web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

9 Maj 2026, 08:15, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formë shtrëngatash lokale. Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato minimale në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s./ CNA





Lajmet e fundit nga