SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet si lideri i Ballkanit, sot ka marrë një shuplakë të fortë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shqip Rama sot ra në usta.
Në fakt, qasja ndaj Albinit në Shqipëri është e ndryshme, por prej kohësh shumica, jo vetëm e popullit të Kosovës, por edhe shqiptarëve, që jetojnë në Shqipëri, po i japin të drejtë vazhdimisht Albinit.
Së pari, për qëndrueshmërinë e tij, së dyti për bindjen që ka krijuar se është një njeri i pakapur dhe i lirë dhe së treti për faktin se po sillet si usta ndaj Edi Ramës.
Edi Rama duket se po thyen hundët me Albin Kurtin dhe KM-ja ynë nuk është më ai lideri rajonal.
Dikur thoshte se do të udhëhiqte Ballkanin e Hapur dhe se ishte një proces i rëndësishëm, në fakt opozita i kërkonte të ndiqte procesin e Berlinit.
Pasi dështoi Ballkani i Hapur me Vuçiçin në krah dhe Abazoviçin për shkak se Albin Kurti e braktisi dhe e la mënjanë në cep, Edi Rama la Ballkanin e Hapur dhe kaloi te Procesi i Berlinit.
Këtë po bën dy ditët e fundit dhe për t’u faktorizuar tha se do të bëjë një tur në lidhje me këtë veprim të tij .
Pra, justifikimi politik, që sipas tij, Ballkani i Hapur e kreu detyrën. Në fakt nuk bëri asnjë detyrë Ballkani i Hapur sepse nuk u hap kurrë, thjesht dhe vetëm disa marrëveshje, një pjesë e të cilave nuk zbatohen.
Albin Kurti është ustai i kryeministrit Rama dhe vërtetë Rama duket se ra në një usta. Në një usta të mirë, të vërtetë, të drejtë dhe po aq të ndershëm dhe të ashpër në çdo hap të tij që nga dita e parë që është përplasur me Edi Ramën.
Albini “përtej mëmëdheut” di të sillet mirë me Ramën, di t’ia tregojë se kush është partneriteti.
Edi Rama u soll si xhandar për Kosovën, bëri liderin, negociatorin, jepte urdhra, a thua se ishte ky që vendoste mbi të gjitha, por në fakt Kosova ka kryeministër, ka qeverinë e saj, ka liderët e saj që vendosin dhe Rama është një hiç përpara tyre dhe këtë e tregoi shumë mirë Albin Kurti.
Ia tregoi sot kryeministrit tonë duke ia thyer turinjtë, duke i thënë se i kishte anuluar një mbledhje qeverish pa asnjë arsye, thjesht dhe vetëm për qejfet dhe orekset e tij, për hundën e tij përpjetë se duhej që Albini të zbatonte ato që thoshte Edi dhe shokët e tij dhe të Sorosit.
Albini nuk e dëgjoi, e braktisi dhunën verbale të kryeministrit shqiptar dhe pasi i shkatërroi Ballkanin e Hapur tashmë Albini e ka futur në një cep të ringut Ramën dhe po i gjuan me grushta politikë pa ndalim.
Sot Albini ia tha copë se nuk do të presë Ramën duke ia dështuar turin kryeministrit.
Cilido të ishte suksesi i Edi Ramës me lëvizjen e tij nëpër Ballkan, në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, kur Kosova nuk do ta presë, gjysma e kombit nuk do ta presë, kur kryeministri i gjysmës së kombit nuk do ta presë dhe nuk do ta përcjellë Edi Ramën. Sukses nuk ka më.
Pse? Sepse ky i fundit anuloi mbledhjet e qeverive, u soll si xhandar ndaj Albin Kurtit dhe Albini me dinjitet të plotë sot i tha: Edi Rama, ktheu dhe korrigjo gabimin që bëre, vazhdo me mbledhjet e qeverive dhe më pas je i mirëpritur.
Askush nuk do ta presë Edi Ramën në Kosovë, i cili do të shkojë si xhandar, si komandant, po Albini sot i tha publikisht se nuk do ta presë Edin Ramën, por do ta lërë në një cep aty mënjanë, aty ku e meriton për shkak të sjelljeve të tij arrogante, për shkak të dhunës verbale të tij ndaj Kosovës, ndaj qytetarëve të Kosovës dhe duke u sjellë si xhandar i Ballkanit, si lider i madh që pas paqes dhe puthjeve me Vuçiçin mund ta përdorte Kosovën për përfitimet e tij politike në Europë.
Tashmë do të ngelet me gisht në gojë, pasi në Kosovë, kryeministri i vendit, kryeministri i gjysmës së Shqipërisë, nuk do ta presë Edi Ramën, pasi ky i fundit u soll me Kosovën sikur ta kishte plaçkën e tij të luftës dhe tani përgjigjen e mori nga vetë Albini.
Plaçkë e luftës nuk është Kosova. Ajo nuk mund të përdoret nga Edi Rama për pazaret e tij personale, por thjesht dhe vetëm mund të respektohet si partneritet dhe Rama si partner.
Rama nuk dëshiron të jetë partneri, do të jetë xhandari. Epo xhandar sot nuk ka, sepse Rama këtë herë ra në usta./ CNA
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...