LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjergj Luca, kallëzim penal Gjergj Zefit dhe Adriatik Doçit: Gjobëvënës

7 Gusht 2023, 12:09, Aktualitet CNA

Gjergj Luca, kallëzim penal Gjergj Zefit dhe Adriatik Doçit:

Të hënën, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dorëzuar në SPAK një padi për sulmet e pabaza ndaj tij nga gazetarët Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi.

Luca i ka quajtur Zefin dhe Doçi gazetarë llumi dhe gjobvënës të cilët e kanë sulmuar me shkrime të pabaza.

Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi, të dy të dënuar më parë për shfifje dhe fyerje. Ndaj tyre ka dhjetra gjyqe në gjykatën penale dhe civile dhe gjithashtu edhe kallzime dhe hetime në prokurori.

Pas dorëzimit të padisë së SPAK, ai u shpreh për mediat se në punën e tij 26-vjeçare nuk ka marrë asnjë gjobë apo të ketë bërë ndonjë padrejtësi, por ka punuar me ndershmëri.

Unë kam edhe një problem timin personal me ju, të më fani se nuk mund të shahet media para mediave. Unë dua të di është ndonjë nga ju Gjergj Zefi këtu? Po ndonjë nga ju Doçi Adriatik është? As Doçi Adratik nuk është. Më vjen keq që janë kaq të paburra dhe harova që t’i drejtohem Doçit Adriatik që o Doç të lutem hajde këtu se më ke shkruar mbrapa, pasi fola unë dhe mora kurajon të dal dhe të përballem me mediat, që me ju nuk përballet asnjë se me ato letrat që shkruani ju e keni shirtin pa fund dhe vetem atë punë bëni. Gjithë këto media nuk krijojnë asnjë bordero. Këtij Doçit Adriatik dhe të gjithë “Doçërve”, që ju të gjithëve ju bëjnë pis unë kam dëshirë që të më vijnë këtu dhe të më japin fakte se sa kriminel jam unë, që kam 26 vjet që bëj eksport në Europë, që nuk kam marrë një gjobë, që nuk kam bërë një poshtërsi”, u shpreh Gjergj Luca për gazetarët.

Biznesmeni Luca nënvizoi se gazetarët duhet të kthejnë dinjietin e tyre dhe nuk duhet të bëhen pjesë e zullumeve në të cilat ndodhen Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi.

“Qenkeni që të gjithë si drita, qenkeni njëri më i mirë se tjetri. Ju duhet të çoheni peshë për të bërë ligjin e medias, për t’i kthyer digjinetin vetes tuaj për të mos ngatërruar me këta horra dhe plehra që bëjnë pis çdo gjë”, u shpreh biznesmeni.

“Për të gjithë ambasadat e Evropës që luajnë priftin në Shqipëri, dhe thonë bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë. Kush është ligji në Europë për mediat? Shkoni shikoni në Itali, ju marrin zvarrë dhe iu fusin brenda. Mos u bëni pis që ta përzjeni veten me këta plehra me këtë llum. Dhe po iu flas para opinionit publik. Unë s'kam qenë ndonjëherë në polici, në prokurori pas viteteve ’90. Këta janë gjobëvënës, plehra dhe shumë faleminderit që ma bëtë veten VIP. Turp për qeverinë që nuk i shkon deri në fund këtoij ligji”, tha Luca.  

Ky është kallëzimi i radhës në gjykatë pas dhjetra kallëzimeve në prokurori dhe gjykatë, ku edhe këta gazetarë, si Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi janë dënuar disa herë për shpifje dhe fyerje.

 

 

 

Lajmet e fundit nga