Ekskluzive - Vera përvëluese e SPAK-ut që po djeg qeverinë dhe opozitën
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...

Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij është një ndër momentet e reflektimit rreth thellësisë së penalitetit që mund të ketë kapur administratën e lartë dhe zyra të rëndësishme të qeverisë. Arben Ahmetaj nuk përballet dot me akuzat ndërkohë që përmes arratisjes amniston në njëfarë mënyre të gjithë bashkëpunëtorët e tij duke hequr dorë nga dëshmia.
Avokatët përgjatë procesit të hetimit apo gjyqit do të fokusohen vetëm në mbrojtjen e klientit të tyre pa pasur mundësi të ofrojnë një profil të kontekstit.
Pra, do të mbeten jashtë shumë elementë që dëshmitë apo mbrojtja nga vetë Ahmetaj do t'i vendoste në qendër të ‘spektaklit’ gjyqësor. Nisur edhe nga ato pak deklarata që ka dhënë në lidhje me çështjen, pritshmëritë kanë qenë të larta për një bum emrash deri te kryeministri si të përfshirë në procedurën më të madhe të përthithjes së parave në funksion të korrupsionit.
Nuk do të ishte tradhtar, por vetëm hakmarrës pasi prej më shumë se një viti ai është sulmuar nga llogoret ku ka qëndruar vetë prej vitit 1997. Bateritë ndaj tij kanë ardhur nga vetë zyrat e inceneratorëve, zyrat e qeverisë dhe mediat e furnizuara me para nga inceneratorët, bile më së shumti nga ato media ku rroga mujore kapte edhe 240 milionë lekë sa një CEO në Wall Street.
Do të ishte e rëndësishme dëshmia e tij qoftë edhe me theksin e pafajësisë nga fillimi në fund për vetë cilësitë që bart akuza ndaj tij të paktën me aq sa është publike deri tani.
Akuza e përmbledhur e SPAK-ut ndaj Ahmetajt përmban disa të dhëna dhe këndvështrime hetimi që nuk janë hasur më parë në hetime të tjera të ngjashme.
Së pari, në akuzë akuzohet për inicimin e akteve ligjore apo rregullatore në funksion të korrupsionit çfarë përbën një moment reflektimi për të gjithë aktorët e shoqërisë. Ahmetaj dhe skuadra rreth e rrotull tij, përfshirë edhe kabinetin qeveritar, ia ka dalë të kapë shtetin në funksion të përfitimit të paligjshëm të parave.

Është dyshuar shumë dhe debatuar shpesh rreth mundësisë se ka ligje me porosi, ndërsa më në fund në akuzën e SPAK shohim atë të materializuar në të paktën 4 raste, në amendimin e dy ligjeve dhe dy vendimeve të Këshillit të Ministrave.
Guida që të çon te këto lloj vendimmarrjesh do të ishte shumë tërheqëse të kuptohej nga të gjithë ndërkohë që krimi në këtë rast është si një postier që lëviz nga biznesi tek administratat, zyrta vendimmarrëse, mbledhjet e qeverisë dhe ekipi që i përgatit ato, komisionet parlamentare e veçmas ato të ekonomisë dhe ligjeve, ata që vendosin mbi agjendën e punimeve të kuvendit, kryesia e Kuvendit dhe administrata e lartë që përgatit aktet.
Do të kuptojmë se si ne të tjerët jemi të zëmë në çark nga mekanizmi i cili zhvillohet para syve tanë të buhavitur nga moskuptimi dhe efektet optike të transparencës së rrejshme, ashtu si iluzionet e pellgjeve me ujë në mes të shkretëtirës.
Së dyti, për herë të parë kemi një të akuzuar me emër për inceneratorin e Tiranës i cili vijon publikisht, si të ishte një koncert i bashkisë në sheshin "Skënderbej", të rrëmbejë paratë e shqiptarëve në formën me të paskrupullt mbështetur në parimin se vjedhja faqe të gjithëve nuk është vjedhje përderisa e shohin të gjithë, e përderisa e shohin të gjithë dhe askush nuk merr hurin atëherë kanë dhënë aprovimin. Akuza e drejtpërdrejtë për inceneratorin e Tiranës e bën të pashmangshëm hetimin një për një të aktorëve në këtë aferë tjetër, pjesë e megaaferës e cila edhe vetëm pa të tjerat i ka përmasat e megaaferës.
Dëshmia e Ahmetajt për këtë rast ishte qershia në tortë. Dhe ai duket se ka humbur rastin për të qenë fajtori më i dobishëm në historinë e tranzicionit të Shqipërisë duke shpëtuar vendin nga riciklimi i disa hajdutëve për të cilët Shqipëria është një tender i madh që nuk duhet ndarë me tender por me koncesion apo agjencinë e investimeve strategjike, dhe kur duhet tender të amendohet ligji i prokurimeve, deri në vjedhjen edhe të majave të veshëve e qerpikëve të syve të nënës sonë Shqipëri.
Së treti, akuza e SPAK-ut për Ahmetajn me aq gishta letër që iu dërgua Kuvendit konstaton edhe një moment tjetër që tashmë nuk lidhet vetëm me Ahmetajn, por me një strukturë të ndershme brenda llumit të Rilindjes që ende ka fytyrë e erz nga njëra anë por edhe respekt për paratë e qytetarëve nga ana tjetër.
Zyrtarë të lartë në qeveri kanë refuzuar përfshirjen në skenarin e inceneratorëve apo kanë njoftuar në lidhje me paligjshmritë e procesit. Pra paska pasur zyrtarë që nuk i kanë futur thikën pas shpine liderit. Por lideri këtë kategori e shmangu, i largoi, i shkarkoi siç ishte rasti i ministrit Shkelqim Cani. Ai mbajti afër ata që siç thotë vetë i futën thikën pas shpine. Dhe kjo jo vetëm në një rast por në disa raste çfarë e kthen në zakon vendimmarrjen e liderit në favor të qafirëve dhe në disfavor të meleqëve. Pse u bëka zakon një vendimmarrje e tillë e dobishme për korrupsionin? Ose lideri është i dhënë pas autputit të thikës pas shpine, që do thotë para, pushtet, vota në zgjedhje, ose ai ka probleme të inteligjencës. As kjo e dyta s'e shfajëson edhe nëse e ka kapluar liderin.
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...