
Silva Bino paraqitet në SPAK
Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur në Prokur...
Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur në Prokur...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur atë.
Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të senatores demokrate, Jeanne Shaheen, lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.
“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.
Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe duhet kohë.
“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha zoti Blinken.
Sekretari i Shtetit, Blinken, tha gjatë seancës se përparimi që është arritur mes Serbisë dhe Kosovës është shpresëdhënës, veçanërisht ai i fundjavës së kaluar për të zbatuar udhërrëfyesin në rrugën drejt normalizimit.
“Besoj se ajo që është e rëndësishme përveç faktit që të dyja vendet kanë rënë dakord në parim që ta bëjnë një gjë të tillë, është që këto angazhime janë pjesë e planeve të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, prandaj shpresoj që kjo të jetë një nxitje që ato t’i zbatojnë ato”, tha ai.
Senatorja Shaheen tha se ishte dakord.
“Besoj se është e rëndësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në”, tha ajo.
Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”.
“Kam diskutuar si me Kryeministrin (Albin) Kurti, ashtu edhe Presidentin (Aleksandar) Vuçiç në këtë drejtim, kështu që mendoj se ky është një moment pozitiv”, tha ai.
Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.
“Besoj se do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme nëse në angazhimet tuaja me ligjvënës të të dyja vendeve për shembull, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të çuar përpara dhe për të zbatuar këto marrëveshje, mendoj se do të ishte kritike”, tha zoti Blinken.
Ai shtoi se inkurajon me forcë angazhimin e anëtarëve të Kongresit me parlamentet e dy vendeve, si edhe me vetë udhëheqësit e dy vendeve./ Voa
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi ...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan...
Drejtori ekzekutiv i “TikTok”, Shou Chew, është shprehur s...
Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të O...
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...
Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 milia...
Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavir...
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i bl...
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij ...
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërm...
Nga ora 6 e mëngjesit të datës 22 mars dhe për 24 orë të gji...
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gj...
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione nda...
Një shtetas kosovar ka sulmuar efektivin e policisë në pik...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambie...
Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur deklaratën e Sekretares ...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Ndalimet zbatohen për importin e drithërave të Ukrainës pë...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...