Sherri mes të rinjve në Bulgarec/ Flasin familjarët: Ishin duke luajtur, ngjarje e momentit
Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar në plagosje me th...

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të Europës si dhe përdorimin e internetit, përfshin dhe Shqipërinë.
Të dhënat e fundit për aftësitë bazë digjitale janë të vitit 2023, teksa në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa u përket individëve me të paktën një aftësi bazë digjitale. Vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin një aftësi bazë digjitale, përkundrejt 57% dhe 54%, që është mesatarja e Europës. Në rajon kryeson Mali i Zi (53 dhe 50%), e ndjekur nga Serbia (36 dhe 32%). Nuk ka të dhëna për Kosovën.
Sipas Eurostat, treguesi i aftësive digjitale (DSI) mbulon pesë fusha: aftësitë në informacion dhe menaxhimin e të dhënave; aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit; aftësitë për krijimin e përmbajtjes digjitale; aftësitë e sigurisë; dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Këto pasqyrojnë pesë fushat e kompetencës të Kornizës së rishikuar të Kompetencës Digjitale (DigComp 2.0). Për të pasur të paktën aftësi bazë digjitale (të përftuara si kombinim i niveleve bazë dhe mbi bazë), individët duhet të dinë të kryejnë të paktën një aktivitet që lidhet me secilën nga këto fusha.
Në vitin 2023, 56% e personave të moshës 16–74 vjeç në BE kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme digjitale, 24 pikë përqindjeje më pak se objektivi për vitin 2030 i përcaktuar në Dekadën Digjitale. Përqindjet më të larta të personave 16-74 vjeç që kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme digjitale u regjistruan në Holandë (83%) dhe Finlandë (82%), të ndjekura nga Irlanda (73%), Danimarka (70%) dhe Çekia (69%). Nga ana tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Rumani (28%) dhe Bullgari (36%). Në shumicën e vendeve të BE-së, pesha e personave me të paktën aftësi bazë digjitale ishte më e lartë te burrat sesa te gratë, me Austrinë, Francën dhe Greqinë që regjistruan diferencat më të mëdha, përkatësisht 8, 7 dhe 6 pikë përqindjeje. Në 8 vende të BE-së, situata ishte e kundërt, me një përqindje më të lartë të grave me të paktën aftësi bazë digjitale, ndërsa diferenca më e madhe u regjistrua në Lituani.
Sipas Eurostat, teknologjitë digjitale janë përhapur në pothuajse të gjitha sferat e jetës së njerëzve. Ato transformojnë modelet e biznesit, vendet e punës dhe proceset e prodhimit, duke nxitur rritjen dhe inovacionin. Transformimi digjital që po përparon me shpejtësi po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah potencialin e tij për shoqërinë dhe ekonominë: duke mbështetur punësimin, shëndetësinë dhe arsimin, duke përmirësuar qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve dhe duke kontribuar në qëndrueshmëri.
Aksesi në internet i familjeve shqiptare ndër më të lartat në Europë
Ndonëse shqiptarët nuk kanë aftësi digjitale, familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2025, përkundrejt 94.74% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Në rajon, akses pak më të lartë ka Kosova, me 99.35%.
Sipas Eurostat, ndonëse të gjitha familjet në BE mbuloheshin nga teknologjitë e broadband-it, përdorimi i internetit nga familjet në BE mbeti nën 100%. Në vitin 2024, 94% e familjeve në BE kishin akses në internet në shtëpi. Përqindjet më të larta të familjeve me internet në shtëpi u regjistruan në Holandë dhe Luksemburg, të dyja me 99%, të ndjekura nga Finlanda, Danimarka dhe Spanja, të gjitha me 97%. Përqindjet më të ulëta të familjeve me akses në internet në shtëpi u regjistruan në Greqi me 87%, Kroaci me 88% dhe Lituani me 90%.
Shqipëria renditet lart dhe në përqindjen e individëve që e kanë përdorur internetit për të ndërvepruar me autoritetet publike në 2024-n, me rreth 70%, përkundrejt 56% që është mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak të numrit të lartë të shërbimeve që merren online në vend.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 56% e personave të moshës 16-74 vjeç në BE, gjatë 12 muajve para anketës mbi përdorimin e TIK-ut në familje dhe nga individët, kanë kontaktuar ose ndërvepruar nëpërmjet internetit me autoritetet publike ose shërbimet publike për qëllime personale. Normat më të larta të përdorimit të e-government, përfshirë faqet që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklarimi i taksave apo njoftimi i ndryshimit të vendbanimit, të drejtat, si përfitimet sociale, dokumentet zyrtare, si karta e identitetit apo certifikata e lindjes, shërbimet publike të arsimit, si bibliotekat publike apo informacioni për regjistrimin në shkolla ose universitete, si dhe shërbimet publike shëndetësore, si ato të spitaleve publike, u regjistruan në Danimarkë (95%), Finlandë (90%) dhe Holandë (86%). Përdorimi më i ulët i e-government u regjistrua në Rumani (18%) dhe Bullgari (25%).
Edhe kur vjen puna te shëndeti, shqiptarët ndërveprojnë, sidomos për të aksesuar të dhënat personale për shëndetin online, me rreth 56% të individëve.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 28% e qytetarëve të BE-së të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin aksesuar online të dhënat e tyre personale shëndetësore, 40% kishin rezervuar një takim me një mjek përmes një faqeje interneti, ndërsa 58% e qytetarëve të BE-së kishin kërkuar online informacion që lidhet me shëndetin. Dy nga këto përqindje ishin më të lartat në Finlandë, ku 74% e qytetarëve kishin aksesuar online të dhënat e tyre shëndetësore dhe 64% kishin rezervuar një takim me mjekun përmes internetit. Holanda kishte përqindjen më të lartë të personave që përdornin internetin për të kërkuar informacion mbi shëndetin, me 82%.
Eurostat nuk ka informacion për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga sipërmarrjet shqiptare. Në rajon, Mali i Zi ka përqindje të ngjashme përdorimi të të dhënave analitike nga kontraktorë të jashtëm mbi mesataren e Bashkimit Europian (47% nga meshkujt, përkundrejt 33% të mesatares së BE-së) he 37% nga punonjësit e vet (28% mesatarja e BE-së)./Monitor
Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar në plagosje me th...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Brenda Shërbimit Informativ Sekret të Britanisë, MI5, një ...
Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta ka ruajt...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kusht...
Shqiptarëve iu mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qyt...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte a...
Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet m...
Inteligjenca Artificiale (IA) po riformëson tregjet e punë...
Fermerët e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Pirg d...
Vendi ynë, ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Vjedhja e valixhes ose heqja e sendeve prej saj me siguri ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Europa është shtëpia e disa prej qyteteve më të njohura në...
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të ...
Rritja e rasteve të të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Sociologu Gëzim Tushi analizoi sot shkaqet kryesore të rri...
Mësuesi 52-vjeçar, Alban Bejleri, ndërroi jetë një ditë më...
Europa po shkon drejt rënies demografike, me popullsinë e ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...