web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundi i majit me temperatura rekord/ Paralajmërim për valë të nxehti në Europë

26 Maj 2026, 16:48, Sociale CNA

Fundi i majit me temperatura rekord/ Paralajmërim për valë

Temperaturat rekord  që kanë përfshirë ditët e fundit të muajit maj kanë bërë që Europa të paralajmërohet për një valë të nxehti.

Londra dhe zona të ndryshme të Francës kanë qenë më të prekurat nga ndyshimet e motit, ndërsa edhe pjesë të tjera të kontinentit pritet të jenë më të ngrohta në maj se kurrë më parë.

"Sot është dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në maj, duke thyer rekordin e mëparshëm" prej 32.8 gradë Celsius, të vendosur në vitin 1922 dhe më pas në vitin 1944, me 2 gradë Celsius, tha Zyra Meteorologjike Britanike në një deklaratë.

Ky fenomen shkaktohet nga rrjedha e ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut, i cili është bllokuar nën presionin e lartë të një anticikloni të fuqishëm. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet, më intensive./CNA





Lajmet e fundit nga