web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

24 Maj 2026, 07:29, Sociale CNA

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Moti në vend pritet të karakterizohet nga reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 17°C deri në 30°C

Në vendet e ulëta: 16°C deri në 31°C

Në zonat malore: 12°C deri në 24°C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, por hera-herës pritet të jetë më e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore.

Kushtet atmosferike pritet të sjellin mot të paqëndrueshëm gjatë ditës, megjithatë reshjet do të jenë të pakta dhe lokale./ CNA





Lajmet e fundit nga