web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE/ Gol i anuluar dhe tranversë, Norvegjia tremb Anglinë

11 Korrik 2026, 22:56, Sport CNA

LIVE/ Gol i anuluar dhe tranversë, Norvegjia tremb Anglinë

Norvegjia dhe Anglia përballen në stadiumin “Hard Rock” në Miami për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Skuadra e Stale Solbakken vjen pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinalet e një turneu madhor.

Nga ana tjetër, Anglia e Thomas Tuchel eliminoi Meksikën me rezultatin 3-2, pavarësisht se luajti një pjesë të ndeshjes me një lojtar më pak.

Në përballjet direkte, Anglia ka dominuar me 7 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 12 takimet e fundit mes dy skuadrave.


LIVE NORVEGJI-ANGLI 1-1


KOMENTI LIVE

Mbyllet koha e rregullt. Ndeshja shkon me shtesa.

87’- Mundësi e artë shënimi për Anglinë. Saka pason në zonë, por nuk shfrytëzohet pranë vijës fatale. Aursnes largon në momentin e fundit.

85’- Lëvizje e shkëlqyer e Nusa, që lëshon një gjuajtje të fortë, por shkon në duart e portierit. Norvegjia e kërkon më shumë golin e avantazhit në këtë fund të ndeshjes.

76’- Fati shpëton Anglinë. Gjuajtja e Ajer me kokë, ndalet nga tranversa.

LIVE/ Gol i anuluar dhe tranversë, Norvegjia tremb Anglinë

56’- Anulohet goli, nga arbitri pas rishikimit nga VAR. Turpin akordon përsëritjen e goditjes së këndit, pasi Haaland kishte bërë faull para ekzekutimit. Vendim i pazakontë, që nuk ishte parë në të kaluarën.

55’- Heggem shfrytëzon një top të mbetur në zonë dhe e dërgon në fundin e rrjetës. VAR kërkon rishikim nga gjyqtari Turpin.

51’- Në këtë fillim të pjesës së dytë, Anglia duket më kërkuese, duke tentuar me Eze dhe Saka, por mungojnë rastet e pastra.

45'- Starton pjesa e dytë. Dy zëvendësime tek Anglia, Eze dhe Saka marrin vendin e Rice dhe Madueke.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2’- GOOOOOL ANGLIA 1-1! Jude Bellingham nuk fal në zonë. Merr një top nga Gordon dhe me të majtën ia del ta ndalë në fundin e rrjetës.

39’- Rrezikon edhe Odegaard me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por ndal në dy kohë Pickford.

38’- Pranë golit të dytë Norvegjia me Sorloth, gjuajtja e të cilit shkon mbi portë.

36’- GOOOOOL NORVEGJIA 1-0! Nis festa e vikingëve, me Schjelderup që i mahnit të gjithë me një supergol me të majtën.

LIVE/ Gol i anuluar dhe tranversë, Norvegjia tremb Anglinë

29’- Provon Harry Kane me një gjuajte të fortë, e cila shkon mbi portë.

28’- Anglia fiton goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, pas ndërhyrjes së Ajer ndaj Bellingham.

23’- Mundësi e shkëlqyer për Anglinë. Madueke pason për O’Reilly, që nuk gjuan si duhet dhe humb një rast të mirë.

18’- Top i rrezikshëm në zonën e Norvegjisë. Krosimi i Gordon nuk shfrytëzohet as nga Bellingham dhe as nga Madueke.

6’- Sorloth provon vertikalizimin për Haaland, por në momentin e fundit e mbyll Stones.

5’- Harry Kane provon me një top të gjatë për Bellingham, por nuk ka saktësinë e duhur. Sfera shkon në duart e portierit Nyland.

Starton sfida.





Lajmet e fundit nga