web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsimi në krizë/ Brezi që pakësohet dhe diplomat që mbeten në sirtar

2 Qershor 2026, 09:40, Sociale CNA

Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet sfidues, ku rënia e numrit të të rinjve po shoqërohet me një mospërputhje të madhe mes asaj që studiojnë studentët dhe asaj që ka nevojë ekonomia. Statistikat tregojnë se numri i nxënësve në arsimin parauniversitar është në tkurrje të vazhdueshme, duke rënë me 1,7% për vitin shkollor 2025-2026.

Për më tepër shumica e nxënësve vijojnë të zgjedhin gjimnazet në vend të shkollave profesionale, duke shmangur kështu profilet që ofrojnë një zanat të gatshëm për tregun.

Arsimi në krizë/ Brezi që pakësohet dhe diplomat që

Situata bëhet edhe më problematike në arsimin e lartë, ku duket se po krijohet një hendek i madh midis dëshirave të studentëve dhe realitetit të punësimit. Një numër shumë i lartë studentësh vazhdojnë të përqendrohen në degët e biznesit, administratës dhe drejtësisë.

Problemi është se ndërsa të gjithë duan të bëhen "menaxherë", tregu ynë ka nevojë urgjente për inxhinierë, programues, elektricistë, mekanikë të kualifikuar, hidraulikë etj.

Për shkak të këtij keqorientimi kemi një paradoks, bizneset nuk gjejnë stafin teknik që u duhet për të funksionuar çdo ditë, ndërsa të diplomuarit në degë administrative e kanë shumë të vështirë të gjejnë një vend pune në profesionin e tyre.

Nëse ky model nuk ndryshon, hendeku midis diplomës së marrë dhe vendit të punës do të thellohet edhe më shumë, duke lënë ekonominë me mungesë stafi dhe të rinjtë me një pasiguri të madhe për të ardhmen e tyre./CNA





Lajmet e fundit nga