FOTOLAJM/ "Populli të uron", protestuesit torta dhe dhurata Ramës për ditëlindje
Në ditën e 35-të të protestës që përkon dhe me ditëlindjen...
Në ditën e 35-të të protestës që përkon dhe me ditëlindjen...

Fshati Mëmëlisht në Pogradec po përballet me një situatë shqetësuese sa u takon varrezave, të cilat, sipas banorëve, janë drejt mbingarkesës totale.
Pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme ndaj institucioneve vendore, deri më tani nuk është dhënë asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa komuniteti paralajmëron se shumë shpejt nuk do të ketë më asnjë hapësirë për varrime të reja.
Banorët thonë se sot për sot nuk ka më vend në varreza, ndërsa situata është përkeqësuar ndër vite si pasojë e shtimit të popullsisë dhe zhvendosjeve të mëparshme.
Një nga banorët e fshatit tregon se problemi është i njohur prej kohësh nga institucionet, por mungesa e një zgjidhjeje konkrete i ka vënë familjet përballë një realiteti të vështirë, ku po mendohet edhe përdorimi i tokave private për varrime.
“Varrezat e fshatit Mëmëlisht sot për sot janë të plotësuara dhe nuk ka vend për t’u vendosur ata që do të vdesin. Është njoftuar komuna, bashkia dhe nuk ka zgjidhje. Problemi ngelet këtu që, po nuk pati zgjidhje, të merren e të çohen në tokën që ka tapi. Çdo familje ta çojë trupin e të vdekurit në tokën e tij dhe të bëhet varrezë komplet fshati. Bashkia e di, edhe komuna, janë njoftuar, ka një vit e ca. Kanë ardhur që nga zona e Mokrës, fshati Çervenakë është ulur aty dhe janë grumbulluar të gjithë në këto varreza. S’ka më vend, janë plotësuar, tani ngelen vetëm tapitë. Mendimi im personal është që në varrezat e qytetit nuk e shpie dot, do ta fus në tokën time. Tani ka ngelur ajo, të nxjerrin gjyshin nga varri e të fusin nipin. Nuk ka rrugë tjetër. Ka mbi 30 vite që kur u prish sistemi i diktaturës që u caktuan atje. Janë të transferuara nga pjesa që zuri fabrika.”
Sipas banorëve, kjo situatë lidhet edhe me zhvillimet ndër vite dhe mungesën e planifikimit për zgjerimin e varrezave. Një tjetër banor shpjegon se tejmbushja ka ardhur si pasojë e ardhjes së banorëve nga zona të tjera, si dhe nga mungesa e hapësirave të dedikuara për varreza që në momentin e zhvendosjes së tyre.
“Janë tejmbushur, për të vetmen arsye se në fshatin tonë kanë ardhur shumë nga zonat e tjera, mbi të gjitha për Çervenakën, ku këta të fundit nuk kanë asnjë lidhje me varrezat. Tokën me 7501 ia morën fshatit Mëmëlisht dhe nuk lanë asnjë copë tokë për varrezat e tyre. Varrezat ata i kanë në fshatin Çervenakë sipër. Në kohën kur do të fillonte ndërtimi i fabrikës, u zhvendosën varrezat dhe erdhën aty ku janë sot, por ka qenë vend i vogël, se aq ishte fshati në atë kohë. Pastaj, në kohën e demokracisë, u shtua fshati, por vendi mbeti ai që ishte. E ka tejkaluar, në fakt, ka mbetur vetëm rruga që hyjmë për të bërë veprimet mortore. Mund të ketë vend edhe për 1 vit ose 2, por më shumë jo. Karshi detyrimeve që shteti as na pyet fare, ne e pyesim shtetin se paguajmë të gjitha taksat; ç’na kërkohet, bie një ditë ta vonojmë, na shton TVSH-në.”
Ndërkohë, banorët theksojnë se mungesa e ndërhyrjes nga bashkia po i detyron të mendojnë zgjidhje individuale për një problem që duhet të ishte institucional. Një tjetër banor shprehet se situata ka arritur deri në atë pikë sa familjet po detyrohen të kërkojnë hapësira në tokat e tyre, ndërsa kërkojnë me ngulm që të caktohet një vend i ri për varrezat e fshatit.
“Nuk kemi vend për varrezat. Po pse do thuash ti? Se kanë hyrë të ardhur; tani që të vete unë vendali të shkoj në Zagorçan apo të vete gjetkë, a ia vlen? Ne duam në vendin tonë. Bashkia s’ka marrë asnjë masë, e kemi kërkuar që në Mëmëlisht nuk ka vend për varrezat. Ngjeshur janë varret, tani do detyrohemi që t’i varrosim në tokat tona. Ku e kam, për shembull, tokën unë që ma kanë dhënë me 7501, të vete ta varros atje, se nuk ka vend. Ne si fshat Mëmëlisht duam të kemi vend për të varrosur njerëzit tanë. Kaq. Asnjë vend nuk ka. Ku është i ati nuk është i biri, ku është e ëma nuk është e bija. Janë larg e larg. Pse të mos jem unë tani, e kam babin këtu, në mes të babit tim ka hyrë një tjetër. Unë e kam vendin më këtej. U bllokua ajo, nuk ka më; shikojmë ndonjë ferrë që ta heqim që të varrosim njerëzit. Kaq. Ne duam si Mëmëlisht vend për varrezat. Hapim ferrat që të varrosim, nuk ka vend. Kërkojmë sa më shpejt të caktohet vend për varrezat.”
Nga ana tjetër, Bashkia Pogradec e pranon ekzistencën e kësaj problematike dhe thekson se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas saj, aktualisht është në fazë përgatitjeje projekti dhe studimi përkatës, i cili përfshin edhe vlerësimin gjeologjik të zonës për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, pritet të përcaktohet edhe vlera e pronave dhe të nisë komunikimi me pronarët, ndërsa më pas çështja do t’i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak, për të vijuar me hapat e mëtejshëm për sigurimin e sipërfaqes.
Megjithatë, edhe pse procesi ka nisur, nuk ka ende një afat të qartë për realizimin e zgjerimit të varrezave. Për banorët e Mëmëlishtit, kjo situatë mbetet urgjente dhe kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë./ CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ky vit ka sjellë shumë artikuj që e krahasojnë varësinë ng...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Faktorët e rrezikut psikosocial, duke përfshirë orët e gja...
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë...
Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar në plagosje me th...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Brenda Shërbimit Informativ Sekret të Britanisë, MI5, një ...
Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta ka ruajt...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kusht...
Shqiptarëve iu mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qyt...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte a...
Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet m...
Inteligjenca Artificiale (IA) po riformëson tregjet e punë...
Fermerët e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Pirg d...
Vendi ynë, ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Vjedhja e valixhes ose heqja e sendeve prej saj me siguri ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...