Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA-së, “Defender Europe 2023”. Në ceremoninë e hapjes, që u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza” në prani edhe të qytetarëve, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cilësoi “Defender Europe 23”, një stërvitje e përmasave të jashtëzakonshme, ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndihen krenare që marrim pjesë pas suksesit të plotë të arritur dy vjet më parë, në “Defender Europe 21”.
“'Defender Europe 23' rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdën e një partneriteti të fortë strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të cilin ne jemi thellësisht mirënjohës. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë pjesë e rëndësishme e kësaj stërvitjeje dhe, jo pa krenari pohoj se po përfaqësohen denjësisht, duke treguar një profesionalizëm të lartë. Nëse dy vjet më parë u testuam me sukses të plotë për kapacitetet tona në rolin e NATO Host Nation Support, sot me po aq sukses po përballojmë të tjera detyra përfshirë këtu edhe ato drejtuese dhe koordinuese të Task Force South”, theksoi gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.
“Synimi ynë është të tregojmë se jemi në gjendje të përballojmë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke përmbushur çdo detyrë dhe angazhim që na takon si vend i NATO-s. Por, sigurisht që, një tjetër synim madhor është të sigurojmë qytetarët tanë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë gati në çdo kohë të përmbushin detyrën e tyre bazë: atë të mbrojtjes së kufijve të atdheut!”, tha Ministri i Mbrojtjes.
Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Bajram Begaj, njëherësh edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, u shpreh: “Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë”. “Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit; është një investim për të garantuar një të ardhme më të paqtë të brezave të rinj, të cilët kurrsesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet. Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale”, u shpreh Presidenti.
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot është më lart se kurrë në aspektin e respektit ndërkombëtar, duke e cilësuar privilegj që vendi pret për të dytën herë stërvitjen “Defender Europe 2023”. “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar. Sot është ulur në KS të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme, që vë në duke çfarë pjekurie dhe zhvillimi ka arritur vendi ynë”, tha kryeministri Rama.
“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime, të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA-së dhe NATO-s, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë”, theksoi kryeministri Rama.
Në mesazhin e saj, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se kjo stërvitje tregon se SHBA-ja së bashku me vendet aleate mund të kryejnë çdo mision.
"Jemi këtu si aleatë miq dhe partnerë, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej 'Defender 2021', bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë", theksoi ambasadorja Kim.
Nga ana e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshmë të FA-së, gjeneral brigade, Arben Kingji, tha se kjo stërvitje demonstron angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s në garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. “Kjo stërvitje na mundëson forcimin e kapaciteteve tona. Ajo është një mesazh për kundërshtarët tanë të mundshëm që ne jemi të përgatitur dhe të bashkuar për të përballuar sfidat e përbashkëta”, tha gjeneral brigade, Arben Kingji.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të bashkojë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende, anëtare të NATO-s, por edhe nga vende partnere. Në kuadër të këtij angazhimi stërvitor gjithëpërfshirës, në datat 15 maj – 9 qershor 2023, vendi ynë do të mirëpresë dhe zhvillojë stërvitjet “Imediate Response” dhe “Astral Knight”.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arbe...
Presidenti Bajram Begaj, është bërë pjesë e ngjarjes së rë...
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Sot në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillohet ngjarja ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa pe...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rr...
Me rastin e organizimit në kuadër të 50-vjetorit të Revolt...
Lulzim Basha, humbësi serial i PD-së, tashmë e ka kthy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të "Wa...
Gjiganti mediatik amerikan "Washington Post" ka shkruar nj...
Akademiku Artan Fuga gjatë një interviste ka shprehur ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar sot “Re...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se përgjimi i kryer nda...
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Erzen Berçani ...
Këtë të shtunë është shkarkuar nga detyra kreu i IKMT-së ...
Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e inaugurimit të P...
Esksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa e ka cilësuar si...
Një brand i ri ka hyrë në sferën publike shqiptare duke nd...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...