Paguajmë “arratisjen” e ekselencës
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...

Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në lumë.
Diskutimi se kush i preu urat me kë, pse dhe qysh është qesharak.
Urat e prera në PD janë të dukshme.
Të dyja gjysmat i kanë prerë urat e bashkëpunimit me njëra-tjetrën me kohë, fillimisht nga lart, në nivel lidershipi; ndërsa tani urat janë prerë edhe poshtë, në bazë.
Në përgjithësi mes tyre nuk ka mbetur asnjë urë pa u prerë.
Kështu që këtu m'u kujtua një histori e vjetër lexuar në manualet e politikës.
Në Gjermaninë e bashkuar të shekullit të 19-të, pyetja nuk ishte PD zyrtare apo PD e Rithemeluar, por nëse Perandoria e re duhej t'u drejtohej britanikëve dhe francezëve apo rusëve.
Pastaj Bismarku i madh, i cili kishte një nuhatje të jashtëzakonshme të kohës dhe politikës, tha dy shprehje brilante.
Së pari, se në politikë “Ose je i fortë ose shkon me të fortët”. D.m.th: Lerini dënglat.
Së dyti, se "Në një sistem me tre forca është më mirë të jesh një nga të dyja". Domethënë, nëse je i fortë, të të zgjedhin ty të tjerët.
Fjalë të mençura.
Por gjermanët nuk i morën ndonjëherë seriozisht. Ata mendonin se ishin kaq të fuqishëm e me mbështetje sa nuk kishin nevojë të zgjidhnin.
Dhe duke qenë se nuk arrinin të kuptonin se me kë të shkonin dhe me kë të distancoheshin, dolën kundër të gjithëve.
Braktisja e mençurisë realiste të Kancelarit të madh nga pasardhësit e tij përfundimisht çoi në Luftën e Madhe që shkatërroi Evropën, por veçanërisht Gjermaninë, e cila luftoi në "dy fronte".
Kështu është. Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, në ndonjë çast bie në lumë.
Në politikën shqiptare është e qartë se disa nuk i dinë ose nuk u besojnë, veçanërisht këshillave të Bismarkut, që sapo përmenda më sipër.
Nuk ka problem.
Ndoshta kjo nuk do të ketë pasoja dhe të gjithë do të vazhdojmë rrugën e shkujdesur drejt pushimeve verore paszgjedhore. Por mund të ketë.
Për të gjithë ose për disa.
Sepse kushti themelor që të tejkalohet atmosfera toksike dhe përçarja është të ketë kritikë, autokritikë dhe të merren vendime.
Edhe me flijime po lindi nevoja.
Sepse humbja mundet gjithmonë të bjerë në shpinën e kryetarit, por e vërteta është se ka shumë fajtorë.
Dhe në një parti që humbet, sado që të duan disa të shmangin përgjegjësitë e tyre, ato janë atje. Dhe i shohin. I shohin edhe nëpërmjet votuesve.
Dhe, natyrisht, duhet t'i marrin këto përgjegjësi.
Përgjegjësitë nuk janë toksike.
Të njohësh gabimet e tua, nënkupton dëshirë dhe vullnet për t'i korrigjuar. Duke marrë përsipër edhe koston. Edhe nëse do të thotë të thuash "Addio, largohem!".
Të përpiqesh t'i fshehësh gabimet e përgjegjësitë, ca më keq, të mos i njohësh e pranosh, është toksike dhe kjo na çon në një rreth të mbyllur vicioz, nga ku urat që priten na hedhin në lumë...
Dhe na lënë të mbytemi!
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...