Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu hije” i inceneratorëve. Emri i tij nuk figuronte në asnjë prej kompanive që siguruan kontratat qindra milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Megjithatë, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është i bindur se Mirel Mërtiri është, më së paku, pronari fakti i kompanisë “Albtek Energy”, shoqëria private që cila fitoi kontratën koncesionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit, me vlerë mbi 22 milionë euro.
Kompania ishte në pronësi të bashkëjetueses së tij, Stela Gugallja. Për SPAK-un, pronari real është Mirel Mërtiri, për të cilin u kërkua 10 vjet burgim për akuzat e “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Bindja e prokurorëve të posaçëm mbi rolin lider të Mirel Mërtirit është krijuar, pasi kanë siguruar një dyzinë komunikimesh elektronike mes tij dhe personave të tjerë të lidhur me kompanitë e inceneratorëve.
“Nga këto komunikime provohet se i pandehuri Mirel Mërtiri është personi që drejton punët e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si dhe është personi që në të vërtetë ka kompetencat vendimarrëse në këtë shoqëri tregtare dhe njihet nga personat e tjerë si drejtuesi dhe përfaqësuesi i kësaj shoqërie”, thuhet në dosjen e SPAK-ut, të parë nga “Boldnews.al”.
Në vijim renditen disa prej gjetjeve kryesore të SPAK-ut për rolin e Mirel Mërtirit në kompaninë “Albtek Energy”.
– Gjatë hetimeve është administruar kontrata e datës 27.11.2014 midis shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqërisë “Energy Recuperator” s.p.a, me seli në Itali, me përfaqësues Ernesto Granelli, që ka për objekt ndërtimin “me çelësa në dorë” të “Inceneratorit me fuqi elektrike”, në Elbasan.
Në këtë kontratë, e cila është në gjuhën italiane, por është përkthyer gjatë hetimeve edhe në gjuhën shqipe, konstatohet se është shkruajtur emrin i palës kontraktore, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe më pas është vendosur adresa e postës elektronike të shoqërisë “[email protected]”, që i përket të pandehurit Mirel Mërtiri.

– Me proces verbalin e këqyrjes së të dhënave të datës 31.10.2022, me të cilin janë këqyrur të dhënat e nxjerra me aktin e ekspertimit nr.93 datë 21.04.2022, është gjetur nje e-mail i shtetasit Ilirjan Priftaj (inxhinier i ndërtimit në shoqërinë Albtek Energy sh.p.k), drejtuar të pandehurve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe shtetasit Nardi Nallbani, i datës 26.05.2015. Bashkëngjitur këtij e-maili ndodhen dokumentet me emërtimin “Menazhim financiar për Albtek Energy” me zërat e punimeve në vlerën 16,000,000 Euro, si dhe dokumenti me emërtimin “Parashikim financiar për realizimin e punimeve”, që bën fjalë për të njëjtat punime si dokumenti i parë, por me çmime të ndryshme, ku çmimi në total është në shumën prej 21,661,000 Euro. I pyetur në lidhje me këtë e-mail shtetasi Ilirjan Priftaj ka shpjeguar se ia ka dërguar tre personave të mësipërm, pasi në dijeninë e tij ata kanë qënë drejtuesit e projektit për realizimin e kësaj kontrate.
Nga këqyrja e të dhënave të nxjerra nga aktet e ekspertimit teknike kompjuterike, – thotë SPAK,- janë nxjerrë disa komunikime me anë të postës së elektronike të kryer nga i pandehuri Mirel Mërtiri me persona të tjerë, nga të cilat provohet roli i tij drejtues dhe zotërues në veprimtarinë e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k.

– Në datën 13.03.2016, i pandehuri Mirel Mërtiri i ka dërguar email të pandehurit Klodian Zoto, që lidhet me procesin e ndërtimit të kaldajës së inceneratorit të Elbasanit. Bashkëngjitur është dërguar një e-mail tjetër nga ing. Ernesto Granelli, me përmbajtje të lidhur me procesin e punës në kantier. Në këtë e-mail i pandehuri Mirel Mërtiri i ka shkruar të pandehurit Klodian Zoto se: “Mirëdita, të lutem kthejini një përgjigje me shkrim këtij plerës që nuk mund ti pranojmë pasi janë me cinese. Ata duhet të mbyllin punën sipas cronoprogramit të ER në shkurt… Pyetje: kush Po gënjen ER apo ER.. Të vrasin veten… Ata me sa me poshte shkruan ER nuk futen ose nese duan te futen gjoba eshte 5000 euro dita per çdo dite vonese nga data 1 mars…. Kthejini përgjigje sa më parë… Ditë të mbarë”.
– Në datën 14.12.2016 i pandehuri Mirel Mërtiri i ka dërguar e-mail të pandehurit Klodian Zoto, me përmbajtjen “Ok… nise”. Ky e-mail del se është një përgjigje për një e-mail tjetër të mëparshëm të të pandehurit Klodian Zoto, i cili nga ana e tij ka dërguar një shkresë në formë drafti, të panënshkruar, të përgatitur në emër dhe llogari të shoqërisë “Integrated Technology Services”, përfaqësuar nga Klodian Zoto, që i drejtohet Bankës Veneto, ku përshkruhet se kjo shoqëri shpreh vullnetin e mirë për zgjidhjen e një situate të komplikuar që ka me Bankën Veneto.

– Në datën 19.12.2016 të pandehurit Mirel Mërtiri i është dërguar një e-mail nga shoqëria “De Mare” s.r.l, administrator Fausto De Mare, ku në mënyrë paralele e-maili iu është dërguar edhe të pandehurit Klodian Zoto dhe Sevi Zani, me përmbajtjen: “Për Albtek Energy sh.p.k, në vëmëndje të Z.Mirel Mërtiri, për dijeni të av.Klodian Zoto, për dijeni të Sevi Zani. Mirel mirëdita, bashkëlidhur po dërgoj sa më lartë në objekt. Do të isha shumë i lumtur të më dërgoje, sa më parë, garancinë bankare……”. Bashkë me këtë e-mail janë dërguar edhe disa dokumente, ku ndodhet drafti për garanci bankare nga shoqëria Albtek Energy, si dhe fatura nga shoqëria De Mare.
– Në datën 17.03.2017 personi me emrin Julia Muça, e identifikuar si specialiste finance, i ka dërguar e-mail të pandehurit Mirel Mërtiri, në të cilin shkruan se: “Ju lutem më poshtë po ju nis disa pagesa si më urgjente, në rast mospagimi mund të sjellin problematika:”, ku përshkruhen edhe pagesat që duhen kryer, në total në shumën 1,949,664 lekë. Në vijim, në e-mail përshkruhet se: “Gjëndje ITW 950,000 lekë; gjëndje ALB 10,000,000; gjëndje ITS 180,000; gjëndje arke Zoto 1,490,000 lekë”. Në përmbajtjen e emailit shoqëritë janë përshkruar me iniciale, ku me ITW kuptohet Integrated Technology Waste, me ALB kuptohet shoqëria Albtek Energy, me ITS kuptohet Integrated Technology Services. Po në datë 17.03.2017 i pandehuri Mirel Mërtiri, e-mailin e mësipërm të marrë nga shtetasja Julia Muça ia dërgon të pandehurit Klodian Zoto, ku i shkruan si vijon: “Zoto të lutem të bëhen nga ato që do të nisë Elbasani sot. Ditë të mbarë”.
– Në datën 23.03.2017 shtetasja Julia Muça i ka dërguar të pandehurit Mirel Mërtiri e-mailin me përmbajtjen: “Përshëndetje, Isufi ka nevojë për gjëndje, mund të më konfirmoni vlerën ju lutem, FLM, gjëndja këtu është 150,000”. I pandehuri Mirel Mërtiri është përgjigjur duke i shkruar se: “Jepini sa i duhen”.
- Në datën 13.05.2017 personi me emrin Klevis Dine i ka dërguar e-mail shtetase Julia Muça, si dhe të pandehurës Stela Gugallja, në të cilin i informon se në datën 13.05.2017 roja te porta e landfillit është gjetur në gjumë nga operatorët e natës dhe se është konfrontuar me ta. Më tej shkruan se duhet t’i hiqet dita e punës për datën 13 maj. E-maili është dërguar nga Julia Muca te i pandehuri Mirel Mërtiri, i cili është përgjigjur se: “T’i hiqen tre ditë punë dhe jo vetëm një… Biles po ia bëj unë njoftimin nesër… Thuaj cunave të ma kujtojnë nesër në mengjes”.

– Në datën 17.05.2017 i pandehuri Mirel Mërtiri i dërgon e-mail të pandehurit Klodian Zoto, si dhe shtetasve Sevi Zani dhe Helada Papa. Bashkëngjitur ndodhet e-maili i dërguar me personi me emrin Andrea drejtuar të pandehurit Mirel Mërtiri, në të cilin është përcjellë një dokument në formë drafti. I pandehuri Mirel Mërtiri i ka shkruar të pandehurit Klodian Zoto si vijon: “Mirëmëngjes, Klodi dhe goca ju lutem lexojeni dhe në një fletë të më dërgoni atë cfarë duhet korrektuar…”.
– Në datën 21.07.2017 i pandehuri Mirel Mërtiri i ka dërguar një email të pandehurit Klodian Zoto, që lidhet me procesin e ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit. Bashkëngjitur ndodhet një e-mail tjetër që i është dërguar të pandehurit Mirel Mërtiri në datën 20.07.2017, në gjuhën italiane që gjatë hetimeve është përkthyer në gjuhën shqipe, në të cilin parashtrohen problematika në lidhje me programin e punimeve. I pandehuri Mirel Mërtiri i ka shkruar të pandehurit Klodian Zoto si vijon: “A janë në rregull keta plehrat??? Ju lutem një përgjigje shumë të Fortë sot dhe paralajmëroni PW që ndërprisni çdo marrëdhënie deri në rregullimin e të gjithë problematikave që ka EL ….”.
– Në datën 26.07.2018 i pandehuri Mirel Mërtiri ka marrë një e-mail nga shtetasi Elton Bualli me adresë “[email protected]”, i cili i ka shpjeguar se, është kontaktuar nga një inspektor mjedisi, i cili së bashku me AKU-në kishin nevojë që të depozitonin pranë landfillit Elbasan mbetje shtazore dhe e pyet të pandehurin se si duhet që të veprojnë. I pandehuri Mirel Mërtiri i përgjigjet që: “Mos i pranoni në asnjë mënyrë, ose të jetë 80 euro Toni, që të keni mundësinë të mbyllni kostot për argjilën e gjithë punët e tjera që duhen bërë… Për mua mos i pranoni”. Kjo përgjigje iu është dërguar për dijeni edhe të pandehurve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Nga këqyrja e të dhënave të nxjerra nga akti i ekspertimit teknik nr.66 datë 03.03.2022, këqyrur me proces verbalin e datës 14.10.2022, ka rezultuar se janë gjetur të ruajtura në tabletin e të pandehurit Klodian Zoto të dhëna në lidhje me veprimet financiare, ndër të tjera edhe të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. Nga këqyrja janë nxjerrë të dhëna për gjëndjen e arkës së kësaj shoqërie, ku janë shënuar dalje të të ardhurave dhe tërheqje të shumave monetare nga i pandehuri Mirel Mërtiri.
Sipas SPAK-ut, të gjitha komunikimet dhe veprimet e mësipërme lidhen me veprimtarinë e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, ku i pandehuri Mirel Mërtiri nuk rezulton se ka pasur ndonjë marrëdhënie punësimi. Por, nga këto komunikime provohet se i pandehuri Mirel Mërtiri është personi që drejton punët e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si dhe është personi që në të vërtetë ka kompetencat vendimarrëse në këtë shoqëri tregtare dhe njihet nga personat e tjerë si drejtuesi dhe përfaqësuesi i kësaj shoqërie./ Boldnews
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkom...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arbe...
Presidenti Bajram Begaj, është bërë pjesë e ngjarjes së rë...
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Sot në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillohet ngjarja ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa pe...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rr...
Me rastin e organizimit në kuadër të 50-vjetorit të Revolt...
Lulzim Basha, humbësi serial i PD-së, tashmë e ka kthy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të "Wa...
Gjiganti mediatik amerikan "Washington Post" ka shkruar nj...
Akademiku Artan Fuga gjatë një interviste ka shprehur ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...