web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë reshjet e shiut/ Moti për ditën e sotme

15 Maj 2026, 07:13, Sociale CNA

Vijojnë reshjet e shiut/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga