LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut

8 Gusht 2023, 13:42, Aktualitet CNA
Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut
Biznesmeni Gjergj Luca

Dje biznesmeni Gjergj Luca, ashtu siç kishte paralajmëruar, u paraqit në dyert e SPAK. Doli përpara dhe dha një deklaratë për mediat, i shoqëruar nga avokati i tij dhe me një dosje kallëzimi penal ndaj dy gazetarëve Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi.

Gazetarët kanë të gjithë lirinë e tyre të thonë çfarë të duan, por deri atje ku i lejon ligji, jo të kërcënojnë, jo të shantazhojnë dhe jo të vënë gjoba ashtu siç përmend rastet e llumit Gjergj Luca.

Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut
Gjergj Zefi

Por, ka ngritur një tymnajë fakti pse Luca shkoi te SPAK-u dhe shumë njerëz thanë se kjo nuk është çështje SPAK-u.

Vetë gazetarët në reagimet e tyre deklaruan se çështja ballafaqohet në gjykatë, megjithëse gjykata prej kësaj rrace gazetarësh neveritet dhe kanë me dhjetëra çështje hetimore, civile dhe penale, në prokurori dhe gjykata e megjithëse janë dënuar përpiqen të kapen pas procedurave ligjore e nuk paraqiten vërtetë para drejtësisë për të treguar fakte dhe prova.

Për këdo që shpif e shantazhon, apo kudo që fshihen në anonimat, apo kudo ku janë sekuestruar e konfiskuar kompanitë e tani po shkojnë në likuiditet.

Le të shohim Lucën në SPAK?

Gjergj Luca shkoi te dera e SPAK-ut, pasi një ditë më përpara i njoftoi publikisht gazetarët: Në rast se unë jam “kapomafie”, ejani dhe thuajani SPAK-ut, në rast se unë jam i lidhur me drogën e krimin, ejani dhe thuajani SPAK-ut.

Pra, Gjergj Luca nuk shkoi të dera e SPAK-ut për të futur në burg gazetarët, megjithëse shumë prej tyre mund të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në media që paguhen nga para korrupsioni, siç është rasti i inceneratorëve, por Gjergj Luca shkoi përpara SPAK-ut për t’i sfiduar gazetarët, për t’i thënë që faktet dhe provat sillini këtu, të vërtetat thuajini këtu.

Nuk është krim të kesh një mik dhe të ndahesh prej tij, siç është rasti apo marrëdhënia që ka pasur Gjergj Luca me Pëllumb Gjokën, që janë ndarë para 20 vitesh në rrugët e tyre, në punët e tyre. Njëri iku dhe u mor me peshq, tjetri iku dhe u mor me lojëra fati dhe përfundoi atje ku përfundoi sepse atë zgjidhje i dha jetës.

Sot pas 20 vjetësh ndarje, mediatikisht akuzohet Gjergj Luca. Por duhet të kesh prova dhe fate që të akuzosh dhe që të akuzosh Gjergj Lucën duhet të shkosh në derë të SPAK-ut.

Në derë të SPAK-ut mund të shkonte Adriatik Doçi, siç shkoi ditën kur dorëzoi letrat e hoteleve për Arben Ahmetajn dhe Klodian Zoto, bashkë me padinë e përgatitur nga Mirel Mërtiri, bashkë me shantazhe e kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK-ut.

Pse dje nuk shkoi Adriatik Doçi përballë Gjergj Lucës, ta merrte përdore dhe t’ju thoshte hetuesve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK-ut ky është krimineli, ja ku i kam letrat. Se ashtu siç ka vepruar Adriatik Doçi kanë vepruar edhe shumë gazetarë të tjerë, por në një rast ja dërgojmë letrat dikujt se mund të kemi marrë një llokmë parash, por kjo është çështje në hetim nga SPAK për t’u vërtetuar devijimi i hetimeve, fshehja e së vërtetës, e të tjera si këto.

Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut
Adriatik Doçi

Dje kur ishte Gjergj Luca përballë nuk shkoi asnjë, pse nuk shkuan të përballeshin të dera e SPAK-ut? Pse nuk shkojnë të përballen te dera e prokurorisë, por i çojnë Ndini Tavanit, prokurorit të Tiranës dhjetëra e dhjetëra deputetë të PS-së për të mbyllur një çështje? Pse nuk shkojnë të dera e prokurorisë të thonë faktet dhe të vërtetat e tyre për shantazhet që bëjnë çdo ditë, por i fusin politikanë, ministra, zyrtarë, deri te lidhje familjare për të mbyllur çështjet?

Pse nuk shkojnë në gjykata, nuk paraqiten, por fshihen në adresa të gabuara apo marrin njoftim dhe nuk shkojnë në gjykatë, te gjyqtari për të thënë të vërtetën e tyre, për këdo, përfshirë këtu për kolegët e btyre që i shantazhojnë, kërcënojnë e fyejnë, përfshirë këtu edhe biznesmenë?

Gazetarët nuk dërgojnë dokumente në prokurori, ky është parimi sepse këtë qëndrim mbajnë dhe ata që kërcënojnë, shantazhojnë dhe vënë gjobat, por kur ti nuk del në kauzën tënde nuk ia del dot, sepse askush nuk të dëgjon, sepse prokuroria nuk fillon hetim kryesisht kur ti dërgon dokumentet atje.

A nuk është Adriatik Doçi ai që dërgoi dokumentet e Mirel Mërtirit për Klodian Zoton dhe Arben Ahmetajn? Pse nuk shkoi edhe dje të dorëzonte dokumentet për Gjergj Lucën? Pse nuk shkojnë nëpër gjykata e prokurori kur i thërrasin gjyqtarët dhe prokurorët?

Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut
Gjergj Luca para SPAK-ut

Ja pra pse Gjergj Luca shkoi dje para SPAK-ut që të ballafaqohej me gazetarët sy për sy, e në rast se ishte përgjegjës, kishin fakte dhe prova, të shkonte atje brenda Gjergj Luca, e në rast se nuk kanë fakte dhe prova, por merren me muhabete kafeneshë, kërkojnë të shantazhojnë e të vëvë gjoba, të shkojnë të paraqiten në prokurori pas akuzave dhe kallëzimeve që do të bëhen.

Gjergj Luca, një betejë për dinjitet që duhet mbështetur

Dhe nga ana tjetër, nga dje Gjergj Luca ka filluar një betejë për dinjitet, që duhet mbështetur pa ndalim. Ligji i ri për mediat, një ligj i cili të garantojë standarded e një gazetarie profesionale, ku jo vetëm të regjistrohen domain-et, por domain-et të kenë në AKEP administratorë përgjegjës legalë, ashtu siç duhet të jetë I regjistruar kryeredaktori dhe administratori i kompanisë.

Kopmpania të jetë e verifikuar me adresë, siç e ka Gjermania, apo ashtu siç e kanë vendet e BE-së, këta 3 persona të jenë përgjegjës. Pra, ti nuk mundesh dot të tjetërsosh një domain, ti nuk mundesh dot të gënjesh për kryeredaktorin dhe të kesh një adresë false. Në përfundim, gjoba dhe në rast përsëritjeje deri në një vit burg.

Ky është ligji gjerman, kjo është kauza që duhet filluar nga gazetarët dhe kjo është e vërteta që dje e mësuam nga vajtja e Gjergj Lucës te dera e SPAK-ut, i cili shkoi atje si qytetar, si biznesmen, si prind, duke thirrur gazetarët për t’ja thënë të vërtetën në sy, por u fshehën. Nuk shkuan atje, por u justifikuan, e sulmuan sërish.

Pse Gjergj Luca kërkoi përballjen me gazetarët te dera e SPAK-ut
SPAK

Gjithsesi, beteja vazhdon. Kauza e Lucës për ligjin e mediave duhet mbështetur nga të gjithë, edhe nga shoqatat e gazetarëve, të cilave kryesisht iu ikën zëri dhe figura, nuk flasin kur ka raste të tilla skandalesh.

Por provën e pamë dje dhe duhet mbështetur çdo biznesmen, çdo aktivist, çdo qytetar, i cili sfidon gazetarët, shkon te dyert e drejtësisë dhe thotë hajdeni këtu e thoni të vërtetën për mua. Gjergj Luca nuk është i vetmi.

Për mediat, portalet anonime të gjobaxhinjve, shantazhuesit, kërcënuesit, sot në Gjykatën e Tiranës dhe Prokurorinë e Tiranës janë mbi 200 kallëzime penale, të cilat kryesisht janë për disa nga individët që përfliten gjerësit në media si shantazhues e kërcënues.

Ndoshta dikush ka humbur edhe kontrollin, ka humbur edhe mendjen, ka nevojë edhe për vizita, por këtë e vendos gjykata, nuk e vendosin dot as drejtësia, as qytetarët. Qytetarët dhe politika kanë për detyrë të rregullojnë ligjin, drejtësia duhet të vendosë me shpejtësi rregulla të forta dhe t’i zbatojë ato për të pasur më në fund një media të lirë dhe jo më biznesmenë e qytetarë që shkojnë te dyert e SPAK-ut për të sfiduar gazetarët që i shantazhojnë e kërcënojnë me shpifje, fyerje e të pavërteta, deri te pretendimet për gjobëvënie./ CNA

KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Lajmet e fundit nga