
CNA publikoi dje 11 faqet e para të akuzës që SPAK ka ngritur ndaj kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Ditë më parë u njoftua se aksionerët e vërtetë, të fshehur nëpër kompani, duke mos dalë me emrat e tyre, janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, këtë e ka konfirmuar tashmë edhe SPAK.
Pas publikimit të 11 faqeve të para, CNA vazhdon me publikimin e dokumentave të tjera.
Në faqen 12 dhe 13 flitet për kushtet e kontratës, transferimin tek autoriteti kontraktor i përfundimit të kontratës koncesionare, mënyra si do firmosej ajo, dokumenta shkëmbimi midis APP-së dhe Ministrisë së Mjedisit, ndërsa është konkluduar për të ecur me koncesionin dhe firmosjen e plotë të kontratës nga Ministria e Mjedisit, pasi janë përcaktuar rregullat nëpërmjet një grupi pune kontrate koncesionarie, e cila ka kaluar në duart e Klodian Zotos dhe Mërtirit më parë.


Por, SPAK në faqen 14 të kërkesës që ka çuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, thekson se deri në fazën e hetimit janë evidentuar disa vepra penale. Pra, faza hetimore për inceneratorin në landfillin e Tiranës vazhdon, mblidhen dokumenta, fakte dhe prova.

Sipas dokumentit, thuhet se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën prej rreth 119.755 euro, me qëllim favorizimin për dhënien e koncesionit shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B. V.”, dhe kjo ka pasur aksioner Klodian Zoton, i cili ka qenë aksioneri i vetëm i kompanisë “ITS”.
Këtë përfitim të parregullt, sipas SPAK, shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar në mënyrë të tërthortë nëpërmjet Klodian Zotos, duke u kryer pagesa për makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen dhe certifikimin e shisheve, makineri për gazifikim e pijeve me vlerë 119.755 euro.

Kjo pajisje, sipas SPAK, ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë të babait të Alqi Bllakos, i cili quhet Edmond Bllako, operatori ekonomik i Edmond Bllako person fizik, i cili ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin e Ersekës.
Kjo pajisje është blerë pas kërkesës që ka bërë shtetasi Alqi Bllako, duke ia dhënë si porosi shtetasit Klodian Zoto dhe kjo ka ndodhur nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së Klodian Zotos, Ilsa Zoto.
Kompania quhej “Artemis Farm”, aktualisht ka emrin tregtar “Artkon SHPK”. Pagesat për këtë pajisje janë bërë nga shoqëria e bashkëshortes së Zotos, thekson SPAK, e cila ka blerë pajisjen nga një shoqëri italiane me pagesa të bëra në dy këste, të cilat kanë filluar përpara dhënies së kontratës koncesionare, pra në 22 nëntor 2016. Më pas, ka një kontratë tjetër në 11 korrik të 2017-ës, pra pak javë përpara se të firmosej kontrata koncesionare e Tiranës.

Kujtojmë që pak kohë më parë Alqi Bllako kishte firmosur dokumentat për Fierin dhe Elbasanin dhe është përfshirë në të gjithë aferën e inceneratorëve në detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Nga të dhënat e SPAK, të cilat janë regjistruar si prova, në kompjuterin e Klodian Zotos nga aktekspertimi, rezulton se Alqi Bllako në vitin 2016 ka bërë komunikime nëpërmjet adresës së tij elektronike me përfaqësuesin e shoqërisë “IC Filling Systems”, në një adresë dhe pastaj Alqi ka çuar një dokument, e cila është marrëveshja për një linjë teknologjike për mbushjen e shisheve të birrës.
Kjo linjë është paguar nga bashkëshortja e Klodian Zotos, për llogari të Alqi Bllakos. SPAK thekson se gjatë hetimeve ka rezultuar se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën monetare prej 120 mijë eurosh, me qëllim favorizimin e procedurës së dhënies së koncesionit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B. V.” në përbërje të së cilës ka qenë aksioner edhe shoqëria e Klodian Zotos “Integrated Technology Services”.

Alqi Bllako, me veprimet e kundraligjshme dyshohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione shtetërore, ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar sipas nenit 260 të Kodit Penal.
Kjo është pjesa që flitet në lidhje me Alqi Bllakon, pra, përtej faktit që më parë shtetasi Giuseppe Ciaffaglione, ish-administratori i kompanisë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte punësuar babain e Alqi Bllakos, zotin Edmond Bllako me një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj dhe SPAK në atë kohë e ka lidhur me inceneratorin e Fierit, si përfitim që ish-sekretari ka marrë për ndërtimin e tij.
Tashmë del një fakt i ri. Blerja e një makinerie prodhimi me vlerë 120 mijë euro, e cila është zbuluar tërësisht nga SPAK-u, ku blihet nga një kompani e bashkëshortes së Klodian Zotos dhe më pas i kalohet Alqi Bllakos.
SPAK ka sekuestruar të gjitha materialet, provat, dokumentet, faturat, pagesat, fakt që tregon se skema e Alqi Bllakos për të përfituar nga ndërtimi i landfillit të Tiranës tashmë është e qartë. Një nga provat është makineria.
Theksojmë se në këto dokumente SPAK tregon qartë që Klodian Zoto është njeriu i angazhuar, së bashku me shtetasin Mirel Mërtiri dhe shtetasen Denisa Tollkuçi gjatë gjithë kohës me email-e e komunikime për të përgatitur deri në firmosjen e kontratës koncesionare gjithçka i duhet shtetit.
Ka email-e me zyrtarë të lartë të ministrisë, këshilltarë të ministrit të Mjedisit, ka komunikime të ndryshme të Ministrisë së Mjedisit me ministri të tjera, të cilat do të përfshiheshin në këtë koncesion për të dhënë lejet përkatëse, përfshi këtu Bashkinë e Tiranës.
Gjithçka është ndjekur nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dy persona përgjegjës.
Më tej, CNA do të sjellë fakte dhe prova, të cilat tregojnë se si aksionerët e kompanisë pranojnë për SPAK se njerëzit e inceneratorëve quhen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e ata janë thjeshtë dhe vetëm aksionerë “të fjetur” sepse janë vendosur me përqindje aksionesh për të siguruar financimin.
Duke qenë se financimi nuk është siguruar deri në momentin që personat janë marrë në pyetje, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, nuk kanë emëruar asnjë njeri, nuk kanë firmosur asnjë urdhër, nuk kanë dhënë asnjë pagesë, nuk dinë as kush është administrator, kush e ka emëruar.
Ata gjithmonë flasin për dy shtetas, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin si dy individët që ngritën piramidën e mashtrimit, skandalit dhe korrupsionit me aferën e inceneratorëve nga Elbasani, në Fier e tashmë e faktuar në Tiranë edhe me deponimet e disa shtetasve të huaj, të cilët në dokumentet zyrtare në QKB dhe në ato që ka publikuar CNA dalin si aksionerët e vetëm të kompanisë “Integrated Energy B. V.”, e cila ka ndryshuar emrin në “Geogenix”.
Skema është e pastër, tashmë SPAK e ka më të qartë “puzzle”-n, por kjo skemë nga Shqipëria duket se ka shkuar edhe në Zimbabve./ CNA.al
Vijon…
Më 31 korrik, autoritetet e Shqipërisë arrestuan në Ti...
Vetëm pak ditë na ndajnë nga Festa e Birrës, e cila kë...
Në datën 28 shtator 2016, ministria e Mjedisit i dërgon mi...
Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e sti...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Mini...
CNA është një nga mediat e vetme në Shqipëri që nuk ndali ...
Një shqiptari i Malit të Zi ka harruar në aeroportin ”Nënë...
Ditët me temperatura që shkonin deri në 40 gradë celsius d...
Çkodimi i aplikacionit SKY ka nxjerrë në pah biseda të shu...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, kthimin e Lu...
Dita ditës dalin fakte të reja që zbardhin megaaferën e in...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka paralajmëruar n...
Në fundin e muajit korrik, kompania gjermane EMS-Fehn-Grou...
TikTok do të përballet me një gjobë për trajtimin e të dhë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reguar lidhur me asg...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ka përgëzuar polic...
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. ...
Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën t...
Disa zona në jug të vendit kanë mbetur pa energji elektrik...
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fad...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...