LIVE/ Anglia nuk dorëzohet, Bellingham barazon ndaj Norvegjisë
Norvegjia dhe Anglia përballen në stadiumin “Hard Rock” në...
Norvegjia dhe Anglia përballen në stadiumin “Hard Rock” në...

Pasojat e reshjeve intensive të muajve nëntor dhe dhjetor vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për banorët e fshatit Voskop në Korçë, ku gjurmët e përmbytjeve janë ende të dukshme përgjatë shtratit të lumit të Lavdarit.
Mure mbrojtëse të dëmtuara, struktura betoni të shembura, gurë dhe inerte të shpërndara në të gjithë gjatësinë e lumit, si dhe erozion i theksuar i brigjeve, janë panorama me të cilën përballen çdo ditë banorët e kësaj zone. Në shumë segmente, mbrojtja anësore e lumit është dëmtuar rëndë, ndërsa prania e mbetjeve dhe materialeve të grumbulluara në rrjedhën e ujit rrit ndjeshëm rrezikun e bllokimit të tij, duke shtuar frikën për përmbytje të tjera në rast reshjesh të dendura.

Situata konsiderohet veçanërisht alarmante për dhjetëra familje që jetojnë pranë lumit dhe që prej vitesh bashkëjetojnë me frikën se historia mund të përsëritet. Kujtimet e përmbytjeve të mëparshme, veçanërisht ato të vitit 1991, vijojnë të jenë të gjalla për banorët, të cilët tregojnë se uji ka depërtuar deri në banesat e tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përmbytur tokat bujqësore.
Sipas banorëve, ndërhyrja nga pushteti vendor ka qenë e kufizuar. Ata shprehen se pastrimi i fundit i lumit është kryer në muajin nëntor dhe që prej asaj kohe nuk është bërë asnjë ndërhyrje tjetër, pavarësisht dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit të dhjetorit.

“Ndërhyrja e fundit që është bërë nga bashkia ka qenë në nëntor, vetëm një pastrim, kaq. Po erdhi lumi na rrëmben të gjithëve, na çon në Dunavec. Kemi frikë, lumi të merr. Është një situatë alarmante, duhet ndërhyrje urgjente. Këtu kalon lumi i Lavdarit. Ky është më i rrezikshmi në Shqipëri. E dinë ata më të mëdhenjtë. Reshjet e fundit të dhjetorit e sollën këtë situatë. Është shumë e vështirë. Të na i bëjnë se ne me lopatë s’e bëjmë dot. Në këtë lagje që është me rrezik ne jemi gati 40 shtëpi. Lumi na merr dhe tokat, kemi toka bujqësore, na i prish”-shprehet një banor.
Banorët e kësaj lagjeje tregojnë se frika më e madhe lidhet me mundësinë e një përmbytjeje të papritur gjatë natës, kur reagimi bëhet edhe më i vështirë. Ata thonë se çdo reshje intensive shoqërohet me ankth dhe pasiguri.

“Reshjet e fundit e kanë shkatërruar, që në prita edhe deri në fund. Ky lumë është shumë i rrezikshëm. Në ’91 ka dalë dhe ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka mbytur gjithë fushën. Lumi i Lavdarit kalon këtu dhe bashkohet me atë të Gjonomadhit. Ky i Lavdarit është shumë i rrezikshëm. Bashkisë i bëjmë thirrje, i bëjmë dhe Zotit. Kjo lagje ka 40 shtëpi, por 10 familje këtu janë më të rrezikuarat. Mua më ka hyrë brenda në dhomë në ’91, mund të përsëritet e njëjta situatë”,-thotë një banor.
Për më të moshuarit, kujtimet e përmbytjeve të viteve të kaluara mbeten ende të freskëta dhe shërbejnë si paralajmërim për atë çfarë mund të ndodhë nëse nuk merren masa konkrete.
“Është shkatërruar totalisht. Unë nuk kam qenë këtu, kam qenë në emigrim, por më thanë që reshjet e fundit të vjeshtës e shkatërruan. Me frikë jetojnë banorët, është lumë, nuk i dihet. Po doli, të mbyt. Bashkia duhet të bëjë mirëmbajtjen e lumit, ta thellojë, ta menaxhojë”,-thekson një banor.
Ndërkohë, banorët ngrenë shqetësimin edhe për cilësinë e ndërhyrjeve të mëparshme, të cilat sipas tyre kanë qenë të përkohshme dhe joefektive.
“Ndihemi të rrezikuar nga lumi. Kur bie shumë shi bëhet përmbytje, vjen deri këtej. I rregullojnë vitin e parë dhe vitin e dytë prishen. Se ashtu i bëjnë. Punimet janë të dobëta. Ata që kanë shtëpitë këtu poshtë janë të rrezikuar më shumë”,-tha banorja e zonës.
Përveç rrezikut për banesat, dëmet po prekin drejtpërdrejt edhe ekonominë familjare të banorëve, pasi një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore ndodhen pranë lumit dhe çdo dalje e tij nga shtrati sjell humbje të mëdha.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për sistemimin e plotë të shtratit të lumit, forcimin e mbrojtjes anësore dhe pastrimin e materialeve të grumbulluara. Për ta, zgjidhja nuk mund të jetë më një ndërhyrje e përkohshme, por një investim i qëndrueshëm që do të shmangë përsëritjen e skenave dramatike dhe do t’u japë siguri dhjetëra familjeve që jetojnë çdo ditë nën kërcënimin e përmbytjeve./CNA
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë një njoftim li...
Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bë...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Për ditën e diel, priten kushte atmosferike relativisht të...
Ekstremet klimatike po e intensifikojnë ndjeshmërinë e Eur...
Një analizë e re mbi trendet demografike globale tregon se...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme, moti paraqitet i kthjellët dhe me vranësira...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Transformimi digjital në Ballkanin Perëndimor po kalon nga...
Qyteti i Bilishtit ka tashmë një hapësirë të re sportive n...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kus...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Fshati Mëmëlisht në Pogradec po përballet me një situatë s...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ky vit ka sjellë shumë artikuj që e krahasojnë varësinë ng...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohen detaje lidhur me vrasjen me armë zjarri që ndodhi...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...