LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shërbimi diplomatik si “mërgata e qyqeve” 

23 Qershor 2023, 20:25, Editorial Xhovan Shyti

Shërbimi diplomatik si “mërgata e qyqeve” 

Ndërsa më parë ishte Komisioni i  Politikës së Jashtme të  Parlamentit që mori në shqyrtim listën me 12 emrat e kandidatëve të propozuar nga qeveria  për të shërbyer  në selitë diplomatike jashtë vendit, ditët e mëpasme  Këshilli  i Ambasadorëve Shqiptar (KASH) reagoi duke dhënë vlerësimin lidhur me këtë akt të nisur nga një vendim qeverie, të dakortësuar nga shumica që zotëron Komisionin e Jashtëm parlamentar dhe që ka për tu finalizuar me miratimin në unanimitet nga maxhoranca, që po ashtu zotëron shumicën e kartonave kuvendarë. Garancinë për kalimin në seancën par;amentare respektive, pa asnjë ndryshim, të listës së 12 emrave e themi si parathënie nga që, ndër këto 10 vite zotërimi të shumicës së kartonave nga “Rilindja” , nuk rezulton asnjë rast që përfaqësuesit e kësaj maxhorance ti kenë kundërshtuar  vendimarrjet e  qeverisë Rama.

Asnjë rast, asnjë!

Pas miratimit nga maxhoranca parlamentare dhe firmosjes nga Presidenti, që s’di ti thotë “jo” maxhorancës që e emëroi në postin e pa endërruar kurrë, do të ndodhë që të dymbëdhjetë të përzgjedhurve të listës Rama  tu ndryshoj statute nga kandidatë në ambasadorë fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në 12 vëndet e para ku vijojnë të shërbejnë  si ambasadorë  e konsuj persona  që e ushtrojnë detyrën në shkelje të plotë të ligjit. Persona që  për vite  qendroinë në ato detyra të pazëvendësuar, që ushtrojnë çfarëdo lloj aktiviteti tjetër veç diplomacisë për të cilën paguhen. Rrjedhoj kjo sa e paaftësisë së rrjedhur nga emërimi jo sipas aftësive e përmbushja e kritereve profesionale, jo nga përzgjedhja me garë, por nga shkalla e lartë e militantizmit politik dhe e qokave personale të njeshave.

Ka shumë shkrime, raportime mediatike e denoncime që dëshmojnë se  vitet e panumërueshme të qendrimit te ambasadorëve e konsujve shqiptarë në selitë diplomatike jashtë vendit e kanë shndërruar flotën e diplomacisë sonë në “Mërgatë qyqesh”.  Në një strukturë që ngjashmërisht me ish  të arratisurit shqiptar të viteve të pasmarrjes së pushtetit nga komunistët  bën veç blablabla dhe nuk  prodhon kurfarë rendimenti  diplomatik. Gjë që verifikohet prej faktit se kredencialet e Shqipërisë në botë janë në të njejtat kuota, pse jo dhe më ulët se  ato të periudhës kur vendin e qeveriste Nano, Berisha etj. të ngjashmit e tyre. 

Burime të brendshme të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në konfidencialitet, pohojnë se prej vitesh niveli i diplomacisë përfaqësuese ka qenë i dobët, por, veçanërisht në këto dhjetë vitet e fundit, ka renë në nivel ordiner. Jo për analfabetizmit funksional në fushën e diplomacisë që individualisht bartin pjesa më e madhe e të ngarkuarve me punë, por nga që ambasadorët e konsujt përfaqësues të shtetin shqiptar janë emëruar për qokë. Medemek për tu gjendur në atë punë si shpërblim dhe jo se janë adapt për të. Nga ana tjetër rezulton se edhe ajo pjesë që e zotëron aftësinë, pra që e ka merituar  emërimin e ka humbur instiktin për shkak të kohëzgjatjes së tepruar të qendrimit në detyrë, gjë që përveçse përbën shkelje të ligjit, kultivon dhe familjarizimin  me vendin përfaqësues e humbje të nivelit diplomatik. 

Shihni si paraqitet struktura e përfaqësive tona diplomatike aktualisht, dhjetë vite pas qeverisjes së “rilindjes”Rama. Të dhenat raportohen nga Këshilli i Ambasadorëve : “Nga 56 ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm që ka vendi ynë, 50 prej tyre i kanë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në një vend të vetëm deri tri herë! Ka dhe disa që kanë mbi 15 vjet rresht që shërbejnë jashtë vendit në disa përfaqësi diplomatike, pa u kthyer në Atdhe. Në këtë drejtim nuk kemi konkurrent ndër vendet anëtare ose jo të OKB-së! Akoma më shqetësues është dhe fakti se më shumë se 10 ambasadorë të tjerë kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit, ndonëse në shërbimin tonë diplomatik ka shumë diplomatë dhe diplomate me përvojë mbi 20 vjeçare që fare mirë mund t’i zëvendësojnë të lartpërmendurit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë falë lidhjeve nepotike dhe politike”.

Ka ndodhur kjo ndërsa Ligji “Mbi shërbimin diplomatik”, i ndryshuar nga kjo shumicë parlamentare në vitin 2015, përcakton qartë se mandati ligjor i qëndrimit në detyrë jashtë vendit për një Ambasador ose Konsull të Përgjithshëm është 3 vjet. Pas kësaj periudhe, ajo/ai emërohet në një vend tjetër ose kthehet në Atdhe. Gjë që nuk ka ndodhur dhe nga sa duket do të vonoj të ndodhë po të kihet parasysh se, si dhe në të tjerë sektor të rendësishëm, lista e kandidatëve “të përzgjedhur” duhet të hartohet e të marë miratimin e kryeministrit Edi Rama.

Lista me 12 kandidatët e parë të “reformimit” të shërbimit tonë diplomatik, e propozuar nga qeveria është sinjali ogurzi që parathotë vijimësinë e strategjisë së vjetër ku Njeshi vendos veton, ndërsa kolegjaliteti e ligji “Mbi shërbimin diplomatik” mbetet akt formal . Konfirmues i kësaj të vërtete të dhimbshme është Këshilli i Ambasadorëve që, po në deklaratën e sipërpërmendur, konstaton se: “Duke parë emrat konkretë, KASH shpreh shqetësimin se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit. Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen.” 

“Këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake”. I mjaftueshëm ky konstatim i Këshillit  të Ambasadorëve për të dalë në konkluzionin se nëse e njejta do të vijojë të jetë prezente dhe në përzgjedhjen e mëtejshme të 40 ambasadorëve të tjerë, është e sigurt se shërbimi ynë diplomatik do të vijoj të jetë “Mërgatë qyqesh” e shpërndarë në 56 vënde të botës.  Ku i vetmi seksion i diplomacies sonë, që funksionon me kapacitet të plotë, është ai konsullor i “gjendjes civile”  që ofron praktika kundrejt pagesave.

Lajmet e fundit nga