Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i bllokadës tre vjeçare të dhënies së diplomave për studentët që përfundojnë Universitetin e Mjekësisë, një projekt-ide kjo e paralajmëruar rreth një vit më parë nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, në tetor të vitit 2022, ndër të tjera kryeministri Rama artikuloi në ligjëratë të drejtë : “Diploma e mjekëve nuk do të jepet direkt sapo të mbarojnë shkollën”, dhe në shtjellim vijoi: “Mjekët e sapo diplomuar, duhet që, fillimisht, brenda një afati të caktuar të shërbejnë në detyrë disa vite në Shqipëri dhe pas marrjes së diplomës të mund të emigrojnë në vendet e tjera, nëse këta të fundit e kanë si qëllim”.
Deri në tetor të një viti më parë aplikimi i bllokadës së diplomave, si një strategji për të ndaluar arratisjen e mjekëve, kryesisht drejt Gjermanisë, ishte ide. Që megjithatë ngriti re përplasjeje midis studentëve të profilit dhe Ministrisë së Arsimit. Reagime kundërshtuese në favor të pjesës studentore erdhën edhe nga disa organizata që argumentonin se bllokada cënonte lirinë e të drejtën e kuadrove të rinj për të zgjedhur të shërbenin atje ku e shihnin më të arsyeshme. Qoftë brenda apo jashtë vendit.
Gjithsesi, pas ca protestave modeste studentore dhe përcjelljes së tyre pa asnjë reagim nga qeveria e ministria, gjithsa u kthye në normalitetin e zakonshëm. Studentët nëpër auditore dhe burokratët ndër zyrat tejkomode. “Armëpushimi” zgjati deri pak ditë më parë, kur, në kundërpërgjigje të rikthimit të idesë së hedhur nga Rama, ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë takimit të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me qëllim “punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore”, paralajmëroi kthimin në ligj të projekt-idesë Rama, madje duke saktësuar dhe nisjen e zbatimit të tij.
Sipas asaj që artikuloi ministrja Kushi: “Duke filluar nga viti i ardhshëm gjithësecili prej studentëve të programit mjekësi e përgjithshme do të nënshkruajë një marrëveshje, paraprakisht me Universitetin e Mjekësisë e dy ministritë, atë të Arsimit e Shëndetësisë, ku të bien dakort që pas studimeve do të qëndroj minimum, tre vite kontribut për Shqipërinë, për shoqërinë, për atdheun. Se është edhe patriotike veç të tjerave. Nëse ka nga ata që nuk janë dakord me këtë alternativë, mund ti propozohet çmimi real, kostoja reale, pra të paguajnë tarifën...”.
Këto u tha studentëve në takimin më të fundit, 16 qershor 2023, ministresh Kushi, e cila, edhe pse u përpoq ti joshte me sloganin e sakrificës që ata duhet të bëjnë në emër të ”patriotizmit “, nuk ja doli ta ndalte mosdakortësinë . Katër ditë më pas, (dt.20 qershor) pas kundërshtimeve brenda auditoreve studentët protestuan hapur para dikasterit që drejton Kushi. Arsyeja? Mosdakortësi totale me strategjinë e qeverisë që me bllokimin tre vjeçar të diplomave synon “parandalimin e "hemoragjisë" së “arratisjes” së mjekëve’.
Nënshkrim të një marrëveshjeje paraprake, dakortësi urdhëruese që pas studimeve do të kryejnë tre vite shërbimi në atdhe, ata që e shkelin marrëveshjen do të paguajnë tarifën e kostos reale të studimeve. Këto janë tre kolonat mbi të cilat e ngre “strategjinë” qeveria edhe pse e di se nuk është e duhura për të ndalur hemoragjinë që ka marrë përmasa skandaloze. Sepse është e provuar dhe ka dështuar. Është aplikuar dhe ka dështuar me studentët e bursave të ekselencës që paguajmë me fondet tona.
Sirtaret e zyrave të “Fondit të Ekselencës”, strukturë e dedikuar, me vartësi nga Ministria e Arsimit, janë të mbushura me të tilla kontrata e aktmarrëveshje të firmosura nga palët. Janë aktmarrëveshje kontraktuale që brenda tekstit përmbajnë pika të drejtash e detyrimesh midis studentit që i është akorduar bursë ekselence dhe dy ministrive. Njejtë si ato për të cilat ministrja Kushi komunikon se duhet të nënshkruhen nga studentët e sapodiplomuar të mjekësisë.
Praktika me studentët e ekselencës ( Programi i “Fondit të Ekselencës”, i krijuar në vitin 2007, synonte krijimin e një elite akademike, që do të kontribuonte në Shqipëri) është dëshpëruese nga që nuk e ka ndalur rrjedhjen e trurit të shkolluar nëpër universitetet më presticioze të botës. E theksojmë, krahas pikave të tjera në kontratat midis ministrive dhe studentëve të ekselencës ka edhe një që i detyron atyre rikthimin në atdhe për të shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, me qëllim dhënie kontributi për shlyerjen e financimeve.
Rikthim i ekselentëve bëhet alternativë detyruese edhe për faktin se përballimi i financimit të të drejtave të studimit dhenë atyre është shumë–shumë herë më i majmë se tarifa e një të drejte studimi për Universitetin e Mjekësisë. Tarifa e studimit për një “ekselent”, që ndjek studimet në një nga 15 universitetet më të mira në botë (siç përcaktohet nga ekselenca), fillon me rreth 60 mijë deri në 120 mijë euro për vit. Që do ti kishin hallall nëse do të ishte kontribut për të shërbyer në Shqipërinë e drobulitur e të bërë “lesh arapi”, e që ka aq shumë nevojë për ta.
Të rikthehen jo në emër të “patriotizmit”, siç artikulon ministrja Kushi, por sepse bursat e tyre financohen nga fondet e buxhetit të shtetit shqiptar, për të cilin ne kontribuojmë me taksat tona.
Ajo që duhet t’i detyrojë të “arratisurit e pabindur” të ekselencës duhet të jetë qeveria. Konkretisht ministria e Kushit, që deri më sot e ka lejuar kontigjentin prej 500 studentë të ekselencës, për të cilët gjatë 15 viteve të funksionimit të programit janë shpenzuar 25 milionë euro, të qendrojnë të qetë jashtë vendit edhe pse nuk kanë përmbushur detyrimin për rikthim të borxhit të rendë që rëndon portofolet e të gjithë shqiptarëve.
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...