Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi qartë, që Rusia e presidentit Putin mund të mbështetet tek ai – edhe në luftën e Ukrainës. Ky nuk është sinjal i mirë për diplomacinë, mendon Roman Goncharenko.
Vladimir Putin në luftën e Ukrainës ndodhet me shpatulla pas murit. Ushtria e tij nuk po avancon, ekonomia ruse po dobësohet nën sanksionet perëndimore dhe urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale e ka izoluar presidentin e Rusisë si asnjëherë më parë.
Megjithatë, për sa kohë Putini ka pas vetes një mur kinez, kreu i Kremlinit shpreson edhe më tej për fitoren dhe për një rend të ri botëror. Vizita e presidentit të Kinës Xi Jinping në Moskë duhet t'i ketë dhënë një shtysë të re kësaj shprese të Putinit.
Më shumë se kaq simbolikë vështirë të kishte: Vizita e Xi u zhvillua pikërisht në ditën kur u mbushën nëntë vjet nga aneksimi rus i Krimesë. Putin vetë, një ditë përpara kësaj vizite, vizitoi për herë të parë qytetin e shkatërruar tërësisht Mariupol – një vend i krimit më të tmerrshëm të luftës.
E kësisoj kreu i shtetit kinez zhvilloi një vizitë treditore në Rusi sikur kjo luftë brutale të mos ekzistonte. E gjitha u shoqërua me artikuj gazete, në të cilët Xi dhe Putin përbetohen për miqësinë e tyre si dhe partneritetin e ngushtë "krah për krah" të vendeve të tyre.
Kina e mban gjallë ekonominë ruse
Rezultati i dukshëm i takimit ishte: edhe më shumë tregti. Rusia e dobësuar prej luftës në Ukrainë lidhet edhe më fort me Kinën, por njëkohësisht kjo bën që t'i mundësohet asaj të vazhdojë edhe më tej me këtë luftë. Kina vazhdon të blejë gjithnjë e më shumë lëndë të para ruse dhe shet gjithnjë e më shumë mallra në Rusi. Firmat kineze tani po frekuentojnë tregjet, që përpara luftës dominoheshin nga firmat perëndimore.
Ndërsa krejt i padukshëm është një tjetër rezultat i bisedimeve për nismën e re diplomatike kineze lidhur me luftën në Ukrainë.
Eshtë për të dyshuar fort, nëse e ka vërtetë seriozisht Pekini me nismën prej dymbëdhjetë pikash, që Putini e cilësoi si "bazë për një zgjidhje paqësore të konfliktit". Po të qe ndryshe Xi nuk do kishte pritur të vizitonte Moskën pas një viti të ndërhyrjes duke mos përmendur çështjen qendrore – tërheqjen e plotë të trupave ruse.
Një ngrirje e luftës aktualisht do të ishte fitore për Putinin. Se sa seriozisht e ka vërtetë Xi me ofertën e tij për ndërjetësim, kjo do të qartësohet vetëm pasi ai të ketë biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ishte një ndër ato vizita, kur vetëm më vonë e kupton, se çfarë është biseduar pas dyerve të mbyllura hermetikisht. Eshtë për të druajtur, që Putini në radhë të parë ka synuar të informojë Xi mbi hapat e mëtejshëm të mundshëm në Ukrainë, ngjashëm si edhe përpara ndërhyrjes në shkurt 2022.
Rusia javët e ardhshme mund të përforcojë ofensivën në front, me pasoja brutale për popullsinë ukrainase. Nëse është kështu, Moska me sa duket do që ta ketë Kinën në anën e saj, edhe pse kjo është e padukshme nga jashtë.
Kina do të parandalojë dështimin e Rusisë
Perëndimi e sheh i befasuar duke mos pasur asnjë ide për aleancën, që po forocohet gjithnjë e më shumë. Ende ai është i rezervuar me kritikat e ashpra nisur nga interesat ekonomike dhe shpresa për ndërmjetësim diplomatik. Ndoshta mendohet se Kina mund të distancohet nga Moska, sapo të ketë shenja për një dështim të qartë të Putinit në këtë luftë.
Ndoshta në këtë rast shkërmoqet muri kinez që i mbron krahët Putinit. Por me shumë gjasë ka një tjetër skenar: Kina do të përpiqet sa të mundet ta parandalojë dështimin e Rusisë, qoftë me diplomaci, qoftë me furnizime hapur me armë. Perëndimi duhet të jetë i përgatitur për këtë.
Nuk ka kaluar shumë kohë, kur në Berlin dhe të tjera kryeqytete europiane thuhej shpesh: "Ne nuk duhet ta shtyjmë Rusinë në krahët e Kinës." Ishte naivitet – sepse kjo ka kohë që ka ndodhur. Ky përqafim po forcohet gjithnjë e më shumë dhe Perëndimi nuk do kishte mundur ta parandalonte atë. Vizita e Xi në Moskë e ka nxjerrë këtë tani edhe më në pah./ DW
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi...
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e n...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan...
Drejtori ekzekutiv i “TikTok”, Shou Chew, është shprehur s...
Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të O...
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...
Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 milia...
Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavir...
Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i bl...
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi sot vizitën e tij ...
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërm...
Nga ora 6 e mëngjesit të datës 22 mars dhe për 24 orë të gji...
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gj...
Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione nda...
Një shtetas kosovar ka sulmuar efektivin e policisë në pik...
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ...
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...