Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Zbardhja e dosjes së aferës së inceneratorëve tregon se SPAK ka mundur përfundimisht të verfikojë, të hetojë dhe të vlerësojë të gjithë skemën korruptive, e cila nuk ka qenë thjeshtë dhe vetëm te fillimi, te mashtrimi me kompani provizore, apo me vlerat e investimeve, por ka pasur të bëjë edhe me falsifikimin e faturave tatimore.
Sipas dokumenteve dhe kërkesës që SPAK ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë, në faqen 17 prokurorët e SPAK theksojnë faktin se nga aktet që janë siguruar në shoqërinë që ka në pronësi shtetasi Klodian Zoto “Integrated Technology Services”, në lidhje me koncesionet, kanë rezultuar se aksionerë “de facto” të koncesionit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Këta të fundit kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën rreth 4 milionë euro, duke paraqitur dhe deklaruar fatura për punime të kryera si nënkontratorë të kompanisë “Integrated Energy BV SVP” me subjekte fiktive, që sipas SPAK rezultojnë të regjistruar si operatorë ekonomikë, por që nuk nuk kanë ushtruar kurrë aktivitet real.
Në rastin konkret, thekson SPAK, Klodian Zoto ka deklaruar punime të kryera për llogari të shoqërisë koncesionare, në bazë të një kontrate nënkontraktimi të falsifikuar, duke e paraqitur atë vetëm si një marrëdhënie kontraktuale ndërmjet ITS-së së tij dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SVP”, por në të vërtetë rezulton se Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë fituar kontratën dhe më pas kanë ngritur një skemë falsifikimi të plotë për të përfituar paratë.
Pra, SPAK deklaron se kompania ITS e Klodian Zotos ka bërë fatura fiktive për kompaninë ne incerneratorit të Tiranës, ku sërish pronarë “de facto” janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët nuk janë mjaftuar vetëm me kaq, por kanë bërë fatura false.
Në përmbajtje të këtyre faturave, shtetasi Klodian Zoto ka paraqitur si kryerje të punimeve dhe blerje mallrash për subjektet “Lumi-06” sh.p.k., “AA-117” sh.p.k., “AL-BerCo&Co” sh.p.k. dhe “EZ & LA” sh.p.k., por që në të vërtetë, shprehet SPAK, përmbajnë rrethana të rreme.
Konkretisht këto shpjegohen në vazhdim. Në lidhje me subjektin “Lumi-06” flitet në faqen 18 deri në faqen 19, më pas vazhdon me kompaninë “AA-117”.


Në faqen 20 flitet për kompaninë “AL-BerCo&Co”, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme përmend edhe emra konkretë, mjete, fatura e shtetas të përfshirë. Faqja 21 fillon me “AL-BerCo&Co” dhe mbyllet me “EZ & LA”.


SPAK thekson se punonjësit e këtyre subjekteve rezultojnë njëkohësisht si të punësuar në funksione të ndryshme në disa shoqëri me punonjës dhe shumë prej tyre nuk kanë punuar asnjëherë për 4 shoqëritë e sipërpërmendura.
Në rrethanat e mësipërme, sipas prokurorisë, rezulton se Zoto në bashkëpunim me Mërtirin kanë përfituar me fatura tatimore të falsifikuara siç theksuam, rreth 400 milionë lekë të reja, por edhe vlerat e mëparshme që përmendeshin te një akt tjetër.
Më tej, SPAK deklaron se në rrethanat e mësipërme, Zoto dhe Mërtiri, aksionerët “de facto” të "Integrated Energy BV SPV", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana cilësuese, sipas nenit 287, paragrafi 2 i Kodit Penal. Pra, faqja 22 mbyllet me akuzat e ngritura ndaj Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Në këto 6 faqe SPAK ka treguar se si janë përfituar miliardat e lekëve me faturat false. Nuk ka mjaftuar një koncesion, nuk ka mjaftuar mashtrimi, por është kryer një evazion i frikshëm fiskal me vlerë miliona euro sipas kërkesës që SPAK i ka dërguar Gjykatë së Shkallës së Parë, e cila më pas ka bërë edhe sekuestrimin e kompanisë që ka pasur koncesionin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës./ CNA.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zbarkuar këtë të hë...
Një subjekt privat ka shkuar dhe po bën rrethimin tek ajo ...
Të hënën, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dorëz...
Ashtu siç edhe paralajmëroi, biznesmeni dhe sipërmarrë...
Alqi Bllako është një nga emrat e shumëpërfolur tek af...
Të hënën, është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg"...
Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e rrëmbyer nga p...
President i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar 20-vjetor...
Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnj...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përkujtuar 20-vjet...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun disa pamje nga ...
Dashi Projektoni imazhe të ndritshme, të bukura në mendje...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar 115-vj...
Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë Belind Këlliçi...
CNA denoncoi në disa ditë rresht Ed Sulejmanin, drejtorin ...
CNA ka publikuar rreth 16 faqe dokumentacion të akuzës ...
Vetëm 10 ditë na ndajnë nga festa më e lakuar dhe e shumëp...
Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin ka paralajmëruar se...
CNA publikoi dje 11 faqet e para të akuzës që SPAK ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...