po aq e rëndësishme, tha zoti Connor, është krijimi i partneriteteve me investitorët, financuesit, qeveritë dhe komunitetet e prekura nga ndryshimet klimatike, për të siguruar që paratë të investohen për të mbështetur mjedisin dhe për të siguruar ujë të pijshëm për 2 miliardë njerëz që nuk e kanë atë dhe kanalizime për 3.6 milionë njerëz në nevojë.
Sipas raportit, përdorimi i ujit në shkallë botërore është rritur me afërsisht 1% në vit gjatë 40 viteve të fundit “dhe pritet të rritet me një ritëm të ngjashëm deri në vitin 2050, i nxitur nga një kombinim i shtimit të popullsisë, zhvillimit socio-ekonomik dhe ndryshimit të strukturave të konsumit.
Zoti Connor thotë se rritja aktuale e kërkesës po ndodh në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, ku ajo nxitet nga rritja industriale dhe veçanërisht nga rritja e shpejtë e popullsisë në qytete. Pikërisht në këto zona urbane "kemi një rritje të madhe të kërkesës", tha ai.
Ndërsa bujqësia përdor 70% të të gjithë ujit në shkallë botërore, tha zoti Connor, ujitja për të mbjellat duhet të jetë më efikase. Disa vende tha ai përdorin metoda efikase që kursejnë ujin, duke mos cënuar furnizimet për qytetet.
Si rezultat i ndryshimit të klimës, thuhet në raport, “mungesa sezonale e ujit do të rritet në rajonet ku është aktualisht e bollshme – si Afrika Qendrore, Azia Lindore dhe pjesë të Amerikës së Jugut – dhe do të përkeqësohet në rajonet ku uji tashmë është në mungesë, si Lindja e Mesme dhe Saharaja në Afrikë”.
Mesatarisht, "10% e popullsisë së botës jeton në vende me mungesa të larta ose kritike uji. Deri 3.5 miliardë njerëz jetojnë në kushte me mungesa uji të paktën një muaj në vit, thuhet në raportin e lëshuar nga UNESCO.
Që nga viti 2000, përmbytjet në tropikë janë katërfishuar. Prirjet për thatësira janë më të vështira për t'u parashikuar, tha ai, "megjithëse një rritje në intensitetin e thatësirave dhe temperaturave ekstreme mund të pritet në shumicën e rajoneve si rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të klimës".
Sa i përket ndotjes së ujit, tha zoti Connor, burimi më i madh i ndotjes janë ujërat e zeza të patrajtuara.
"Globalisht, 80% e ujërave të zeza derdhen në natyrë pa u trajtuar," tha ai, "në shumë vende në zhvillim kjo shkallë është pothuajse 99%.”
Këto dhe çështje të tjera, përfshirë mbrojtjen e ekosistemeve ujore, përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore, rritjen e ripërdorimit të ujit dhe nxitjen e bashkëpunimit përtej kufijve për përdorimin e ujit do të diskutohen gjatë Konferencës së OKB-së për Ujërat të bashkëkryesuar nga Mbreti Willem-Alexander i Holandës dhe Presidenti Emomali Rahmon i Taxhikistanit. Në konferencën që fillon punimet të mërkurën marrin pjesë 171 vende dhe 20 organizata./VOA
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...
Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 milia...
Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavir...
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i bl...
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij ...
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërm...
Nga ora 6 e mëngjesit të datës 22 mars dhe për 24 orë të gji...
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gj...
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione nda...
Një shtetas kosovar ka sulmuar efektivin e policisë në pik...
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ...
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëve...
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçi...
Plani i Kinës për të ndaluar luftën mes Ukrainën dhe Rusisë ...
"Një sëmundje misterioze që ka marrë jetën e të paktën pes...
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erd...
Presidenti kinez, Xi Jining dhe presidenti rus, Vladim...
Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizi...
Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve Abrams në Ukra...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...