web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesfushori ndërroi jetë pas Botërorit, zbulohet arsyeja e trishtë

11 Korrik 2026, 20:19, Sport CNA

Mesfushori ndërroi jetë pas Botërorit, zbulohet arsyeja e

Futbolli botëror është tronditur nga lajmi se ish-mesfushori i përfaqësueses së Afrikës së Jugut, Jayden Adams, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Lajmi tragjik u konfirmua nga familjarët e tij, ndërsa dyshimet e para lidhen me një vetëvrasje si pasojë e depresionit nga i cili vuante lojtari.

Adams ishte pjesë e kombëtares së tij në Kampionatin Botëror, ku u aktivizua në tre ndeshje përgjatë turneut. Në karrierën e tij me ekipin kombëtar, ai regjistroi në total nëntë paraqitje dhe shënoi një gol.

Mesfushori kishte njohje të hershme me lojtarin e Partizanit, Roëan Human, me të cilin ishin bashkëmoshatarë dhe ishin përballur shpesh gjatë kohës kur luanin në kampionatin e Afrikës së Jugut.





Lajmet e fundit nga